Author: tirana

DASHI Në dashuri, muaji fillon me perspektiva të reja dhe një energji të rinovuar që do t’ju lejojë të zgjidhni çdo keqkuptim. Në punë keni mundësinë të bëni një hap të madh përpara: mos kini frikë të tregoni aftësitë tuaja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për sot, mund të ndiheni pak të nënshtruar, veçanërisht në frontin sentimental. Merrni kohë për veten tuaj dhe mos u tërhiqni nga emocionet negative. Në punë, është mirë të mos merrni vendime të nxituara: vlerësoni me kujdes çdo mundësi. BINJAKËT Një ditë shumë pozitive për ndjenjat: ka bashkëpunim dhe dëshirë për të qenë së…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Çamandë të Filatit. Tërmeti ka goditur në orën 06:14 dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit. Institucionet po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi shprehet se deputetët socialistë nuk janë aty (Kuvend) për t’u përleshur me këmbë karrigesh. Reagimi vjen pas kaosit të shkaktuar nga opozita në seancën plenare. ku nuk munguan hedhja e sendeve dhe përplasja gati fizike. Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se sjellja e PD-së është një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme. ”Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm”,-shkruan Peleshi në…

Read More

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin. Pa Filtra, një rubrikë e “E Diell“, nuk ka asnjë filtër për njerëzit që duan të prekin televizionin për 1001 arsye. Një i…

Read More

Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit. Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e Parlamentit, ku i vunë flakën karrigeve të tyre. “Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi…

Read More

Mali i Zi rikthehet në ”Eurovicion Song Contest 2025”. Danijel Alibabic, drejtor i festivalit, në një prononcim për portalin RTCG, tha se publiku në Mal të Zi do të ketë mundësinë të shijojë 16 kompozime dhe shfaqje të reja, si dhe bëri të ditur diversitetin në zhanre. Në mesin e aplikantëve për konkurs janë edhe këngëtarja Jadranka Barjaktaroviq, së cilës iu ndalua hyrja në Serbi, këngëtarja Danica Crnogorçeviq, e cila dikur ndryshoi himnin malazez, si dhe këngëtari popullor Boban Rajovic. Fituesi do të zgjidhet nga një kombinim i jurisë së ekspertëve dhe votave të audiencës. Juria e ekspertëve do të…

Read More

Nis zyrtarisht puna përgatitore e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2025-ës. Drejtuesit Politikë të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një takim me anëtarët socialistë të Njësisë 6, për të dhënë porositë e para. Veliaj tha se mezi pret që në Kombinat të thyhet rekordi prej 60% të votave për PS, i cili u arrit në zgjedhjet e fundit. Ai nënvizoi faktin se teksa kundërshtarët politikë humbasin kohë duke u ankuar për betejat e humbura, Partia Socialiste fiton kohë për t’u përgatitur për betejat e ardhshme.…

Read More

Në Tiranë, Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji dhe siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend. Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa ajo njoftoi vakancën e krijuar me ndërprerjen e mandatit të deputetit Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me vendim…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kërkuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R.…

Read More

Në llogarinë e Facebook-ut të Ervin Salianji është komentuar veprimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali, që njoftoi heqjen e mandatit të tij si deputet. I ndodhur në burgun e Fierit, në postim Salianji nënvizon se edhe nga nga burgu politik do të jetë tmerri i atyre që mendojnë se do ti mbyllin gojën. ”Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu…

Read More

Drejt saj opozita hodhi sende të forta, dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, teksa e quan një skenë krimi veprimet e sotme si në sallë dhe jashtë saj, shkruan se ata janë përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë. ””Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e…

Read More

Pas kaosit dhe zjarrit që ndezën me karriget, një nga një, deputetët e PD-së folën për gazetarët. Ata kanë paralajmëruar se kaosi do të vijojë edhe në seancat që do të vijnë. Për ta arrestimi i Berishës dhe i Salianjit janë me vendim politik. Deklaratat e deputetëve të PD: Dhurata Çupi: Edi Rama ka djegur Shqipërinë, Kushtetutën, ka shitur Shqipërinë dhe s’ka asnjë lloj normaliteti me atë. Këtë pamje që patë sot do ta shihni çdo të hënë dhe çdo të enjteje. Ina Zhupa: Rama ka djegur Kushtetutën. Janë futur në burg Berisha, Beleri dhe Salianji, janë të burgosur politik.…

Read More