Shkresa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, ka mbërritur në Kuvend. Një ditë pas lënies në fuqi të vendimit të shkallës së parë për dënimin me 1 vit burg pritet që Kuvendi të nis procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Author: tirana
Kuvendi i Shqipërisë mikpriti sot 40 nxënës nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe disa studentë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Kuvend-ON, ku të rinjtë zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.” Në këtë takim përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila i uroi fillimisht mirëseardhjen nxënësve dhe studentëve si dhe nënvizoi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin legjislativ. Spiropali theksoi se e drejta e informimit është diçka shumë e rëndësishme, ligj me shumë rëndësi që ka të bëjë jo vetëm me informacionin që…
Sapo ka mbërritur në Kuvend përmes postës shkresa e prokurorisë mbi Gjykatën e Apelit për Ervin Salianjin. Pritet nisja e procedurave për ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Ervin Salianji ka reaguar sërish sot për dënimin e tij me një vit burg. Me anë të një mesazhi në rrjetet social, deputeti demokrat thotë se po bëhen gati për ta izoluar, por thekson se nuk do tia dalin. Ai thotë se ky është një moment i vështirë, për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë. “Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka…
Pas disa muajsh kërkimesh, policia e Fierit ka arrestuar 33-vjeçarin Kreshnik Gashi, i cili akuzohet se së bashku me vëllain, në dhjetor të vitit 2023 kanë vrarë Elton Javorin. Ndërkohë vëllai i tij, agim gashi vijon të jetë në kërkim. Më 7 dhjetor 2023 Elton (Erjon) Javori, 41 vjeç u ekzekutua në derë të shtëpisë. Ai kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte ndjekur prej ditësh nga ekzekutori i tij, Agim Gashi, 35 vjeç. Pasi doli nga shtëpia me makinë, Javori u ndoq për rreth 100 meta nga automjeti tip “Benz” brenda të cilit ndodhej Gashi.…
Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj ka dalë nga ambientet e SPAK. Ai është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Valikaj ka dhënë deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore përfshirë marrje të dëshmive. Sipas burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka. Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është…
Sot është Dita Botërore e Turizmit. Tema e këtij viti është “Turizmi dhe Paqja”, temë e cila dëshiron të nxjerrë në pah rolin jetik të këtij sektori në nxitjen e paqes dhe mirëkuptimit midis kombeve dhe kulturave dhe në mbështetjen e proceseve të pajtimit. OKB shprehet se, në një nivel global, ku kombet janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, turizmi, një industri e krijuar nga njerëzit dhe për njerëzit, shfaqet si një forcë bindëse dhe dinamike për të sfiduar stereotipet dhe për të sfiduar paragjykimet. Ky sektor mund të perceptohet si mishërimi i dialogut ndërkulturor: ai lejon të takojmë “tjetrin”,…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, në lidhje me dënimin nga Gjykata e Apelit të deputetit demokrat, Ervin Salianji. Bardhi shprehet në këtë letër se Prokuroria po nxitohet me veprimet e saj. Sipas Gazment Bardhit, Prokuroria nuk po merr autorizimin e Kuvendit për arrestimin e një ligjvënësi. Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve.
Policia spanjolle ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar për prodhim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë në një shtëpi në rrugën Major, ku shqiptari kujdesej për një një plantacion të fshehur me 372 bimë marijuanë dhe 42 kilogramë marijuana, vlera e së cilës në treg arrin 100 mijë euro. Prania vazhdueshme e automjeteve dhe njerëzve nga jashtë qytetit bëri që të zbulohej e vërteta pas dyerve të shtëpisë, pasi qyteti është i vogël dhe të tilla lëvizje krijonin dyshime. Për më tepër, nga jashtë mund të shihje tre kompresorë të ajrit të kondicionuar dhe kanale ajri, pajisje që përdoren…
Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar propozimin për aplikimin e parkingut me pagesë në 21 pika në qytet. Ka pasur kundërshti nga ana e anëtarëve të opozitës në këshillin bashkiak, duke pretenduar se duhej një analizë më e thellë për këtë çështje. Ai u shpreh se struktura e bordit drejtues që do të bëjë menaxhimin është thuajse gati. Hera e fundit kur Vlora ka pasur parking me pagesë ka qenë një marrëveshje me një kompani private, ndërsa tani menaxhimi do të bëhet nga bashkia. Vlerësohet se kjo ishte një nevojë jetike për qytetin e Vlorës, si për qytetarët ashtu edhe…
Pas pushimeve verore, rifillon planifikimi. Por, cili është objektivi në listën e udhëtimeve për vitin e ardhshëm? Frymëzohuni nga vende më pak të njohura”, shkruan Franziska Kaindl në një artikull të botuar në revistën gjermane “Merkur.de”. Për shumë turistë, pushimet verore sapo kanë përfunduar, por pikërisht në këtë moment, dëshira për të planifikuar udhëtimin e radhës është më e madhe. Në fund të fundit, pritjet janë gëzimi më i madh. Viti i ardhshëm mund të jetë gjithashtu një mundësi për shumë turistë që të provojnë destinacione të reja udhëtimi. Në funksion të protestave kundër turizmit masiv ose vapës së madhe…
Ndërsa pritet mbajtja e mbledhjes së grupit parlamentar të PD në orën 12:00, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në seli prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet. Në mbledhje pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës. Një ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me…