Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në Kuvend një ditë më parë. Teksa u shpreh se ajo që ndodhi ishte për të ardhur keq, Gonzato bëri thirrje që të ulen tensionet dhe të shmangen sulme të tilla. Në një demokraci funksionale si Shqipëria tha ai, pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoret dhunë. “Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk…
Author: tirana
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën përshëndetëse në sesionin plenar të Dimensionit Parlamentar të Nismës së Europës Qendrore, CEI PD. Spiropali: Europa Qendrore është një ndër zonat më të bukura të globit, me potenciale të mëdha zhvillimi e mirëqenieje, por edhe me ambicie të dukshme të popujve tanë për progres, bashkëpunim, mirëkuptim e paqe. Rrallë gjendet një zonë tjetër e globit ku historia dhe perspektiva takohen si këtu te ne. Një zonë që t’i ketë dhënë kaq shumë sakrifica, kontribute dhe ndriçim historisë botërore dhe njëkohësisht të jetë po kaq thelbësore edhe për zhvillimet e sotme dhe të ardhme. Ne mblidhemi sot…
Dy shqiptarë, të arrestuar nga policia pasi kishin kthyer në një “serë kanabisi” një ish-dyqan mobiljesh në Ayr’s Green Street, po përballen me një proces gjyqësor. Shqiptarët Altin Laskaj, 30 vjeç dhe Kristjan Begu, 33 vjeç, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe shqetësimin për furnizimin e substancës së klasës B, kur u paraqitën në Gjykatën e Ayr Sherifit nga paraburgimi javën e kaluar. Policia bastisi ambientet e zbrazëta të ish-dyqanit të mobilerisë më 15 janar të këtij viti. “Të hënën, më 15 janar 2024, në vendngjarje shkuan efektivë të policisë pas marrjes së informacionit. Dyqani i mobiljeve, i pashfrytëzuar duket…
Një 33-vjeçare nga Durrësi me probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e saj pa lajmëruar familjarët. Ngjarja është referuar në policinë e Durrësit nga e ëma e 33-vjeçares, e cila kërkoi ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të bijës. “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja Sh. K., 55 vjeçe, banuese në fshatin Katund i Ri, se më datë 27.09.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. K., 33 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor”, njofton policia. Uniformat blu po punojnë për gjetjen e saj.
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”. Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari. Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”. Në zbatim të këtij…
Mediat italiane bëjnë të ditur se një tjetër sasi kokaine është kapur në vendin e tyre, duke ngritur “alarmin” e bandave shqiptarë që veprojnë në Itali. “Shtohen trafikantët shqiptarë të drogës”, thuhet në titullin e lajmit, teksa artikulli tregon për një sasi të konsiderueshme kokaine. Kapja e 200 kg kokainë, në pranga 2 shqiptarë Policia italiane ka kapur një sasi rekord kokaine prej 200 kg, sasi e cila iu përkiste dy shqiptarëve. Autoritetet vendase kanë vënë në pranga dy shqiptarët që iu kap kokaina, 37 dhe 44 vjekokaina, 37 dhe 44 vjeç. Ata u arrestuan dhe dërguar në burgun e…
Qeveria e Rusisë planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me rreth 30% vitin e ardhshëm, pasi ajo devijon më shumë burime për të financuar luftën e saj në Ukrainë, sipas projekt-planeve të buxhetit të Rusisë, të cilat u publikuan të hënën. Moska tashmë ka rritur shpenzimet e saj ushtarake në nivele që nuk janë parë që nga epoka sovjetike, pasi ajo prodhon raketa dhe dron për të qëlluar në Ukrainë dhe rrit pagat në përpjekjet e saj për të ndërtuar forcat e saj. Rritja e fundit e planifikuar e shpenzimeve do ta çojë buxhetin e mbrojtjes të Rusisë në 13.5…
Orë kritike në Lindjen e Mesme, pasi që nga mbrëmja e së hënës vonë, 30 shtator, ka filluar operacioni tokësor izraelit në Libanin jugor, i pari i IDF-së që nga Lufta e Dytë e Libanit në 2006. Një korrespondent i Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit në qytetin Marjayoun raportoi se bastisja izraelite çoi në vdekjen e tre “dëshmorëve”, në fshatin Ibel al-Saqi. Sipas dëshmive, bastisja izraelite çoi gjithashtu në plagosjen e rëndë të priftit ortodoks grek, At Grigoriou Shalloum, nga famullia e Agios Georgios në të njëjtin fshat, i cili u transferua për mjekim në Spitalin Qeveritar Marjayoun. Nga…
Nga datat 2 deri më 8 Tetor, do të organizohet në vendin tonë Java Kulturore Gjermane, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Muzika klasike dhe street rave party, kinematografia dhe teknikat e hershme të fotografimit, praktikat e qëndrueshme dhe startup-et inovative, si dhe ekspozitat artistike, do të mbushin këtë javë me shumë emocion, gjithëpërfshirje dhe inovacion! Aktivitetet nisin më datë 2 Tetor, ora 10:00, në Galerinë e Artit Tiranë, me ekspozitën “City X- Unë, Tiranë”, një projekt artistik modern dhe inovativ. Veprat artistike që do të eskpozohen janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë…
Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë (117 mln euro) në vitin 2023. Në vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare për shërbimet ajrore ishin 7,5 miliardë. Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7%. Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale drejtuar grave dhe vajzave, ndërsa tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. “Dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet…
Ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.