Author: tirana

Europa përjetoi vetëm pak ditë më parë përmbytje shkatërruese duke shënuar edhe viktima. Shkencëtarët deklarojnë se përmbytjet u shkaktuan nga ndryshimet klimatike dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të së ardhmes për kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë. Stuhia Boris ka pasur efekt shkatërrues në disa vende, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Austrinë dhe Italinë, duke çuar në të paktën 24 vdekje dhe miliarda paund dëme. Shkencëtarët deklarojnë se fajin për këtë e ka ndotja globale. Lajmi i mirë është që një situatë e ngjashme prite të përsëritet cvetëm një herë në 100-300 vjet në klimën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, i cili shkaktoi mjaft polemika. Kryeministri Rama shprehet se është mësuar të lexojë çudira sa herë që prezanton një ide, por sipas tij, këtë herë është tejkaluar çdo fantazi. “Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore…

Read More

Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure. Sipas burimeve paraprake garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve, ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore në një situatë pasfrontale. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më tepër prezente në pjesën e parë të ditës. Deri në orët e mesditës në një pjesë të madhe të territorit reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në…

Read More

Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat solide për të ardhmen. Demi Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do ju dhurojë aftësinë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë, dhe mundohuni të mbani nën kontroll xhelozinë. Një lëvizje e gabuar, mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme. Binjakët…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në fjalimin e fundit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New-York, foli për demokracinë, pushtetin dhe luftën në Gaza. Biden iu referua qindra civilëve të vrarë gjatë sulmit të Hamasit në Izrael 11 muaj më parë dhe numrit të madh që u morën peng. ”Jam takuar me familjet e atyre pengjeve. Unë jam pikëlluar me ta. Ata po jetojnë një ferr të vërtetë. Civilët e pafajshëm në Gaza po jetojnë gjithashtu një ferr. Mijëra e mijëra të vrarë, përfshirë punëtorët e ndihmës. Shumë familje të zhvendosura, të grumbulluara në tenda, duke u përballur me…

Read More

Mjeku i ri Erind Shurdhi ka lënë Gjermaninë për t’u kthyer në vendin e tij dhe për të ushtruar profesionin e tij në vendlindje. Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takoi mjekun e ri në Divjakë. “Shurdhi, një i ri që asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e që në fund zgjodhi t’u shërbejë qytetarëve të Divjakës. Model që meriton mirënjohjen maksimale. Ai ka studiuar 6 vite në Itali, 7 vite ka qëndruar në Gjermani dhe më pas këtu në Divjakë ia kanë mbushur mendjen për t’u rikthyer, prindërit besoj”, tha Balluku. Sipas saj, qytetarët e Divjakës…

Read More

Këtë mbrëmje, një i ri është plagosur me thikë në fshatin Kotë të Vlorë. Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E.H, rreth 22 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin K.Sh, 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për arrestimin e autorit. “Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje…

Read More

Vllaznia ka humbur dy titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre. Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”. 100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli. Për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba. Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.

Read More

Qyteti i Shkodrës, por edhe zonat përreth, janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për situatën, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të dalin nga banesat vetëm për arsye të domosdoshme. “Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta. Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji. Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë…

Read More

Këtë mbrëmje, pranë zyrave të Komunitetit Mysliman Shqiptar po zhvillohet një protestë kundër planeve për krijimin e një mikroshteti për Urdhrin Bektashi në Shqipëri. Prej disa ditësh është raportuar gjerësisht ideja e themelimit të një shteti sovran bektashi, duke ndjekur stilin e shtetit të Vatikanit në Romë. Vetë KMSH u shpreh kundër kësaj nisme, duke nënvizuar se ajo nuk është konsultuar me komunitetin ndërfetar. KMSH tha se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri dhe se në këtë kontekst shpreh shqetësimin për deklaratat publike ku flitet për “Islamin modern”, “Islamin shqiptar” apo edhe për shtet Islam…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor për të shqyrtuar ankimin e Berishës kundër masave të para të sigurisë. Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në seancën plenare ankimin e bërë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, kundër masës së parë të sigurisë të caktuar ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Në ankimin e drejtuar Kushtetueses ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme në tetor 2023, por edhe ata të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi masën. Në thelbin e kërkesës së ish-kryeministrit…

Read More