Nesër (e mërkurë) do të mblidhet Sekretariati i Etikës, në lidhje me skenat e dhunës në Kuvend. PS-ja më herët paraqiti kërkesën për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës pas incidenteve gjatë seancës dhe djegies së karrigeve në oborrin e Parlamentit. ”Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita…
Author: tirana
Edhe pse me vetëdije shkaktuan kaos dhe shkatërrim në sallën e Kuvendit, pasojat për 24 deputetë të PD-së janë të forta. Mazhoranca nuk ka humbur kohë duke evidentuar që mbrëmjen e së hënë 24 kolegët protestues të PD-së, të cilët shkaktuan trazira në sallën e seancave dhe jashtë saj, që nga djegia e karrigeve, goditja me mjete të forta dhe pengimi i mbajtjes së fjalës. Komisioni i Etikës do të vendosë me sa ditë do të përjashtohen nga punimet e Kuvendit pjesëmarrësit në këto akte. Nëpërmjet Policisë së Shtetit, qeveria ka dërguar në SPAK për vepra të rënda penale 24…
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjykatën Kushtetuese me trupën e kësaj gjykate e kryesuar nga kryetarja e GJK, Holta Zaçaj. Nancy VanHorn, shoqërohej në këtë takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në Ambasadë. Gjatë takimit, kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të ndërmarrë në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut për veprimtarinë e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim jo vetëm rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit të këtij institucioni, por edhe bërjen të kuptueshme nga publiku i gjerë të…
Ambasadat e huaja në Tiranë janë shprehur të shqetësuara për kaosin që PD-ja riktheu në sallën e Kuvendit, edhe me veprime si shkatërrimi dhe djegia e karrigeve. Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimeve të forta, ku solli në vëmendje reagimet që bëjnë popujt e vendeve partnere të Shqipërisë, kur u cënohen të drejtat. ”PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime. Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të…
Ambasadat e huaja në Tiranë, dënojnë veprimet e dhunshme që deputetët e PD-së kryen në seancën plenare të së hënës në Kuvend. Në një postim në X, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, i bën thirrje partive politike që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. ”Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”, thuhet në postimin e ambasadës britanike. Reagimi i plotë Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike nxit të gjithë partitë politike në Shqipëri të lidhen në…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cilëson veprimet e PD-së në Kuvend sipas tij të diktuara nga Sali Berisha, si një lloj rrugaçërie apo rrugëtarie jocivile, që predikohet nga kafazi i arrestit shtëpiak. Sipas ministrit, kjo mosbindje civile është edhe arsyeja që Berisha ndodhet nën arrest, ndërsa shton se “që Saliu e ka armën e vet të vjetër politikën e mishit për top kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin”. Postimi i plotë i Ulsi Manjës…
Veprimet e PD-së dhe të opozitës, do ti kushtojnë para nga xhepi i tyre deputetëve që dogjën ditën e hënë karrigen ku ulen në sallën e Kuvendit. Kostoja e një karrigeje prej atyre që u dogjën ka vlerën e 35.000 lekëve. Me këtë çmim nga paratë e taks-paguesve shqiptarë janë blerë në 2010 kur salla e Kuvendit pësoi një rinovim total. Të hënën kjo zjarrvënie prej deputetëve të PD shkrumboi 30 karrige, vlera të cilave në total shkon në 1.050.000 lekë. Kuvendi i Shqipërisë, thotë se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. ”Në…
Presidenti Bajram Begaj ka uruar Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në mesazhin e urimit, Begaj shprehu besim se nën drejtimin e Rutte, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse. ”Shumë urime Mark Rutte, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X. Mark Rutte mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të aleancës politiko-ushtarake më…
23 deputetë të PD-së kanë përfunduar në SPAK, pas veprimeve që bënë në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj. Deputeti i PS-së, Petro Koçi u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend një ditë më parë nuk është normale dhe i cilësoi si veprime ordinere, teksa deputetja e PD-së, Dhurata Çupi replikoi duke u shprehur se ajo që ka ndodhur është mosbindje civile. Koçi: Në SPAK nuk vihet për arsye politike por për veprime ordinere si vënia e zjarrit dhe meqënse personat e përfshirë kjanë publik dhe politikanë normal do hetohet nga SPAK. Çupi: Ju thoni zjarr karrigeve, ndërkohë vendi…
Në kuadër të tetorit rozë-muajit të sensibilizimit të grave dhe vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit, Fondacioni Spitalor i Nënës dhe i Fëmijës organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me stafin e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” për të ftuar çdo grua gjatë muajit tetor të kryejë kontrollin e gjirit! Apeli për të gjitha gratë dhe vajzat ishte: Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, ndaj merrni kohë të kryeni kontrollet e gjirit! Parandalo sa nuk është vonë! Dr. Aurel Kopeci sqaron se çdo grua nën moshën 40 vjeç duhet të bëjë kontrollin e gjirit çdo vit, edhe kur nuk ka shenja shqetësuese. Ndërsa…
Në Greqi janë shtuar shqetësimet nga vendimi i Gjermanisë për të rikthyer kontrollet kufitare, me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm. ”Kufij të mbyllur, plagë të hapura” ishte tituli i gazetës liberale To Vima, një ditë para fillimit të kontrolleve kufitare, ndërsa të tjera publikime paralajmëron “një fluks emigrantësh pasi Gjermania mbylli kufirin”. Frika e ekzekutivit grek është se Gjermania do refuzojë emigrantët që kërkuan azil gjatë qëndrimit të tyre në në këtë vend, çka do të bëjë që ata të mbeten në Greqi. E përditshmja KONTRA del madje me pretendimin se: “kancelari Olaf Scholz po bën presion për kthimin…
Ervin Salianji i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg ose ta shtyjë atë me 3 muaj. “Ne kërkojmë nëpërmjet kësaj kërkese pezullimin e ekzekutimit, ose shtyrja e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që është dënuar me vendim të formës së prerë me burgim një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për një denoncim publik të kryer në maj të vitit 2018, denoncim ky që në kundërshtim me çdo normë të rendit juridik në fuqi në vendin tonë, është konsideruar si konsumim i veprës penale të “kallëzimit të rremë” të parashikuar…