Author: tirana

Ndalohet punonjësi i IMT-së në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion. 51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë. Në prill të këtij viti, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Read More

Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania. “The Telegraph” shkruan se Berisha ka shpenzuar më shumë se 400 mijë paund në mënyrë që të mos shpallej ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Ndër të tjera në artikull theksohet se kreu i PD-së “është një rrezik akut për Britaninë”. Berisha, 79 vjeç, i cili akuzohet për korrupsion në Shqipëri u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe nga Priti Patel, sekretari i atëhershëm i brendshëm, mbi bazën se kreu i PD-së kishte ‘lidhje me grupet e krimit…

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një sulm konvencional kundër Rusisë nga ndonjë vendi i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët. Doktrina e tanishme bërthamore e Rusisë thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast se armiku kryen sulm bërthamore ndaj saj, ose nëse përballet me sulm konvencional i cili e rrezikon ekzistencën e shtetit. Versioni i ndryshuar i dokumentit thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore si përgjigje ndaj një sulmi konvencional i cili përbën “rrezik kritik për sovranitetin tonë”, tha Putin. Propozohet që agresioni kundër Rusisë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga Berati. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se Muzeun Ikonografik të Onufrit mblidhen turistë nga gjithë kombësitë “Mirëmëngjes dhe me pamjet e një dite të zakonshme shtatori në Berat, ku në Muzeun Ikonografik të Onufrit mblidhen turistë nga gjithë kombësitë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të…

Read More

Një automjeti tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja është regjistruar te mbikalimi i Rinasit. Policia njofton se si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale. “Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia. Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Situata në Lindjen e Mesme është kritike. Ndërsa Franca dhe Shtetet e Bashkuara garojnë për të arritur një marrëveshje (të diskutueshme, nga shumë diplomatë) 21-ditore, e cila do t’u japë civilëve kohën e nevojshme për të ikur, por edhe për të ulur tensionet, Izraeli po rrit bombardimet e tij në Liban. Dhe po përgatitet, siç tregon gjithçka, për një pushtim tokësor. Ajo që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres , e përshkruan si “hapja e portave të ferrit”… Kjo mundësi e pushtimit tokësor, për herë të parë, pushon së qeni një skenar. Kreu i ushtrisë izraelite, gjeneral Herzi Halevi, duke iu drejtuar ushtrisë, vuri në dukje…

Read More

Një 38-vjeçar, i cili ksihte futuar 30 mijë euro në kabinën e kamionit që drejtonte dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës është vënë nën hetim. “Në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom ligjeve në fuqi”, njoftoi policia. Shtetasi G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, u procedua në…

Read More

DashiKjo është një ditë e jashtëzakonshme për të hulumtuar, studiuar ose bërë përparime të mëdha në një projekt të komplikuar. Mos u shqetësoni se do të mbingarkoheni ose do të rrëzoheni deri në fund të ditës. Do të keni akoma mjaft energji për sonte! DemiSot do të merrni disa informacione interesante në lidhje me profesionin tuaj. Një rritje në detyrë parashikohet të ndodhë për të lindurit në shenjën tuaj. Në aspektin romantik, gjërat jane janë një hap para dy hapa mbrapa. BinjaketSot parashikohet të jetë një ditë e mbushur me surpriza në aspektin sentimental. Me partnerin mund të kaloni një…

Read More

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek. Temperaturat parashikohen:në…

Read More

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajë dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët. Sipas tij, kjo është e mundur që të arrihet. “Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash. Gjatë një adresimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa. “Fatkeqësisht, ka ende shumë…

Read More

E ardhmja e Shqipërisë në peshëngritje është e artë. Ertjan Kofsha ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Botërorë të Peshëngritjes. Në stilin e shtytjes, ai ka arritur të ngrejë shtangën 191 kilogramë, duke u renditur në 5 më të mirët në botë.

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian në vitin 2027. Mazniku nënvizon përmes një postimi në Facebook, se në javët e ardhshme pritet të hapen negociatat për kapitujt e integrimit, ku 70 % e ligjeve europiane kanë ndikim në nivel vendor. Postimi i plotë Prej vitit 2027, Shqipëria do të jetë pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian dhe në javët në vijim pritet që Shqipëria të hapë negociatat për kapitujt e integrimit ku 70% e ligjeve europiane zbatohen në nivel vendor.…

Read More