Në themelet e ish-godinës së ATSH-së në Bulevardin “Zogu I” po vijon puna për rindërtimin e saj, pas shembjes si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që kanë vijuar edhe përgjatë gjithë muajit gusht. Ai u shpreh se gjatë procesit të rindërtimit godina do të ruajë disa elementë identifikues që arkitekti Maks Velo i kishte përdorur në ndërtesën e vjetër. “Jam vërtet entuziast për punën që ka bërë skuadra këtu. I vlerësoj jashtë mase, jo vetëm stafin shqiptar, por edhe stafin që vjen nga India. Ka aq shumë…
Author: tirana
Georgina Rodriguez ka vazhduar të rrisë statusin e saj si një figurë e njohur në industrinë e argëtimit, veçanërisht pas publikimit të sezonit të tretë të dokumentarit të saj në Netflix, “I Am Georgina”. Partnerja e Cristiano Ronaldos po fiton rreth nëntë milion euro për sezon, një shifër që e pozicionon atë si një nga influencueset më të pasura në platformë. Dokumentari ka dëshmuar se si Georgina ka arritur të shfrytëzojë popullaritetin e saj për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Ajo ka përfituar nga ky sukses edhe përmes një klinike të transplantimit të flokëve, të cilën e menaxhon së bashku…
Tirana mikpriti për herë të parë zyrtarë të nivelit të lartë nga Europa dhe Azia Qendrore në Konferencën Ndërkombëtare “Mekanizmat efektivë institucionalë për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave: Hartimi i së ardhmes 30 vjet pas Pekinit”, organizuar nga MSHMS dhe Zyra Rajonale e UN Women për Europën dhe Azinë Qendrore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar ndaj vizionit që u shtrua në Pekin 30 vite më parë. Koçiu theksoi se ende ekzistojnë sfida të rëndësishme sa i përket barazisë gjinore ndaj theksoi rëndësinë e veprimit të…
33 personat nga 200 në total me të ardhurat më të larta do të “skanohen” nga Administrata Tatimore. “Synimi deri në vitin 2027 është krijimi i sistemeve, regjistrave dhe kapaciteteve për verifikimin e të ardhurave dhe pasurisë së pashpjeguar, duke synuar që ky proces të shtrihet në rreth 500 tatimpagues të regjistruar dhe rreth 200 individë”, sqaron Ministria e Financave. Për të vërtetuar se paratë e harxhuara nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do krahasohet vlera e shpenzuar me të ardhurat që individi ka pasur atë vit. “33 apo 200 persona janë një kampion shumë i vogël krahasuar me…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët, i pyetur nëse ka frikë nga Monika Kryemadhi, e cila pritet të kandidojë si e pavarur në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare në 2025, ai u shpreh se nuk i druhet askujt. “Frikë nga Monika Kryemadhi si një kandidate e pavarur? Ilir Meta do të udhëheqë Partinë e Lirës dhe listën e saj në kryeqytet dhe në Qarkun e Tiranës, sepse është qarku më i madh i vendit tonë dhe nuk i druhet kreut të narko-shtetit dhe instrumenteve mafiozë të tij dhe askujt tjetër, gjithmonë duke respektuar qytetarët…
Enzo Zidane, djali i madh i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë vendimin të tërhiqet përgjithmonë nga futbolli në moshën 29-vjeçare. Sipas spanjolles AS, Enzo është shprehur se do që t’i përkushtohet vetëm tre vajzave dhe familjes së tij në vijim. Mesfushori francez e nisi karrierën në akademinë e Real Madridit, por nuk arriti të bënte kurrë karrierën që ëndërronte. Ndër të tjera ai ka veshur fanellën e Alaves, Almeria dhe Aves, ndërsa Fuenlabrada, në divizionin e 3-të të Spanjës, ishte skuadra e tij e fundit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje nga filmi ikonik ”Kapedani”, i cili është restauruar në formanit 4K. Kreu i qeverisë, e quan një xhevahir të artit shqiptar që është i paprekshëm për të gjithë brezat. ”Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”,-shkruan Rama.
Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rigjetur formën më të mirë në La Liga 2, në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Granada. Ai ishte vendimtar me gol për skuadrën, në barazimin 2-2 ndaj rivalëve direkt të Malaga-s. Uzuni është një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij, ndërsa ka marrë edhe një vlerësim të rëndësishëm në Spanjë. Beratasi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së gjashtë nga “Sofascore”, me notën 7.6. 29-vjeçari numëron pesë ndeshje të luajtura në La Liga 2, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për mediat tregoi ndër të tjera edhe për takimin që me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën, i cili do të jetë edhe kryesori për fushatën zgjedhore të PD në 2025 për zgjdhjet parlamentare. Meta tregoi se kanë biseduar për koordinimin e veprimit opozitar. Ai tha se zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, duke thënë se apelon për një mobilizim të opozitës, për të mbrojtur votën e lirë. ”Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i…
Pas 17 vitesh, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji ka vendosur të mbyllë ciklin e detyrës në KQZ. Eridian Salianji e ka cilësuar të përmbushur misionin e tij në këtë post, ndërsa do të vijojë angazhimin e tij në proceset zgjedhore në Partinë Socialiste apo betejat që kjo forcë politike do bëjë në gjykatë. Emri që pritet të zërë karrigen e Salianjit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ish- deputetja Elena Xhina.
Nga Mustafa Nano Bektashizmi është një sekt (tarikat) i mistershëm, më i mistershëm sesa fetë e mëdha monotesite. Është i zhytur në mjegullën e historisë. Aliu, kalifi i katërt, që është “profeti” i sektit të bektashinjve (për nga rëndësia, disa e vënë mbas, e disa në krah të, Muhametit), besohet të jetë një personazh i historisë, ashtu si djemtë e tij Hasan e Hysen, ashtu si edhe dymbëdhjetë imamët e famshëm, mirëpo menjëherë më pas fillon terri. Është disi e çuditshme, pasi si rregull, sa më vonë të shfaqet a të ndodhë një ngjarje në histori, aq më e ndriçuar…
Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë. Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve. Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar këtë muaj rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë…