Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Komentet lum në rrjet, Duka: Shqipëria përfiton shumë nga organizimi i Kampionatit Europian U-21

16:05 / September 30, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka grassroots panel meeting tirana 1 2048x1365 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një ngjarje sportive dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë.

“Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të Futbollit për të organizuar Kampionatin Europian. Arsyet unë i kam sqaruar edhe më parë se pse kemi bashkëpunuar me një federatë tjetër, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbuluar të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere, pasi në garë ishin vetëm katër federata, ajo shqiptare, serbe, turke dhe e Belgjikës”, tha Duka.

I pyetur nëse ka biseduar me Federata të tjera për të bërë të mundur organizimin e Europianit apo vetëm me Federatën Serbe të Futbollit, Duka tha se, “gara për aplikimin hapet për 55 federatat dhe të gjithë ato që mendojnë se kanë kushte për të organizuar një kompeticion të tillë aplikojnë. Ne pa dyshim që kemi biseduar qoftë me Kosovën, dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë për ta filluar këtë aplikim”.

Për reagimet mbi organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027, Duka u shpreh se, “është normale që të ketë mendime të ndryshme duke pasur parasysh edhe historinë. Unë nuk mendoj dhe nuk jam nisur asnjëherë, jo vetëm unë, por as Federata dhe shteti shqiptar që organizimi i Kampionatit Europian do të amnistojë atë çfarë ka ndodhur. Projekti është sportiv dhe ne kemi benefitet sportive dhe po bashkëpunojmë me Federatën Serbe të Futbollit, jo me politikën dhe as me policinë apo shtetin serb”.

“Padyshim që i ka ngarkesat emocionale në mes, pa dyshim që historia nuk mund të harrohet dhe as nuk mund të amnistohet nga ne, por gjithsesi mesazhi i solidaritetit dhe bashkëpunimit nëpërmjet futbollit mendoj që është i rëndësishëm. Ne duhet të shohim përpara që të jetojmë në paqe për vete dhe për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Nuk dua të nënvlerësoj në asnjë moment komentet emocionale, që për dikë janë më objektive dhe për dikë janë për të fituar benefite mediatike. Mendoj që është në të mirë të futbollit shqiptar dhe pikërisht për këtë ne jemi këtu”, tha Duka.

I pyetur se si është pritur nga politika në Shqipëri ky bashkëpunim, Duka u shpreh se, “deri tani ne jemi dy Federatat e vetme që kemi plotësuar kriteret dhe dokumentacionin për të vazhduar garën për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027. Nga momenti që ne kemi aplikuar dhe deri më sot është bërë një punë voluminoze, shumë e madhe dhe jo vetëm nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare, bashkitë e qyteteve ku ne kemi aplikuar për të organizuar kampionatin”.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA në Tiranë në shtatorin e vitit 2025 ishte një çështje tjetër që presidenti Duka foli në emisionin sportiv AS, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndësishme që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e Europës.

Ar5mand Duka Kampionati Europian U-21
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.