Teksa fansat e tyre prisnin për një ribashkim, burime bëjnë me dije se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, janë parë pranë Gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre prej më shumë se 7 vitesh. Mësohet se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore. Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Bëhet me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të…
Author: tirana
Një 26-vjeçar, me detyrë punonjës policie është përfshirë në një aksident këtë të enjte. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, 26-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pjesë e hetime tashmë është edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila po kryhen veprimet procedurale. Njoftimi i policisë: Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e…
Aurora Polo është emëruar si drejtoreshë e komanduar e RTSH-së. Më herët, Polo ka qenë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo zëvendëson ish-drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Vetëm 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së, Peza dha dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues.
Prokuroria e Brescia-s kërkoi ndihmën e SPAK për arrestimin e Kreshnik Budlla Farrukut, kreu i grupit kriminal me të njëjtin emër dhe të 11 anëtarëve të organizatës së tij. Gjatë aksionit të organizuar mëngjesin e së mërkurës u vunë në pranga vetëm Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, ndërsa 10 të tjerët policia dështoi t’i prangosë. Ditën e djeshme u kontrolluan 21 banesa, mes të cilave dhe vila luksoze e Kreshnik Farrukut, në Armadhë të Manzës. “Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga…
Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi në bashkëpunim me një 16-vjeçar grek kanë vjedhur makinën e monedhave të një tualeti publik. Mediat vendase shkruajnë se dy adoleshentët ‘thyen’ makinerinë e monedhave në publike në portin e Kos, duke përdorur një kaçavidë. Dy të rinjtë kanë pranuar se kanë vjedhur në bankën e monedhës dhe janë dërguar në prokurori së bashku me nënat e tyre, të cilat u arrestuan për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri. Mirëpo, të miturit mohuan kategorikisht të kenë kryer dy vjedhjet e tjera dhe hetimet janë në vijim. Vjedhjet e mëparshme kanë…
Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott, në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve të pavarura, deklaroi se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian. Abbott tha se institucionet e pavarura duhet që të fuqizohen. Ai tha se llogaria dhe transparenca nga institucionet janë prioritet absolut. Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott: Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet. Shqipëria duhet të bëjë reforma të vazhdueshme në harmoni me rekomandimet e Bashkimit Europian. Reformat janë kyçe për Shqipërinë, për rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Një aksident ka ndodhur pak minuta pe pare ne aksin Fier -Levan ne vendin e quajtur “Kthesa e liqenit “ku nje automjet tip “Wolsvagen “ka humbur kontrollin duke dale nga rruga dhe ka perfumduar ne kanal. Menjehere ne vendgjarje ka mberritur nje patrulle policie dhe autoambulanca qe kane shoqeruar drejtuesin e mjetit ne spitalin rajonl te Fierit. I plagosuri ka mare demtime te lehta dhe eshte jashte rrezikut per jeten .Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit ne fjale.
Presidenti i Bordit të Drejtorëve të rrjetit të dyqaneve të kozmetikës kroate si dhe marketeve “DM”, i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut, Mirko Mrakužić përfundoi në paraburgim. Kjo pas dyshimeve se ka sulmuar një 36-vjeçar me shkop bejsbolli. Sipas Jutarnji list, ngjarja ka ndodhur në Zagreb. “Siç mësuam, ai e dhunoi 36-vjeçarin dhe e kërcënoi me vdekje, duke i thyer edhe makinën”, raporton Jutarnji list, por nuk sqaron arsyet e konfliktit mes tyre.
Plani për të krijuar një vend të vogël, me sipërfaqe sa 14 fusha futbolli, synon të promovojë një version të Islamit që është “tolerant” për veshjet dhe pijet alkoolike. “The Sun” i ka kushtuar një artikull planit për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi”, i cili do të jetë shteti më i vogël në botë nëse realizohet. Komuniteti Bektashi, i njohur si Urdhri Bektashi, e ka selinë në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Synimi është krijimi i një shteti sovran më i vogël se Vatikani dhe me theksin te toleranca. Kjo do të thotë se do të lejohen pije alkooliket,…
Sot, më 26 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.3 lekë dhe shitet 89.3 lekë. Euro sot blihet me 98.7 lekë, ndërsa në shitje me 99.4 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.8 lekë, në shitje me 104.8 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë dhe në shitje me 66.6 lekë.
Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, i cili erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”. Ministri Vengu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”. Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por…
Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Lucky ticket”. Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy persona për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal. Ndërsa, u shpall në kërkim pronari i një lokali, ku dyshohet se vendoseshin llotot sportive. “Komisariati i Policisë Nr. 3 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lucky ticket”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç, banues…