Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për mediat tregoi ndër të tjera edhe për takimin që me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën, i cili do të jetë edhe kryesori për fushatën zgjedhore të PD në 2025 për zgjdhjet parlamentare. Meta tregoi se kanë biseduar për koordinimin e veprimit opozitar. Ai tha se zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, duke thënë se apelon për një mobilizim të opozitës, për të mbrojtur votën e lirë.
”Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025.
Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit”.
