Kaosi dhe seancat e shkurtëra janë rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se kjo panoramë do të jetë e pranishme çdo të hënë dhe të enjte që do të ketë parlament, teksa do të ”luftohet” për qeveri teknike. ”Edi Rama duke sulmuar opozitën, prej 3 vitesh i ka vënë flakën Shqipërisë, për interesat e veta dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin tonë të kërkuar. Kemi 3 vite që Rama na ka hapur luftë. Zgjodhi të burgosë liderin e opozitës e tani me radhë. Po kërcënon me burg…
Author: tirana
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mes kaosit në fillimin e seancës plenare ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit si deputet i PD-së. Ajo njoftoi se për të nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga Gjykata për tu dënuar me 1 vit burg. Nga ana tjetër, sapo i rifutën në seancë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi i kanë shkuar tek vendi ku ulet Niko Peleshi dhe Toni Gogu, duke ngritur zërin dhe duke përplasur dorën në tavolinë. “Ti nuk ke punë”, dëgjohet Noka t’i thotë Peleshit. Pasi nxorën…
Deputetët e PD-së dhe të opozitës, në nisjen e seancës plenare në Kuvend janë përplasur me Gardën e Republikës pranë foltores teksa hodhën sende dhe shishe në drejtim të ministrave dhe kryetares së parlamentit, Elisa Spiropalit. Më tej ata morën karriget e kuvendit ku ata ulen dhe i nxorën jashtë në oborrin përpara derës hyrëse të Parlamentit. Pritën pak dhe iu dogjën, duke krijuar një zjarr të madh para Parlamentit. Deputetët e opozitës bllokuan fillimisht foltoren, ndërsa kryetarja Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Deputeti Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në…
Siç ishte parashikuar, PD i është rikthyer kaosit në seancat plenare në Kuvend. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa kryetarja Elisa Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në drejtim të kryetares Spiropali.
Në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë plenare në Parlament. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për ”moskallëzim krimi”. Sapak, PD pritet që të shkaktojë kaos dhe tensione. Por kush pritet që ta zërë vendin e Salianjit në Kuvend? Vendin e tij pritet ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota. Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.
Tregu i punës po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga përparimet teknologjike, ndërrimet e industrisë dhe ndryshimet globale. Revista Forbes ka evidentuar 10 punët më të paguara për këtë vit, bazuar në kërkesat e tregut, potencialin e inovacionit dhe ndikimin social. Pesë nga këto profesione rezultojnë të kenë në bazë njohuritë e teknologjisë së informacionit si ekspertët e sigurisë kibernetike; zhvilluesit e softuerit; zhvilluesit e realitetit virtual dhe realitetit të shtuar; specialistët e tregtisë elektronike dhe marketingut digjital, si dhe inxhinieri robotike. Por sa janë të përditësuar të rinjtë shqiptarë me këto kërkesa të tregut të punës dhe sa janë…
Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një lidhje direkte me shqiptarët e Diasporës në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet edhe Belind Këlliçi, teksa kërkoi mbëhstetjen e tyre për PD-në në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se në Shqipëri është instaluar mobokracia nga Edi Rama, vendi po zbrazet, opozita ndodhet në kushtë të vështira, ndërsa vendi është në sundimin e bandave më të rrezikshme. ”Sot në Tiranë keni konstatuar se ndërtohen si kërpudha kulla 30, 40, 50 katëshe. Deri tani, investimi i tyre i kalon 4 miliardë euro. Nga këto, vetëm 800 milionë vijnë nga bankat. Të…
Me kërkesë të kryesocialistit Edi Rama, socialistët kanë krijuar Asamblenë Rinore. Romina Kuko, sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, thotë se është fillimi i një rrugëtimi të ri drejt bashkimit dhe organizimit rinor. ”Më 28 shtator, nën udhëheqjen e Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Roy Bashaj, Sekretar për Rininë në Partinë Socialiste, u themelua Asambleja Rinore, një iniciativë plot energji dhe vizion për të rikthyer fuqinë e rinisë socialiste, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, thuhet në njoftim. View this post on Instagram A post shared by Akademia Politike (@akademiapolitike_ps)
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një ngjarje sportive dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë. “Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të Futbollit për të organizuar Kampionatin Europian. Arsyet unë i kam sqaruar edhe më parë se pse kemi bashkëpunuar me një federatë tjetër, për shkak të…
Ervin Salianji është në burg, dhe plani i opozitës për të nisur protestat më 7 tetor për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi nuk duhet. Kjo solli reagimin e Luçiano Boçit, i cili theksoi se dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, nuk mund të krahasohet me akuzat për korrupsion të disa ish-ministrave të PS-së nën hetim. Boçi: Masa e dënimit në bazë të kësaj akuze false është e ashpër. Salianji nuk e sajoi provën, ai lexoi dhe transmetoi një fakt indicie prove dhe fakti që i ka ardhur nga një burim, që ka qenë gazetaresk. Shehi:…
Pas burgosjes së Ervin Salianjit, demokratët e nisën me bojkot marrëdhënien e re me Parlamentin në një kohë kur Shqipëria është një hap larg çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Përjashtim me porosi të liderit në izolim bëri vetëm Komisioni për Çështjet Europiane ku kryenegociatorja e Shqipërisë Majldinda Dhuka do të prezantonte dokumentin konfidencial të çeljes së grup kapitujve të parë themelorë me Bashkimin Europian. Demokratët u kujdesën të ndajnë aksionin e tyre nga çështjet e integrimit. Tabaku: PartiaDemokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebok, pamjet nga spitali ditor tek QSUT. Kreu i qeverisë shkruan se çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror. “Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji. Me një sipërfaqe prej 3500 metër katror me 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë, ambientet e këtij spitali janë të pajisura me aparaturat më bashkëkohore ku çdo ekzaminim…