Author: tirana

Është vënë në pranga 21-vjeçari Luçian Mëhilli, i cili një vit më parë, së bashku me dy vëllezërit e tij, ekzekutuan Valter Fjerzën. Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim. Në vijim të punës për ndalimin e të kërkuarve, në lidhje me vrasjen e shtetasit Valter Fjerza, kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në…

Read More

Një ngjarje makabër është shënuar këtë të mërkurë në Nuoro të Italisë, ku një burrë ekzekutoi gruan, vajzën e tyre, plagosi dy fëmijët e tjerë dhe një fqinj. Pasi masakroi familjen e tij, burri shkoi në banesën e nënës së tij, ku e qëlloi rëndë në kokë, dhe më pas kreu vetëvrasje. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një debat mes burrit dhe bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në via Gonario Pinna. Të plagosurit u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Read More

Pas përfundimeve të hetimeve komplekse të policisë italiane në bashkëpunim me Europol, Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, forcave policore shqiptare, polake dhe zvicerane dhe me mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor (Eurojust) po ekzekutohen në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni masa sigurie ndaj 61 personave nën hetim për krijimin e një grupi kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës. Grupi dyshohet se ka pastruar miliona euro nga aktiviteti i paligjshëm. Ndaj personave nën hetim janë lëshuar urdhra për sekuestrim të pasurive me vlerën totale mbi 60…

Read More

Policia në Elbasan ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur me armë pa leje. Efektivët lajmërojnë se në pranga kanë rënë shtetasit A.K dhe R.S, pasi në automjet iu janë gjendur një armë kallashnikov me municion luftarak. “Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën “Iliaz Kosova”, automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë)”, thuhet në njoftim. “DVP Elbasan Finalizohet…

Read More

Në takimin anësor të bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjes së radikalizmit. “Shqipëria ka riatdhesuar vullnetarisht shumicën e grave dhe fëmijëve të shtetasve shqiptarë nga kampet siriane dhe irakiane. Kemi hartuar një program që ofron mundësi specifike për riintegrim, duke siguruar strehim, punë, dhe ndihmë për të lehtësuar integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Është thelbësore që të vazhdojmë të promovojmë një qasje gjithëpërfshirëse, në respekt…

Read More

Tre mjete përfshihen në një aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Udënisht, aty ku mjetet janë përplasur për shkak të një manovre të gabuar të njërit prej drejtuesve të mjeteve. Për momentin nuk raportohen të dëmtuar ndërkohë që policia është ne vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Read More

Një astronaut, është muralja më e re e stolisur në fasadën e një pallati në kryeqytet si pjesë e projektit ‘Mural Fest’ në Tiranë. Pamjet e veprës së përfunduar i ka ndarë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në rrjete sociale. “Një tjetër murale zbukuron Tiranën”, shkruan Veliaj krahas videos. Në edicionin e gjashtë, 14 murale të reja janë pikturuar për publikun duke i dhënë qytetit më shumë kulturë, dritë dhe ngjyra në ambientet e ndërtesave ku po vendosen. ‘Mural Fest’ organizohet nga Dekor Tirana dhe është kuruar nga artisti i njohur Helidon Haliti.

Read More

Meriton Mjekiqi ka ndarë në rrjetet sociale një foto plot dashuri, teksa shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tij. Meritoni është takuar me Loarin e vogël dhe këtë moment ka zgjedhur që ta ndajë edhe me ndjekësit e tij të Instagramit. Gjatë kohës kur Meritoni ishte banori i Big Brother Vip ka rrëfyer mes lotësh historinë e të birit, kur zbuloi se ishte diagnostikuar me autizëm, dhe se arsyeja se përse ai donte ta fitonte garën, ishte për të birin. Loar jeton me nënën e tij, me të cilën Meritoni është ndarë prej disa kohësh.

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Valiasit në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:50, në Valias, ku mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.

Read More

Policia në Durrës njofton se ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në kasën e një banke të nivelit të dytë. I riu nuk ia ka dalë të marrë para nga kasa e bankës, ndërsa gjatë ikjes ka arritur të marrë me forcë 500 mijë lekë në një Exchange. Pas kësaj, 29-vjeçari është arrestuar. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se efektivët në Durrës kanë vënë në pranga shtetasin Florenc Deda. “Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Exchange”. Tentoi të merrte me forcë një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë por…

Read More

Një tjetër shpërthim, i gjashti që nga muaji qershor dhe i treti në dhjetë ditët e fundit, ka ndodhur gjatë natës së kaluar në qendër të Këlnit. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në një kafene që sapo ishte hapur, në katin e parë të një pallati. Banorët janë evakuuar menjëherë në një vend aty pranë. Policia ka lajmëruar se shpërthimi ka ndodhur në orën 02:45 me orën lokale. Për pasojë, dy persona janë plagosur lehtë, ndërsa kafeneja është shkatërruar thuajse plotësisht. BILD raporton se policia ka përqendruar hetimet në faktin se ky shpërthim mund të ketë lidhje edhe me ngjarjet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se nxënësit dhe mësuesit në diasporë, kanë tashmë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II. Rama shkruan se kjo do të ndihmojë në procesin e mësimit të gjuhës së bukur shqipe, traditave dhe kulturës tonë, për brezin e ri. “MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe,…

Read More