Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka në dhjetor. Kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. ”Kërkoi një opinion të Komisionit të Venecias për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”, thuhet në njoftim. Pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët u thirrën për të votuar mbi kolegen e tyre Olta Xhaçka. Teksti i letrës drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali,…
Author: tirana
Adele po i jep përparësi vetëm familjes në këtë fazë të saj të jetës! Këngëtarja e famshme ka refuzuar një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh për të zgjatur edhe me disa shfaqje turneun e saj muzikor, kjo sipas revistës “Life & Style”. Adele ka para për të shpenzuar më shumë seç ka pasur ndonjëherë në jetë, por ajo dëshiron familjen, dashurinë dhe planet janë të orientuara vetëm në këtë drejtim. ”Njerëzit nuk e kuptojnë sesa shumë sakrificë duhet që të jesh Adele”. Këngëtarja thuhet se po planifikon të shijojë jetën dhe marrëdhënien me të dashurin Rich Paul në vend që…
Partizani dhe Tirana u përballën në fundjavë për ndeshjen derbi, dhe janë gjobitur respektivisht me 100 dhe 200 mijë lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës. Sëbashku me këto dy ekipe, për të njëjtën arsye është gjobitur edhe Elbasani me shifrën e 100 mijë lekëve. Vendimet e Disiplinës: KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000…
Interesi i të rinjve për tu regjistruar në godinat e “Qytetit Studenti” është rritur ndjeshëm. Drejtuesja e ndërmarrjes nr.1 të strehimit të studentëve, Anila Shehu tha se aplikimin studentët mund ta bëjnë online. ”Ne kemi një kapacitet prej 4500 studentësh, të regjistruar 3400 studentë. Ky vit akademik ne na gjen me 14 konvikte të reja dhe 14 konvikte të reja kanë kapacitet mbi 2000 vende akomoduese. Studenti nga shtëpia bën regjistrimin online dhe ka tre ditë kohë që të kryejë pagesën në bankë dhe më pas vendi është i tij ose i saj”,-thotë Shehu. Aktualisht për tu akomoduar në godinat…
Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave shqiptare në SHBA, kryeministri Edi Rama foli edhe për votën e diasporës që pritet të implementohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare 2025. Rama tha se vota e diasporës u realizua pas shumë vitesh përpjekje, ndërsa u ndal edhe në detaje duke shpjeguar se si do të funksionojë. ”Të gjithë shqiptarët që janë jashtë dhe që kanë dëshirë të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë të drejtën dhe kanë mundësi të votojnë përmes një sistemi të thjeshtë besoj, që s’është si këtu në Amerikë, ku për të votuar duhet të regjistrohesh. Në…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike mes ish-drejtorëve të policisë Fier dhe shtetasin Alfred Alizoti, i cili ka marrë një shumë parash për të kryer burg. Pas publikimit të përgjimeve telefonike, Salianji shtoi se ka dhe qindra komunikime të tjera që ndodhen në dosjen zyrtare të SPAK. “Qindra komunikime mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, këto janë vetëm një pjesë të publikimeve që po bëjmë dhe që ndodhen në dosjen zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ka dhjetëra komunikime të tjera mes drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtuesve të policisë së shtetit,…
Moderatorja Einxhel Shkira ka kohë që është distancuar nga ekrani dhe i është përkushtuar më shumë jetës private, jetës së re si nënë si dhe zhvendosjes në Kosovë. Së fundmi një ndjekës i ka shkruar që ta prezantojë Festivalin e RTSh-së, një nga kompeticionet muzikore më të njohura në vend. “Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, ka qenë pyetja. “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë”, tha ajo fillimisht me ironi. Tutje, ish-banorja e Big Brother VIP shtoi: “Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër…
Edhe pse në izolim në banesë, Sali Berishës do ti duhet të bëjë bashkë aleatët për zgjedhjet parlamentare të 2025. Bisedimet nuk parashikohen të lehta pasi lideri i opozitës duhet të ruajë balancat mes aleatëve të rinj dhe të vjetër, por edhe demokratëve që shpresojnë një vend të sigurt në listën e partisë. Republikani Fatmir Mediu, aleat historik i demokratëve kërkon që në negociata te vlerësohem pesha elektorale e partive që do rreshtohen në çadrën e një koalicioni. Për të nëse lista do të bëhet në mënyrë preferenciale, atëherë po shihet për të gjetur vend pune. ”Çdo forcë politike që…
Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim në Nju Jork me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës. Rama tha se Shqipëria ka një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme dhe kjo dëshmohet edhe me rritjen e pagës mesatare në 900 euro. “Në këto vite që unë kam pasur privilegjin të jem në krye të qeverisë, janë një sërë faktesh besoj që janë domethënëse të nënvizohen, duke filluar nga dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm kombëtar ose siç ju e njihni në gjuhën e…
Vizitën që Kim Kardashian bëri në burg tek dy vëllezërit të cilët vuajnë dënimin për vrasjen e prindërve, Erik dhe Lyle Menendez, për njerëzit që komentojnë në rrjete sociale, është një “shprehje mbështetjeje”, ose “një marketing i zgjuar”. Kim ishte e shoqëruar në këtë vizitë në burg edhe nga aktori Cooper Koch që luan rolin e Erik Menendez në serialin më të fundit në Netflix që duket se ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën. Mësohet se ylli i “The Kardashians” dhe aktori Koch kanë qenë në këtë burg në Sand Diego, për të folur për një projekt…
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, dikur pjesë e Policisë së Shtetit, thotë se krimi ka marrë hov të jashtëzakonshëm. Teksa flet për garën për drejtorin e Policisë së Shtetit, nënvizon se atë e zgjedh kryeministri. Për zgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit Dogjani nënvizon se lobojnë grupet kriminale. ”Ka shefa komisariatesh që paguajnë para tek krimi. Ka kriminelë që paguajnë taksë tek policia që efektivët të mos ndërhyjnë. Grupet kriminale janë fuqizuar. Krimi dhe policia janë bërë bashkë. Një pjesë e policisë janë përdorues të lëndëve narkotike. Grupet kriminale ndihmojnë qeverinë në zgjedhje dhe qeveria iu kthen nderin. Njerëzit…
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla flet për temën më të komentuar në vend dhe jo vetëm, që ka të bëjë me planin e krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri. Për të urdhri për krijimin e shtetit Bektashi është i ngjashëm me atë të Maltës, dhe jo Vatikanit, ndërsa shtoi se do të ketë pasaporta. Ndërsa në lidhje me kufijtë, tha se nuk ka nevojë, duke argumentuar se shpirti nuk ka kufi. ”Nuk jam as pro e as kundër. Duhet apo jo, e vendosin autoritetet e Shqipërisë. Sot që ne flasim ka nevojë për një shpjegim juridik të procesit. Në këto…