Author: tirana

Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike i cili e kontrollon shumicën e Libanit jugor, tha se Nasrallahu u vra gjatë bombardimeve izraelite në kryeqytet, Bejrut, më 27 Shtator. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj. Hezbollahu – i cilësuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson të tillë vetëm krahun e tij ushtarak – është gjithashtu…

Read More

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA. Në Karolinën e Veriut, më shumë se 400 rrugë mbeten të mbyllura me qytetin malor të Asheville. Furnizimet po transportohen me mjete ajrore për banorët, tha guvernatori i shtetit Roy Cooper. Ekipet e shpëtimit përdorën varkat, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet – duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi. Kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi Big Bend…

Read More

NEW YORK- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë foto nga ajo që ai e quan “një vizitë krenarie” për Shqipërinë teksa mori pjesë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York. Gjatë qëndrimit atje, shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Read More

Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi – por pushimet në disa nga zonat më të kërkuara si Mikonos, Kretë dhe Santorini mund të jenë të shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janë të mbipopulluara me turistë, shkruan Emily Chaplin në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Birmingham Live”. Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të…

Read More

DASHI Në dashuri është më mirë të sqaroheni dhe të thoni atë që mendoni. Në punë ka përmirësime, por kujdes shpenzimet e shtëpisë: ndoshta janë paksa të tepërta! Do të keni mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, jo gjithçka shkon ashtu siç do të dëshironit, sepse çdo situatë po e përballoni vetëm. Në punë ka disa tensione, por nga java e ardhshme gjithçka do të ndryshojë! Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. BINJAKËT Venusi është përballë, por nuk do mungojnë situatat për ata që duan lidhje të herëpashershme. Në…

Read More

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit; më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe veriperëndimore ku intensiteti i tyre do të jetë i lartë; kryesisht në qytetet; Pukë, Dibër, Shkodër dhe Lezhë duke sjellë përmbytje lokale në këto zona; herë pas here priten edhe stuhi të forta ere. Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale…

Read More

24 orë pasi u dërgua në burgun e Fierit, deputeti Ervin Salianji jep mesazhin e parë nga qelia, ku përmes një postimi në Facebook, thotë se do të dalë triumfues sepse ka plot energji. ”Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”,-shkruan Salianji.

Read More

Deputeti i pavarur Enkelejd Alibeaj flet për “grupimin” e ri parlamentar që ka krijuar së bashku me 4 deputetët e tjerë dhe objektivat e tij për zgjedhjet e ardhshme si dhe çështjet ku ndahet nga Sali Berisha. Alibeaj deklaroi se ky grupim kërkon të tregojë se ka një opozitë tjetër nga ajo e Sali Berishës, e cila sipas tij është e izoluar nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, Alibeaj u pyet nëse do të pranonte dhe Bashën në këtë grupim, për të cilin tha se ai nuk është tërhequr ende nga grupi parlamentar i PD në Kuvend. ”Grupimi prej 5 deputetësh…

Read More

Pas vizitës në Amerikë, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Gjermani. Balla theksoi se në Landin e Bavarisë jetojnë e punojnë 17 mijë shqiptarë si 700 studentë studiojnë në universitetet e Bavarisë. “Në fakt shoh këtu pothuajse të gjitha profesionet e përfaqësuara. Djem dhe vajza, burra dhe gra, bashkatdhetarët tanë që na bëjnë çdo dite krenarë këtu ne Mynih, por jo vetëm në Mynih edhe në gjithë Gjermaninë, sikurse në të gjithë botën. Mbi 17 mijë shqiptarë…

Read More

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj flet në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit dhe thotë se i vjen keq për dënimin, teksa e përgëzoi që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë. Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë. ”Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë. Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që…

Read More

Këtë mbrëmje, Liverpool ka marrë vendin e parë në renditje në Premier League. Pavarësisht se vuajti, ia doli të marrë 3 pikë të arta ndaj Wolves me rezultatin 2-1. Miqtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë, pas golit të shënuar nga Konate në minutën e 2-të shtesë. Fraksioni i dytë nisi me Wolves-in në sulm dhe në minutën e 56-të Ait-Nouri barazoi shifrat. Baraspesha zgjati pak, pasi vetëm 5 minuta më vonë, Salah riktheu avantazhin e Liverpool nga penalltia, të cilin e ruajtën deri në fund për të marrë fitoren. Liverpool ngjitet në vendin e parë me 15 pikë,…

Read More

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Pukë mori njoftim se një grup prej 8 turistësh nga Holanda kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës dhe njëri prej tyre ishte pickuar nga një gjarpër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Pukë, së bashku me Ekipin e zjarrfikësve të Bashkisë Pukë, u nisën në drejtim të zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Grupi i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, së bashku me një ekip mjekësor, shkuan në ndihmë turistit të lënduar nga pickimi i gjarprit, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për…

Read More