Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën dhe kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie. Dënimi u shpreh prokurorja e SPAK, të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Lidhur me këtë dosje, raporton gazetarja Anila Hoxha, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën. Ish Gjyqtari…
Author: tirana
Asgjësohen 2532 bimë kanabisi dhe 23.5 kg cannabis në proces tharjeje gjatë operacionit “Territor i pastër” në Shkodër. Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: -shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1115 bimë cannabisi, si dhe 23.5 kg cannabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje; -shërbimet e…
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur si kryqëzimi i Balldrenit. Dy makina janë përplasur, një tip “audi” me një tip “ford”. Sipas burimeve dy janë plagosur dhe janë dërguar për kontroll mjekësor, por rrezikut për jetën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lançuar sot nga Elbasani fushatën kombëtare të tetorit rozë për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit me sloganin “Ia vlen të jetosh”. Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apeloi të gjitha vajzat dhe gratë që ti kushtojnë vetes vetëm pak minuta për të kryer kontrolle rutinë që mund të shpëtojnë jetë. “Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se duhet t’ja themi edhe vetë vetes, jo vetëm ne Tetor, por në çdo fillim muaji, në çdo fillim dite e jave: E ke vetë në…
“Faleminderit atyre që kanë trokitur dhe bujrum kujtdo që do të trokasë. Dera është e hapur!” Kjo është thirrja e Kryeministrit Edi Rama për platformën ‘deputeti që duam’, që çdo kandidat brenda apo jashtë vendin të bëhet pjesë. “Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në…
Amasada amerikane në Tiranë ka reaguar për dhunën dhe trazirat që ndodhën ditën e djeshme në Kuvend. Në një njoftim, Ambasada shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe thekson se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik. Opozita dogji karriget në Kuvend, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, nuk është mënyra për të shprehur mendimin“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të…
Një gjyshe 55-vjeçare në Kretë të Greqisë u bë nënë surrogate për hir të vajzës së saj dhe solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Nëna surrogato është kthyer prej vitesh një zgjidhje për nënat që nuk mund të zhvillojnë një shtatzëni ose shpesh herë edhe për ato që thjesht zgjedhin këtë mënyrë. Por rasti në fjalë është mjaft i rrallë. Ka qenë vetë gjinekologu i gjyshes surrogate që ka bërë të ditur ngjarjen. Ai zbuloi se përgatitja zgjati dy vjet me operacione, ekzaminime dhe komisione për miratime. Mjeku pohon se vështirësitë fizike, mosha dhe korniza të rrepta ligjore kanë…
Risena Xhaja emërtohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024. Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP), periudhë gjatë së cilës kjo agjenci arriti të mbledhë mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga palët…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve: – F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal; – G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal; – B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi…
Nisjet dhe uljet e avionëve janë pezulluar përkohësisht në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Më herët këtë mëngjes, një gomë shpërtheu në një aeroplan të Ryanair që sapo kishte mbërritur nga Barcelona. Nuk pati të lënduar dhe zjarrfikësit u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar pasagjerët të largoheshin nga avioni. Siç është njoftuar nga Aeroporti i Bergamos, aeroporti do të rifillojë funksionimin normal pasi avioni të hiqet nga pista.
Mëngjesin e sotëm, në portin detar të Durrësit është ankoruar një kroçerë nga e cila zbritën për të vizituar vendin tonë në një tur njëditor rreth 500 turistë, kryesisht amerikanë. Pas mbërritjes në port, sipas Autoritetit Portual Durrës, turistët janë nisur me autobusë të agjencive turistike vendase kryesisht drejt qyteteve të Krujës, Tiranës dhe Beratit, ndërsa një grup tjetër do të vizitojë gjatë ditës qytetin e Durrësit dhe sitet e tij arkeologjike dhe historike. Kjo kroçerë me flamur të Bahamasit po kryen një lundrim turistik në Mesdhe. Para Durrësit, ajo kishte ndaluar në portin grek të Korfuzit dhe pritet të…
Ish gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur sot në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e ‘Toyota Yaris’. Ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes. Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’. Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranes të përmendur për ‘Toyota Yaris’, ish prokurotë dhe ish gjyqtarë, një anëtare e Klp që ka qenë mes prokurorëve të ‘Toyota Yaris’ dhe prokurorë apeli.