Me fillimin e kopshtit apo shkollës, si dhe ulja e temperaturave ka sjellë fluks pranë pediatrisë në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas mjekut pediatër, Bardhok Gjoka më të prekurit janë moshat nga 0-5 vjeç, kryesisht ata që shkojnë në çerdhe apo kopsht për herë të parë. “Fillimi i shkollave, kopshteve, çerdheve kontaktet e fëmijëve me njëri-tjetrin…Ndryshimi i temperaturave kemi vënë re që kemi infeksion të rrugëve të sipërme respiratore, tek fëmijët e vegjël me bronkolite, ndërsa tek moshat më të rritur me forma gastrointensinale me të vjella dhe me diarre”, thotë Gjoka. Mjeku pediatër tregon se prindërit duhet të shqetësohen…
Author: tirana
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që lamë pas. Gjatë periudhës 22 shtator-28 shtator janë arrestuar dhe proceduar 22 shoferë: Tre persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Pesë persona drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Trembëdhjetë persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. Një person për largim nga vendi i aksidentit. Masat administrative: Në total janë vendosur 9.949 masa administrative, mesatarisht 1,421 në ditë. 40 masa për xhama të zinj. 552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 483 masa…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes. Nishani u nda nga jeta më maj të 2022 pasi agravimit të sëmundjes autoimune në mëlçi. Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj në Instagram. “Më mungon më shumë se kurrë. sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.
Ushtria amerikane njoftoi se gjatë natës, duke u gdhirë e diela, ka vrarë 37 militantë të lidhur me ISIS dhe Al Qaedan në dy sulme ajrore në Siri. Njoftimi vjen pas raporteve të mediave për shpërthime të forta pranë bazave amerikane në veriperëndim të Sirisë. Dy nga të vrarët në këto sulme ishin zyrtarë të lartë të grupeve militante të cilët ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake. Forcat amerikane njoftuan gjithashtu edhe për një tjetër sulm të kryer më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të shtetit islamik në Sirinë qëndrore ku u vranë 28 militanë.
Ish-shefi i Forcave Operacionale Oltian Bistri dhe familjarët e tij i janë drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara me urdhër të SPAK. Rekursi pritet të shqyrtohet nga një trupë gjykuese, ndërsa relator i çështjes është caktuar Sokol Binaj. SPAK njoftoi pak muaj më parë se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltian Bistrit, që përfshijnë 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë. Bistri u arrestua në korrik të 2023 në kuadër të operacionit të…
SHKODËR- Mesditën e kësaj të diele, në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, një automjet tip Benz, me ka përplasur motomjetin me të cilin po lëvizte një 28-vjeçar. Sipas policisë, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar i riu, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
RINAS- 35-vjeçari Elton Sina është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Ky i fundit akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11-vjeçare. Rasti u zbulua pas një denoncimi në emisionin “Piranjat”. Pas një “ftese” për intervistë që i kishin bërë Piranjat Elton Sinës, ku ai premtoi që do të vinte së bashku me avokaten e tij, i akuzuari ka shkuar në Rinas ku është ndaluar nga policia dhe është njohur me masën e sigurimit ” Arrest me burg” dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, pas provave të grumbulluara. Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12-vjeçe, e cila një vit më…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel në fshatin Iballë të Pukës. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë. Si pasojë, Geg Kola, rreth 40 vjec, drejtues mjeti ka gjetur vdekjen, sipas burimeve policore. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 22 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative. Në një informacion zyrtar, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të punës së saj, ndërsa janë bllokuar edhe 11 automjete, 4 prej të cilave me targa të huaja. Mbi 60 % të masave administrative të vendosura janë për parkim të gabuar, ndërsa 271 drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorimin e celularit. Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 22 Arrestime dhe procedime penale: • 3 persona…
Dy halla kanë përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi kanë dhunuar mbesën e tyre. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset 57 vjeçe, 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.
BRITANI- Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me 14 muaj burg në total, pasi policia gjeti një sasi kanabisi dhe një shumë prej 16 mijë paund në banesën ku ata u kapën gjatë një operacioni në Frankland Place në Chapeltown. Bëhet me dije se të dënuarit janë Ardit Brahushi dhe Ricard Telo. Gjithashtu mësohet se një ekip policor kishte shkuar në banesën ku jetonte Brahushi, i cili kërkohej nga zyra e emigracionit. Aksioni u zhvillua në muajin mars ku policët kanë trokitur në derë dhe u është shfaqur Ricard Telo. Ky i fundit i ka kërkuar pak kohë policisë sa të vishej,…
Çdo vit, më 29 shtator shënohet Dita Botërore e Zemrës, dhe sëmundjet kardiovaskulare mbeten vrasësi numër një në botë. Më shumë njerëz vdesin prej tyre sesa të gjitha format e kancerit dhe sëmundjet kronike të traktit të ulët të frymëmarrjes së bashku. Sfida globale: Sëmundjet kardiovaskulare marrin më shumë se 20.5 milionë jetë çdo vit Sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë zemrën dhe sulmet dhe dështimin e zemrës, marrin më shumë se 20.5 milionë jetë çdo vit. Kjo është arsyeja pse Federata Botërore e Kardiologjisë ka filluar një iniciativë këtë vit për të kërkuar një peticion për të sjellë një plan veprimi për…