Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë. Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale. Duhet thënë se zona e parkut është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qënë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë mjetet kanë devijuar në një rrugë dytësore pasi aktualisht rruga e parkut është bllokuar nga aksidenti.
Author: tirana
GJKKO ka dhënë dënimet për anëtarët e një grupi kriminal që dyshohet se merreshin me trafik dhe shitje narkotikësh. Grupi i strukturuar kriminal, sipas SPAK, përbëhej nga 32 persona, për të cilët SPAK kërkon dënime me burg. Grupi kriminal u arrestua në kuadër të një operacioni, por disa muaj më parë të gjithë të arrestuarit u liruan për shkak se përfunduan afatat e paraburgimit dhe ndaj tyre u alikuan masa më të buta sigurie. Sipas një njoftimi zyrtar nga SPAK, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të…
Me firmën e kryeministrit Edi Rama, Ilir Proda është bekuar për të marrë frenat e Policisë së Shtetit, si drejtor i Përgjithshem. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshem, Ervin Hoxha dha lajmin për emërimin e Prodës si kryepolic. “Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme. Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda…
Është mbledhur Këshilli i Ministrave dhe pritet emërimi i Ilir Prodës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nesër pritet ceremonia e marrjes së detyrës. Mësohet se pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme. Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit.
Moderne, vezulluese, e gjallë dhe plot stimuj për të rinjtë nga e gjithë Evropa, Tirana është një nga kryeqytetet më “cool” të momentit. E vendosur mes detit dhe malit, Tirana është vendi ideal për një pushim të përshtatshëm për të rinjtë, shkruan Stefano Maria Meconi në një artikull të botuar në revistën italiane “Turisti per Caso”.Pas rënies së regjimit komunist, Tirana arriti të rimëkëmbej dhe të bëhej një nga destinacionet më të preferuara për turistët e rinj. Sot, është një kryeqytet i këndshëm, ku mbretëron kultura, koha e lirë dhe argëtimi. Tirana ndodhet pikërisht në qendër të Shqipërisë, kryeqyteti i së…
Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën për 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit pjesë e dosjes së Vangjush Dakos. Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka të cilët kishin kërkuar gjykim të zakonshëm do të gjykohen në një gjykatë rrethi pas vendimit këtë të mërkurë të GJKKO-së. Pesëshja akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa togat e zeza vlerësuan se nuk është kompetencë e kësaj gjykate gjykimi i këtyre personave. Ndërkohë që së shpejti për pjesën tjetër të grupit ku përfshihen Vangjush Dako, Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin dhe Adrian Bulkun do të lexoget pretenca nga SPAK, pasi është…
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni polior i koduar “Kredia”. Iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimeve nga disa shtetas se mjetet e tyre të identifikimit ishin përdorur nga shtetas të tjerë, për të aplikuar për kredi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë…
Partia Demokratike pritet të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar në orën 12:00. Në mbledhje pritet të diskutohet aksioni në Kuvend gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme. Kujtojmë që në seancën e ditës së hënë pati tensione të shumta. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji. Ndërkohë, ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.
AMP (Rajoni Fier – Berat) ekzekuton vendimet për pezullimin e dy punonjësve të policisë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga veprimet hetimore u dokumentua…
Partia Socialiste kërkon të përjashtojë gati gjysmën e deputetëve të Partisë Demokratike pas së hënës së nxehtë në Kuvend, ku iu vu zjarri karrigeve duke sjellë një pamje të pazakontë nga dyert e institucionit ligjvënës. Për këtë arsye Komisioni i Etikës mblidhet sot në orën 15:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e 24 deputetëve. Ndërkohë që 23 deputetë të opozitës janë dërguar nga Policia e Tiranës në SPAK për ngjarjet e ndodhura në Kuvend. Brenda sallës së Parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare u shënuan përplasje me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sende të forta edhe në…
Asambleja Socialiste është mbledhur në Shkodër një ditë më parë. Një nga kërkesat kryesore të artikuluara prej opozitës, ajo për zgjedhjet e 2025 me qeveri teknike, rrëzohet nga mazhoranca. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e deklaroi prerazi nga Shkodra pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, se në zgjedhje shkohet me këtë qeveri dhe kryeministër Edi Ramën. Ai foli për përgatitjet që po bëjnë socialistët për vitin e ardhshëm, ku synojnë një tjetër fitore të thellë përballë kundërshtarit, për të vijuar reformat dhe objektivin për anëtarësimin në BE brenda 2030. Klosi vuri theksin tek roli që do të ketë vota…
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian. Opozita nuk mori pjesë në mbledhje, duke vijuar aksionin e bojkotit si kundërpërgjigje pas dënimit të Ervin Salianjit nga Apeli i Tiranës. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste thekson se mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit drejt BE-së. “Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës. Grupi Parlamentar i…