Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez. Garda tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar “baza të rëndësishme” dhe do të njoftonte detajet më vonë.
Author: tirana
Situata mes Iranit dhe Izraelit po përshkallëzohet në një lufte që po lë pasoja të rënda. Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit. Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve. Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael. Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Forumin Global të Dialogut në Berlin ishte e ftuar në një bashkëbisedim të ngushtë me Lars Hendrik Roller. Balluku tha se në këtë bashkëbisedim ndau progresin e Shqipërisë në lidhje me sektorë të rëndësishëm si turizmi dhe numrat rekord të sezonit të fundit, zhvillimin infrastrukturor dhe projektet kryesore të Korridoreve rrugore dhe hekurudhore, dhe sigurisht rrugëtimin drejt integrimit në BE, i cili duke nisur nga nesër shndërrohet në një realitet të pakthyeshëm. ”Jemi krenar që vendi ynë po afirmohet gjithnjë e më shumë si një aktor i rëndësishëm…
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Beratit, Enno Bozdo thotë se tashmë do të kemi protesta, denoncime dhe një rrugë pa kthim në raportin e marrëdhënieve me qeverinë. ”Djegia e karrigeve ishte metaforike, besoj që zemërimi i parlamentarëve, i deputetëve të PD ka qenë mëse i justifikuar duke para se çfarë ndodhi me deputetin tjetër tonin, Ervin Salianjin. Është i vetmi deputet që burgoset për diçka që ai praktikisht nuk e ka bërë. Qeveria teknike do të vijë nga rezistenca e PD. Njerëzit në sheh do dalin për akuzën e PD. Pak nga pak do t’i fitojmë këto beteja…
Kryeministri Edi Rama vijon që të tregojë bukuritë e pazbuluara të Shqipërisë. Këtë herë ka postuar pamje nga stanet e Murgës në fshatin ku shihen shpate të gjelbëruara sipër liqenit të Komanit. Stanet e Murgës në fshatin Buzhale të Pukës ofrojnë një pamje mbresëlënëse me bukuri të veçanta natyrore. Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka. Kjo hapësirë është tepër tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj. Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, mund të shijohet liqeni i Komanit në një tjetër këndvështrim.…
Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, kryeparlamentarja Elisa Spiropali vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë. Duke biseduar me të moshuarat e të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Spiropali u angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social, rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj. ”Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesut ndaj të moshuarve. Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes…
Të shtunën e 5 tetorit, të gjithë do të “mbërthehen” pas ekranit të Top Channel, me serialin më të ri “Tenxherja Kapakun”, me aktorët Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj. Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, të dy ata kanë treguar sfidat që kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij seriali, teksa gjithashtu kanë zbuluar dhe surprizat që priten nga ky serial. “Përtej shakasë ka qenë një gjë shumë e bukur. Romeo ka qenë surprizë, sepse është një aktor shumë i mirë. Ka skena që i kemi bërë me një xhirim, ka skena që kanë zgajtur. Jemi njerëz në…
Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi këtë vit aktivitetin “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, kushtuar veshjes popullore shqiptare. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë të Republikës, Armanda Begaj, me synim promovimin e veshjeve populloreshqiptare, nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë etnografike. Pjesëmarrës ishin zonja me kontribut në jetën kulturore shqiptare, ambasadorë dhe bashkëshortet e ambasadorëve qëshërbejnë në vendin tonë, si edhe personalitete nga fusha tëndryshme të artit. Veshjet tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova si edhe veshjet arbëreshe, shfaqën larminë dhe origjinalitetin e tyre bashkë me elementë me vlera kulturore dhe artistike.Ato erdhën…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta. Duke nisur nga shtatori i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike. Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës familjare. “Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit. Sepse besojmë fort…
Albin Kurti humb dy pjesëtarë nga partia e tij, disa muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetët Eman Rrahmani dhe Visark Korenica kanë vendosur të largohen nga radhët e partisë për të krijuar listën e re të familjes. Në koalicion me të do të jenë partia e drejtësisë dhe AKR e Behgjet Pacollit. Ata kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për largimin edhe koefiçentin e pagave dhe nepotizmin. Rramani tha se angazhimin si deputet do ta vazhdojë si më para, se do të mbështesë iniciativat e “dobishme” dhe do të…
Në mesin e opozitarëve që policia i referoi në SPAK pas tensioneve në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget, është edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Këtë kallëzim ajo e ka marrë me shumë sportivitet. Në rrjetet sociale Kryemadhi ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”. View this post on Instagram A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 8 tetor seancën paraprake për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”. Në seancën ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani si një nga prokurorët që ka drejtuar hetimet, palët janë përfshirë në debat mbi mënyrën si janë administruar të dhënat e aplikacionit SkyECC nga drejtësia shqiptare. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, dhe ka paraqitur më datë 26.04.2024, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,…