Author: tirana

Për herë të parë në fushatën e saj presidenciale, zv/presidentja demokrate Kamala Harris vizitoi kufirin SHBA-Meksikë. Ajo bëri thirrje për kufizime më të ashpra për emigrantët ilegalë dhe u zotua se do të ndalojë futjen e fentanilit në Amerikë. ”Unë do të ndërmarr veprime të mëtejshme për të mbajtur kufirin të mbyllur. Ata që kalojnë kufijtë tanë në mënyrë të paligjshme do të ndalohen të hyjnë përsëri për pesë vjet. Ne e kuptojmë se shumë njerëz janë të dëshpëruar për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, por sistemi ynë duhet të jetë i rregullt dhe i sigurt”,-tha Harris. Harris tha…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një pjesë nga fjalimi i mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga ku bëri thirrje edhe për njohjen e Kosovës. Me ironi Rama shkruan se ”kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës”, duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçic. “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, shkruan kryeministri.

Read More

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Armenisë më 15 tetor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00 dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për ndeshjen Shqipëri U21-Armeni U21 në ebileta.al. Çmimi i biletave është 200 lekë. Biletat e ndeshjes: Shqipëri U21 – Armeni U21 Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur…

Read More

Interi ka lënë pas humbjen në derbi dhe ka marrë një fitore në transfertë përballë Udinezes, me rezultatin 2-3. Fratessi shënoi për miqtë, duke bërë që zikaltërit të marrin një avantazh të dukshëm në fushë. Interi fitoi një penallti në limitet e kohës e cila u shndërrua në gol nga Martinez për t’i mbyllur 45 minutat me fitore. Në pjesë e dytë, Interi arriti të gjejë menjëherë golin sërish me Lautaron, i cili mesa duket po merr formën e tij më të mirë. Vendasit e shkurtuan rezultatin 5 minuta para fundit, por nuk mundën të bënin më shumë për të…

Read More

Nga 5 tetori, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe gra”. Ky format do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë. Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Pjesë e panelit të “Goca dhe gra” në…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti këtë të shtunë në zyrën e tij kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Gjatë takimit, Dredha e uroi përzemërsisht për detyrën e re dhe i shprehu mbështetjen e tij të plotë në angazhimin për të mirën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Vlorës dhe Preshevës, duke synuar avancimin e interesave të përbashkëta të komunitetit. ”Pata kënaqësinë të pres në zyrën time Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. E urova përzemërsisht për detyrën e saj dhe i shpreha mbështetjen…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se 45 familje në Burrel do të kenë së shpejti një strehë të re dhe dinjitoze, falë adaptimit të ish-Hotelit të Uzinës së Ferrokromit në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social. Sipas tij, ky projekt është realizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Mat. “Përmes adaptimit të ish-Hotelit të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, 45 familje përfituese së shpejti do të kenë një strehë të re dhe dinjitoze, falë Programit Kombëtar të Strehimit Social të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë…

Read More

Nikol Çabeli me këngën “Vallëzoj”, ka triumfuar në “Junior Fest Albania 2024” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të mbahet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës. Çmimi i dytë shkoi për Gjon Gjipalin me këngën “S’ka problem”, ndërsa çmimi i tretë i është akorduar Boris Metajt. Juria ka vlerësuar për vokalin më të mirë Eden Banin, ndërsa çmimi inkurajues “Robert Radoja”, iu akordua Ema Dedës. Ndërsa çmimi për tekstin më të mirë iu dha Ami Korkuti me këngën “Reale”. Fuituesja e “Junior Fest Albania 2024”, Nikol Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior…

Read More

Partia Demokratike ka nisur një aksion ndërkombëtar, pasi ka informuar të gjitha kancelaritë e huaja dhe mediat ndërkombëtare një ditë pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, vendim që e quajnë ”dënim politik”. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit e PD-së, mësohet se ndërkombëtarëve u është nisur një dosje e plotë shpjeguese për rastin e dënimit të Salianjit. Sipas selisë blu, kancelarive të huaja në 15 pika u shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane për vëllain e ish-Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. “Në…

Read More

Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtues politik i PS në qarkun e Elbasanit, bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe kryetarin e Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçin kanë zhvilluar takime me socialistët. Në një postim në Facebook, Mazniku shkruan se fitorja në 2025, i jep besimin PS të përfundojë në mandatin e ardhshëm rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. ”Me socialistët e Peqinit dhe kolegët deputetë të Elbasanit, do të punojmë për të siguruar fitoren në zgjedhjet e pranverës së 2025 dhe për t’i dhënë besimin PS të përfundojë në mandatin e ardhshëm…

Read More

Manchester City shënon ndalesën e dytë në Premier League. Skuadra nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Newcastle në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë. Në pjesën e dytë vendasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një penalltie të kthyer në gol nga Gordon në minutën e 57-të. Këtë barazim, Newcastle e ruajti deri në fund, për të marrë një pikë ndaj kampionëve në fuqi. Pas kësaj ndeshje, City mbetet në krye me 14 pikë, por i rrezikohet vendi i parë nga Liverpool dhe Aston Villa, që ndjekin me 12 pikë.

Read More