Author: tirana

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumentave të fallsifikuar. Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Zoti Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK. “Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas…

Read More

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar të dyshuar për prodhim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 2.63 kg kanabis, një pushkë dhe municion luftarak. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç”, njofton policia.

Read More

Një 28-vjeccar është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Policia e Beratit thotë se D.SH., 28-vjecc dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Njoftimi i policisë: Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Read More

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për abuzim seksual me një të mitur. 33-vjeçari u arrestua sapo arriti në Shqipëri, në Rinas. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një i kërkuar do të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Rinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, kapën në hyrje, në Rinas, shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë. Ky shtetas në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës…

Read More

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë pas shpërthimit të virusit Marburg në Ruandë. Ministri i Shëndetësisë, Sabin Nsanzimana tha se shumica e viktimave ishin punonjës të kujdesit shëndetësor në një njësi të kujdesit intensiv spitalor. Njëzet raste janë identifikuar që kur shpërthimi u konfirmua të premten, sipas medias së huaj. Marburg, me një shkallë vdekshmërie deri në 88%, është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai përhapet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas përmes kontaktit me lëngjet trupore të individëve të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskulore, diarre, të vjella dhe, në disa raste, vdekje nga humbja ekstreme…

Read More

Një debat banal ka përfunduar në një sulm me thikë në Itali, ku të përfshirë ishin një 32-vjeçar shqiptar dhe një 52-vjeçar Italian. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, të diëlën e 29 shtatorit, në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre, ku shqiptari ka goditur me thikë italianin. 32-vjeçari ka sulmuar italianin, duke e goditur me thikë. Po ashtu shqiptari ka vijuar ta sulmojë 52-vjeçarin, duke e goditur në fytyrë. I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u ndalua nga policët e stacionit policor Barriera Nizza dhe u arrestua me akuzën e…

Read More

Shuhet në moshën 92 vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, trajneri i ekipit të vajzave të volejbollit Orlando Koja. Vangjel Koja e ka nisur karrierën si atlet, me pas si basketbollist dhe volejbollist duke u bërë trajner i skuadrës së Dinamos në volejboll për meshkuj. Ai i ka dhënë shumë këtij ekipi duke fituar disa tituj kampion dhe duke lënë gjurmë edhe në kompeticione europiane.Pasionin për volejbollin Vangjeli ia trashëgoi edhe djalit të tij Orlandos i cili edhe sot po nderon emrin e babait të tij. Homazhet do të mbahen…

Read More

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Maliq, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Udhëtimi në destinacione më pak të njohura ofron përvoja unike dhe njohuri për kultura të ndryshme. Ndërsa pikat e njohura turistike shpesh marrin vëmendjen më të madhe, eksplorimi i këtyre vendeve alternative ofron përfitime përtej kursimeve të kostos”. “Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar brenda vitit dhe listën e plotësojnë Uzbekistani, Butani, Finlanda e Laosi. Shqipëria është shfaqur si një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore e pasurisë kulturore. Ky vend ballkanik ka një vijë bregdetare përgjatë detit Jon e që ofron plazhe piktoreske dhe mundësi…

Read More

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës. Dy shtetas, vëllezërit Marjan Doçi dhe Mateo Doçi kanë goditur një efektiv duke e goditur me grusht. Mësohet se dy vëllezërit janë futur me forca brenda oborrit të policisë dhe aty kanë goditur policin e “Shqiponjave”. Gjithçka ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të 29 shtatorit por dy personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar forcat “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat. Pasi u shoqëruan në komisariat, aty kanë mbërritur vëllezërit Marjan…

Read More

Edhe pse ka 5 ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri. Ministri Hoxha deklaroi se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri, kryeministrit. Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht. Pritet që sot të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën, kryeministrit Edi Rama. Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder…

Read More