Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka mbyllur vizitën në SHBA me një takim me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ata duken të qeshur në foton e publikuar nga vetë kryebashkiaku i Tiranës krahas të cilës shkruan se ish-ambasadori mbetet një mik i vyer dhe avokat i përhershëm i Shqipërisë. “Nuk mund të largohesha nga SHBA pa u takuar edhe me një mik të vyer dhe të mirë si Ambasadori Alex Arvizu, avokati i përhershëm dhe i zëshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Veliaj. Tirana ishte pjesw e panelit tw OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve në Nju…
Author: tirana
Këtë të shtunë, një tërmet me magnitutë 4.6 të shkallës Rihter raportohet ka goditur Greqinë jugore. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 111 km në jugperëndim të Patras dhe 43 km në jugperëndim të Pýrgos. Thellësia e vatrës ishte 20 km. Nuk raportohet për dëme.
Deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për “kallëzim të rremë”, por sipas Luiçiano Boçit synimi kryesor në këtë rast është që të goditet artikulimi i së vërtetës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, thotë se në të njëjtën mënyrë me të cilën Partia Socialiste bënte denoncime apo kallëzime gjatë kohës që ishte në opozitë, ashtu po vepron edhe Partia Demokratike sot. ”PD ruajti dhe ruan të njëjtin model të denoncimit me fakte të aferave korruptive. Këtë e ka bërë edhe Ervini, në të njëjtën linjë. Denoncimet janë indicie, provash dhe faktesh, që i merr Prokuroria”,-tha në ”A2cnn”. Boçi hodhi…
Sali Berisha në fjalën që mban çdo mbrëmje nga ballkoni i banesës, tha se Ervin Salianji është qytetari i vetëm në Europë që burgoset sepse guxoi që të denoncojë vëllanë trafikant të ish-ministrit të PS-së, Fatmir Xhafaj. Po ashtu kreu i PD-së, shtoi edhe se Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte dhe se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim. ”Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të…
Edhe pse ndodhet në Amerikë, kryeministri Edi Rama ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend. Pasi Ervin Salianji u dorëzua vetë në Drejtorinë e Policisë dhe do të shkojë në burgun e Fierit, Rama shprehet se nuk po komenton vendimin e Gjykatës, por e cilëson deputetin e PD-së si heroin e ri të shpifarakëve që fabrikoi një film për si ai i dosjes “Babale”, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin. ”Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime,…
Në Pallatin e Kulturës dhe Qendrën e Inovacionit “ICTe Mat”, krahas ekspozitave të pikturave me artistë shqiptarë e të huaj, po zhvillohen me sukses tre kurse inovative për fëmijët e moshave 6-16 vjeç për robotikë, dizajn 3D dhe kodim. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili vizitoi sot këtë qendër, bëri të ditur se këto kurse synojnë të forcojnë bazat e arsimit teknologjik që në moshë të re dhe të përgatisin brezin e ri për sfidat e ekonomisë digjitale. “I bëjnë ata që që të vegjël të kenë angazhim duke u larguar nga telefonët dhe duke u…
Pasi u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, deputeti i PD-së, Ervin Salianji mësohet se do të transferohet sonte në burgun e Fierit. Lajmin e bëri me dije avokati i tij, Ledio Braho në një prononcim për mediat. ”S’ është detyrë e Salianjit që të shmangë përplasjet, problemi është që jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike që u ekzekutua sot vullnetarisht nga zoti Salianji”. A i rrezikohet siguria Salianjit nga të burgosurit që ka denoncuar? ”Nuk ka asnjë problematik të tillë me të burgosurit. Nuk është detyrë e tij, por e shtetit kjo. Jemi në kushtet e…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë në orën 12:30. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej më 30 shtator, ndërsa në shkresën që mban firmën e kryeparlamentares, thuhet se ajo do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz, kanë takuar në Nju-Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ndihmës Sekretarin Për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jame O’Brien, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Kurti i ka pritur të tre diplomatët e huaj në konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja. Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar dhe angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut…
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot në kullën Trump në Nju Jork me ish-Presidentin Donald Trump. Para takimit zoti Trump, tha se marrëdhëniet e tij, si me zotin Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Putin janë shumë të mira dhe se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt. Takimi vjen pas kritikash të forta që zoti Trump ka bërë ditët e fundit ndaj zotit Zelenskyy. Presidenti ukrainas u prit gjithashtu dje në takim nga Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën. Ndërkohë ligjvënësit republikanë…
Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias. Ismaili i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 60-të Bintsouka, shënoi golin e dytë, për të vulosur sfidën. Minutat e mbetura, u menaxhuan nga Partizani, për të marrë tre pikë të rëndësishme. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Egnatia zbret në vendin e tretë me 11 pikë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën rezidenciale për fëmijë dhe familje në Vlorë. Ministrja bëri të ditur se në këtë qendër po realizohet një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror. “Fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore, fëmijët në risk po i vendosim në familje kujdestare dhe ofrojmë përkujdesje ditore”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër, ministrja informoi se prindërit po fuqizohen me programe të dedikuara dhe për herë të parë po ngrihet një shërbim i ri për nënat e vetme dhe në rrezik të cilat mbështeten me shërbim emergjence deri…