Author: tirana

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027, me të dyja vendet që do të jenë pritëse të këtij evenimenti. Të enjten e 26 shtatorit, UEFA ka bërë me dije se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Federata Shqiptare dhe ajo serbe u bashkuan në maj të këtij viti për të mirëpritur evenimentin më të madh të futbollit në kontinent për moshat nën 21 vjeç. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët në Shqipëri e Kosovë, duke pasur reagime…

Read More

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, teksa flet për vendimin që e dërgon deputetin Ervin Salianjin në burg, thotë se u inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës Fatmir Xhafaj përmes vëllait të tij. Ai tha se Fatos Nano ka qenë politikani i parë i dënuar me vendim politik. “Po ca do të thotë për të gjitha politik do të thotë dhe ky u mburr e është i pari që është dënuar politikisht, po edhe të tjerë Fatos Nano bëri 4 vite dhe doli i pafajshëm, pra ishte dënim i pastër politik. Dhe e dyta po e…

Read More

Qyteti i një mbi një dritareve, Berati ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj në janar-shtator të këtij viti. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau sot në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, një video me pamje nga vizitat e turistëve në rrugicat dhe pikat turistike të qytetit. “Dita Ndërkombëtare e Turizmit, ditë e cila kuptimin e plotë e merr pikërisht në Beratin e magjishëm, të turistëve të të gjitha moshave e kombësive e që përgjatë këtij viti, deri tani, ka mirëpritur plot dashuri në hotele, bujtina dhe shumë shtëpi që kanë hapur dyert për vizitorët…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët, që lejon transferimin gjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit të nxënësve drejt arsimit profesional. Ky ndryshim, është një tjetër mundësi për të rinjtë, që të kthejnë sytë nga arsimi profesional, në një treg që është gjithnjë e më shumë dinamik, që ka nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme. “Firmosim sot një udhëzim të përbashkët, që mundëson transferimin dhe regjistrimin e nxënësve përgjatë gjithë vitit në arsimin profesional. Ky udhëzim, është një tjetër instrument në paketën e reformës…

Read More

Policia pritet të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji. Nga brenda selisë blu janë disa ide se si të veprojnë për ta ndaluar këtë ekzekutim procedurial. Ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të ruhet nga deputetët demokratë që do të qëndrojnë brenda godinës dhe që urdhri të mos ekzekutohet. Propozimi është bërë nga vetë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Ngujimi në seli do të jetë 24 orësh, teksa opozita e cilëson si shkelje të Kushtetutës arrestimin apo burgosjen e një deputeti pa autorizim të Kuvendit. Bardhi është shprehur para…

Read More

Kryetari i LZHK, deputeti opozitar Dashamir Shehi nuk do ti bashkohet aksionit të PD-së për Ervin Salianjin, që u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Për të nëse do të mbahen këto protesta, do të bëhen qesharakë, dhe se për të, opozita duhet të ngrihet për gjëra më të mëdha. ”Opozita duhet të ngrihet në këmbë, dhe të ngrejë popullin në këmbë për rinisë që po ikën, pensionet mizerie, çështjet tona kombëtare, për shtetin që po bie. Se shteti nuk po bie se po fut Salianjin në burg, por para dy javësh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka dhënë lamtumirën një miku të ngushtë. Lajmin e trishtë, Kryemadhi e ka ndarë në Facebook. ”Humori yt i jepte akoma më shumë forcë argumentit tënd, e bënte atë solid ashtu siç ishe Ti Arben Xhafa nga Fushë Kruja dhe shoku, vëllai i mirë në çdo moment. Qofsh i parajsës vëlla”,-shkruan deputetja e PL-së. Postimi i plotë Jeta është shumë e padrejtë këtu poshtë tek të vdekshmit Beni. Largimi yt para kohe e bën atë akoma më të padrejtë. Në memoriet tona nga 1991 e deri më sot ti do të jesh…

Read More

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar nusen e djalit të tij. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi P.B, 59 vjeç, banues në Tiranë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Read More

Një 36-vjeçar nga Pojani i Maliqit në Korçë ka rënë në pranga nga policia. Sipas komunikatës, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike cannabis sativa. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të…

Read More

Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas vendimit të Apelit, ku u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë, teksa sot Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit ekzekutimin e vendimit. Gjatë fjalës së tij ai tha se nuk shkon në burg për kallëzim të rremë, por si një politikan që ka denoncuar me prova korrupsionin dhe përfshirjen në narkotrafik të vëllait të ministrit. “Çfarë e detyroi Ramën dje të reagonte për vendimin, kur ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e drejtësisë. Ishte i tërbuar pas vendimit. Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj,…

Read More

Në raportin teknik të UEFA-s për Kampionatin Europian “Gjermani 2024” e ku luajti edhe Shqipëria, vlerësohet se ka detaje interesante në lidhje me të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Mesatarja e mbajtjes së topit në të tre ndeshjet e grupit për Kombëtaren Kuqezi është 35%. Vlen të theksohet se mesatarja më e lartë e mbajtjes së topit për kuqezinjtë është në ndeshjen ndaj Spanjës 42%, ndërsa më e ulëta ndaj Italisë, me 32%. Për pasimet e tentuara, mesatarja është 363 për ndeshje. Sërish, vlera më e lartë u arrit në duelin ndaj Spanjës me 407 pasime, ndërsa më e ulëta, në atë…

Read More

Një 55-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Tiranës. Sipas informacioneve, Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. Teksa 55-vjeçari do të përballet me dënimin, materialet kanë kaluar në Prokurori. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni…

Read More