Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj e quan një ditë të zezë për demokracinë këtë të enjte, pas vendimit të Apelit për Ervin Salianjin. ”Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e opozitës! Pas politikanëve të opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës”,-shkruan Gjekmarkaj. Postimi i Gjekmarkajt Pranga në duart e Opozitës. Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën…
Author: tirana
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin që dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, vendim i formës së prerë i cili i heq mandatin deputetit demokrat. Kush pritet që ta zërë vendin e Salianjit në Kuvend? Vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota. Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.
Avokati Redi Ramaj ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salinaji. Ai tha se dënimi ishte me prova të fabrikuara dhe politik. “Ky ishte një dënim politik, të hapur. Qëndrimi i Apelit dhe Shkallës së Parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi. Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për t’i luftuar jo më në Parlament, por në Gjykatë. Ky është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politikë. Çështja është a…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza të forta nga gjyqtarit të Apelit, Gent Shala, pas vendimit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin. “Se do të shkojë Genc Shala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon që do ta mbështesë Fatmir Xhafaj. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Kjo është e vërteta. Merr dy dëshmitarë të rremë, si në gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ai dhe të tjerët”, tha Bardhi…
Pasi gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin Ervin Salianjin për kallëzim të rremë në dosjen e njohur si dosja ”Babale”, Partia Demokratike ka njoftuar se do të zhvillojë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar si vendim politik vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ditën e sotme ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji. “Nuk ka nevojë që ti akuzojë ai, pasi gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime…
Në vitet ’90 Shqipëria ishte eksportuese e femrave për prostituim drejt vendeve të BE-së, sot ky aktivitet kriminal po zhvillohet në vendin tonë dhe shifrat janë vërtet alarmante. Janë mbi 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim vetëm në kryeqytet. Të dhënat u bënë publike në Dita Jonë nga eksperti Faik Basha. Sipas tij një nga shkaqet kryesore për rritjen e këtij aktiviteti kriminal është rritja e turizmit, ku të njëjtat grupe kriminale organizojnë këtë aktivitet. Eksperti tha se ka faqe që promovojnë këtë shërbimi dhe vetëm për t’u regjistruar në to kërkohen 30 euro. “Faqet që promovojnë femrat eskortë kanë…
Në Unazën e Madhe të Tiranës po vijon puna me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. Synohet që e gjithë kjo vepër e rëndësishme të finalizohet në fund të këtij viti, për të qenë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët. Punimet po avancojnë me ritme të përshpejtuara edhe për ngritjen e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e urave mbi lumin Tirana. “Aktualisht thuajse ka përfunduar pjesa e mbi…
Salianji: Sikurse e ndoqët ne seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Një vendim i falsifikuar për të hapur këtë proces gjyqësor. Shtyu seancën e kaluar, për të sjellë vendimmarrje e tij. Vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë, si të themi një pjesë e PS-së të gjykojë një seksion të PD-së
Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me gjyqin ndaj Ervin Salianjit. Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë. Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar. Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj. Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin…
Një 69-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Sipas një njoftimi zyrtar nga policia e Fierit, N. M., 69 vjeç, rezulton banues në Fier. Teksa ka nisur procedimi penal ndaj të moshuarit, materialet kanë kaluar në Prokurori. Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin: N M., 69 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ertjan Kofsha konfirmohet një peshëngritës i talentuar dhe me të ardhme shumë premtuese në nivele ndërkombëtare. Sportisti nga Cërriku, zonë e cila ka nxjerrë edhe më herët shumë kampionë në shtangë, doli i treti në stilin e shkëputjes në botërorin e të rinjve që po zhvillohet në Spanjë. Kofsha ngriti 161 kg në shkëputje duke merituar medaljen e bronzit. Në shtytje,19-vjeçari ngriti 191 kg duke u renditur i pesti në botë, dhe po i pesti u rendit në dygarësh me totalin 352 kg. Ertjan Kofsha konsiderohet një pasardhës i denjë i dyshes Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja, të cilët kanë…
Teksa fansat e tyre prisnin për një ribashkim, burime bëjnë me dije se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, janë parë pranë Gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre prej më shumë se 7 vitesh. Mësohet se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore. Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Bëhet me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të…