Bashkia e Devollit është e famshme për prodhimin e mollëve. Por fermerët e kësaj zone kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti dhe kryetari i bashkisë Eduard Duro pranon se bujqësia e blegtoria kanë nevojë për shumë subvencione. “Fermerët dhe blegtorët kanë nevojë për subvencione nga qeveria shqiptare. Nga bisedat që kemi bërë me fermerët dhe blegtorët e bashkisë gjithmonë ka dalë problemi i subvencionit në prodhim,” sqaroi në emisionin “Vendi Im” kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Fermerët e zonës së Devollit janë ankuar gjatë këtin viti se produktet bujqësore e blegtorale si gruri, qumështi apo mollët kanë mbetur…
Author: tirana
Dinamo e Zagrebit ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në derbin përballë Lokomotivës. Në këtë sfidë zbritën në fushë 3 shqiptarët, Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi në radhët e Dinamos dhe Fetai Feta të Lokomotiva. Në këtë sfidë shënoi golin e tretë për skuadrën e Dinamos, Arijan Ademi. Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimit.
Në zgjedhjet parlamentare të 2025, për herë të parë do të votojnë edhe emigrantët, të cilët mjafton të kenë një adresë të saktë banimi në vendin ku jetojnë. Nga Vora, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, së bashku me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur. “Dikush mund të thotë se këta e filluan fushatën para kohe. Kjo është diçka që ne e kemi pasur betejë, qëkur kemi qenë në opozitë. E morëm atë nismë modeste që kur unë punoja si Sekretar për…
Një banesë është përfshirë nga flakët për të disatën herë në lagjen nr 3, në Korçë. Mësohet se 3 mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët zjarrit. dyshohet se banesa është e braktisur dhe përdorej si strehë për endacakët. Nga zjarri rrezikohej një banesë ngjitur me godinën e braktisur ndërsa dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarrin. Momentalisht zjarri është neutralizuar ndërsa pritet fikja totale e tij. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të hetuar lidhur me shkaqet.
Mjekja kardiologe Eva Duraku, e ftuar në News24, ka ofruar këshilla të vlefshme lidhur me sëmundjet kardiovaskulare në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës. Ajo theksoi se sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në vendin tonë, ndërsa sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë më shumë se 40% të rasteve. Duraku shpjegoi se faktorët si duhani dhe alkooli ndikojnë ndjeshëm në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, sidomos në moshë të re. “Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur që mund të sjellë probleme serioze për shëndetin,” tha ajo. Gjithashtu, ajo theksoi se një pjesë e popullsisë vuan…
Një skenë e ngjashme si në filmat “Western” ka ndodhur ditën e sotme jashtë një lokali në Colonos të Greqisë. Dy burra pas një zënke mes tyre për një grua kanë dalë jashtë lokalit për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin. Pas grushtave dhe debateve të forta, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur tjetrin në shpatull. Mediat helene raportojnë se të dy burrat janë grekë dhe se shkak i sherrit mes tyre kishte qenë një grua. Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori
Ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin. Rrjedhimisht, për ditën e enjte dhe të premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të…
Një aksident është regjistruar mesditën e të Dielës në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit Në aksident është përfshirë automjeti tip Hyndai me drejtuese shtetasen M. K 47 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Hyndait ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë personi që ndodhej në sediljen e parë si pasagjer ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan.
Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nisën sot një tur të shpejtë në të gjithë qarkun, për t’u takuar me anëtarët socialistë të Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës, si parapërgatitje për zgjedhjet e 2025. Në takimin me strukturat e PS në Kamzë, ku morën pjesë edhe deputetja e PS, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, Veliaj tha se me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, Shqipëria është më afër se kurrë familjes evropiane. “Duhet ta ngremë Flamurin e Republikës…
Një operacion antidrogë në Winsford ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh. Sipas autoriteteve, në vendngjarje është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”. Një zëdhënës i policisë, duke postuar në rrjetet sociale, tha: “Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë.” Raportohet se në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i identifikuar si Neim Hoxha, 27 vjeç. I riu është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.
Janë zbuluar tre filmat më të njohur të shfaqur deri më tani në 2024 në Netflix. Netflix ka publikuar të dhënat që zbulojnë filmat më të shikuar në platformën e transmetimit për gjysmën e parë të 2024. Gjysma e mëparshme u drejtua nga Julia Roberts- aktorja Leave the World Behind , e cila u publikua në tetor 2023. Filmi më i njohur për gjysmën e parë të 2024 është Damsel me Millie Bobby Brown. Filmi është shikuar mbi 143 milionë herë në mbarë botën, me 35.3 milionë nga këto shikime brenda tre ditëve të para të publikimit. Me regji nga Juan Carlos…
Autoritetet rumune shpallën gjendje alarmi të lartë për rrezikun nga përmbytjet në dy rajone në lindje të vendit, si dhe urdhëruan evakuimin e banorëve. Pjesët e tjera të vendit do të jenë nën vëzhgim të lartë pasi pritet që një shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ta godasin vendin më 29 shtator. Zyrtarët paralajmëruan se rreziqet janë rritur për shkak të bllokimit të rrugëve të ujit dhe dëmtimeve të tjera nga përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Rumaninë dhe një pjesë të madhe të Evropës Qendrore më herët këtë muaj, kur stuhia Boris përmbyti zonat e ulëta. Kontet verilindore të Rumanisë,…