Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg, ka vënë përballë me akuza Gazment Bardhin dhe Edi Ramën. Pas një postimi të gjatë nga kryeministri, Bardhi i është përgjigjur me një lum akuzash. ”E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë”,-shkruan Bardhi. Postimi i plotë Një qetësues për Kryeministrin e bandave! E kuptoj që një nga pasionet e fundit të Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës. Është tundimi i çdo politikani, pushteti…
Author: tirana
25 familjet matjane të cilat përfituan apartamentet e tyre përmes programit të Entit Kombëtar të Banesave, morën sot në dorë çelësat e tyre nga kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj. ”Pas hedhjes së shortit për banesat me kosto të ulët në Mat, 25 familjet matjane të cilat përfituan apartamentet e tyre përmes programit të Entit Kombëtar të Banesave, morën sot në dorë çelësat e tyre. Në këto momente të rëndësishme për këto familje ishte i pranishëm Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave z. Stefan Çipa”,-informon Bashkia e Matit.
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtues politik i PS-së për qarkun Elbasan, bashkë me kryetarin e bashkisë dhe me drejtues të Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit, zhvilluan një vizitë në lagjen Kala. ”Me kryetarin e bashkisë Elbasan Gledian Llatja dhe drejtuesit e Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit AADF, z. Mata dhe z. Sarapuli, në një vizitë të veçantë në lagjen Kala. Rrugicat e Kalasë, me banesat e saj shekullore, treguan edhe një herë bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe potencialin turistik. Bashkëpunime të reja për të ruajtur dhe zhvilluar këto vlera”,-shkruan Mazniku.
Kryeministri Edi Rama edhe pse ndodhet në Amerikë, ka reaguar sërish për zhvillimet në vend, dhe këtë herë ndaj Gazment Bardhin, pasi ky i fundit komentoi deklaratën e kryeministrit për vendimin e gjykatës, e cila dënoi Ervin Salianjin me një vit burg. ”Nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote”,-shkruan Rama. Postimi…
”Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin”,-thuhet në një reagim të gjatë që deputeti Ervin Salianji e ka ndarë në Facebook, disa orë pasi në Gjykatë mori vendimin që do ta dërgojë në burg për kallëzim të rremë. ”Opozitës i dhanë burg për shpifje! Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot! Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet! E vetmja ndjesë keqardhje që…
Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi. “Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për…
Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtues politik i PS-së për diasporën, gjatë qëndrimit në Amerikë, në New York ka zhvilluar një vizitë në Akademinë e Futbollit “Future” e drejtuar nga Ansi Agolli. ”New York, vizitë në Akademinë e Futbollit “Future” e drejtuar nga ish-kapiteni i kombëtares Ansi Agolli, ku stërviten 350 djem, një pjesë e madhe me kombësi shqiptare. Jam i sigurtë se pas pak vitesh ndonjërin prej tyre do ta shohim edhe pjesë të kombëtares kuq e zi”,-shkruan Balla.
Grupi Coldplay do të dhurojë 10 koncerte të paharrueshme në stadiumin “Wembley” të Londrës verën e ardhshme, duke thyer një rekord të mbajtur deri tani nga Taylor Swift dhe grupi Take That. Grupi kishte njoftuar 6 data, por shtoi edhe 4 shfaqje të tjera për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme të fansave për bileta. Shitja e përgjithshme e biletave fillon në orën 09:00 të premte, me çmime që fillojnë nga 20 paund.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dënimin që Gjykata e Apelit caktoi ditën e enjte për deputetin demokrat, Ervin Salianji. Teksa e quan absurd dhe politik vendimin e gjykatës, deputetja e PL shton se burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. “Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me reagimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Bardhi e quan kreun e qeverisë frikacak, ndërsa i thotë se e gënjen mendja se do trimërohet duke keqpërdorur gjykatat për të frikësuar opozitën. “I pafytyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën. Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE! Ti je i…
Binjakët Binjakët dhe Peshorja ndajnë një lidhje intelektuale dhe një dashuri për komunikimin. Këto dy shenja të ajrit plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë perfekte, sepse janë të shoqërueshëm dhe kureshtarë. Marrëdhënia e tyre shpesh është e mbushur me biseda për një gamë të gjerë temash dhe interesash të përbashkëta. Peshorja vlerëson sharmin dhe përshtatshmërinë e Binjakëve, ndërsa Binjakët gëzojnë aftësinë e Peshores për të krijuar harmoni në situatat e përditshme. Marrëdhënia e tyre është argëtuese dhe vazhdimisht në zhvillim, sepse të dyja shenjat i duan ndryshimet dhe sfidat. Luani Edhe pse në pamje të parë janë të ndryshëm, Luani dhe Peshorja…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski do të diskutojë planet e tij për të fituar luftën kundër Rusisë të enjten në takimin me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe kërkesa e Ukrainës për përdorimin e armëve të perëndimit për të goditur objektiva në thellësi të territorit të Rusisë. Udhëheqësi ukrainas thonë se ato janë të nevojshme për të degraduar aftësinë e Rusisë që kryen sulmet të përditshme me raketa dhe dronë në Ukrainë. Zoti Zelenski tha se ka biseduar me Presidentin Biden të mërkurën gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në…