Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për ndjekësit në Facebook, një copëz parajsem që është liqeni i Xhemës në Valbonë të Tropojës. ”Liqeni i Xhemës në Valbonë të Tropojës, një copëz parajse e natyrës shqiptare, ende e panjohur nga shumë turistë, por që pak nga pak po zbulohet e po kthehet në destinacionin më të preferuar, kryesisht të vizitorëve të huaj që pëlqejnë ecjen në natyrë e turizmin e aventurës”,-shkruan Rama.

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli dhe Hezbollahu –grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja janë në prag të një lufte në shkallë të gjerë në Liban, dhe Izraeli po vazhdon ofensivën në Gazë. Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Biden foli për nevojën që t’i jepet fund konfliktit në Lindjen e Mesme, luftës civile 17-mujore dhe vuri në pah mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë për Kievin, që po përballet me pushtimin e Ukrainës të nisur…

Read More

”Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq”, shkruan Daily Mail, në një artikull për princin që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA. Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore. Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë luksoze në New Jersey, në ambientet e Carpathia West. Kjo shënon fundin e një kapitulli për Princ Lekën dhe Elia Zaharian. Edhe pse monarkia shqiptare është shpërbërë që në vitin 1943, Leka…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit, bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë. Eventi do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe vetë vendin tonë. Kjo do të jetë hera e parë, që Shqipëria pret një event të një rëndësie kaq të madhe, sa i përket mbledhjeve të UEFA-s. Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Kjo u bë e ditur këtë të martë, në mbledhjen që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s,…

Read More

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandr Stanojeviç jep dorëheqjen pas derbit të humbur ndaj Crvena Zvezda me rezultatin 4-0. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Stanojeviç dhe stafi i tij u goditën nga tribuna, me sende të forta. Asgjë nuk përfundoi këtu, pasi ultrasit e Partizanit të Beogradit, arritën të futen deri në dhomat e zhveshjes. Ata thyen xhamat me gur dhe si pasojë e kësaj, trajneri Stanojeviç, pësoi disa çarje në kokë dhe në qafë, duke u gjakosur. Një ditë pas ngjarjeve të ndodhura në Beograd, trajneri ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga drejtimi i Partizanit të Beogradit.

Read More

Në KQZ është zhvilluar një takim me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit. Për të KQZ vijon punën përgatitore për të drejtën e votës për shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për zgjedhjet e ardhshme. Postimi i plotë Zhvilluam sot në një takim informues të nivelit teknik me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit. Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të Kodit Zgjedhor, KQZ vijon punën përgatitore për mundësimin e ushtrimit të drejtës së votës për…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka nisur puna për mirëmbajtjen e hyrjeve të pallateve në qytet. Aktualisht, po kryhen punime në lagjen “Pjetër Budi”, blloku Nr.1, ku po realizohet lyerja dhe patinimi i shkallëve të pallateve. Sipas Malajt, ky proces do të vijojë deri në përfundimin e lyerjes së shkallëve në të gjitha pallatet e lagjeve të Burrelit, duke përmirësuar kështu infrastrukturën e përbashkët të banimit. Ky projekt vjen si pjesë e një nisme për të rritur standardet e jetesës dhe përmirësuar mjediset urbane në qytet.

Read More

Kush do ta drejtojë Policinë e Shtetit me bekimin e kryeministrit Edi Rama? Në zbatim të procedurës së re, Komisioni i Posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm është gati për nisjen e fazës së intervistimit. Të mërkurën në Ministrinë e Brendshme 11 kandidatët do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit ndërkohë që procedura e vlerësimit ka përfunduar. Pas vlerësimit të performancës së tyre Komisioni i Posaçëm i përbërë nga zv.ministri i Brendshëm Besford Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë Suzana Hoxha dhe kreu i AMP Florian Sulejamni do të vendosin pikë për…

Read More

25 familje matjane përfituan një banesë të re falë programit “Banesë me Kosto të Ulët” nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se sot u hodh shorti për apartamentet me kosto të ulët në qytetin e Matit. Ministri informoi se përfituese janë familjet e përzgjedhura nga bashkia Mat, familje këto të cilat kanë plotësuar kushtet ligjore të ligjit “Për strehimin social”. “Nga këto familje, 15 prej tyre do të akomodohen në apartamente 2+1, ndërsa 10 të tjera në apartamente 1+1. Nga ky program përfituan: 5…

Read More

Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane se cilado fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjeve të tyre më të gjera për të përforcuar kandidaturën e republikanit Donald Trump ndaj demokrates Kamala Harris, deklaroi të hënën një zyrtar amerikan i zbulimit. Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI), i cili foli me kusht që të mos identifikoje me emër, i bëri këto komente gjatë një takimi informues me gazetarë rreth përdorimit të pretenduar të inteligjencës artificiale nga Rusia dhe shtetet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet…

Read More

Në themelet e ish-godinës së ATSH-së në Bulevardin “Zogu I” po vijon puna për rindërtimin e saj, pas shembjes si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që kanë vijuar edhe përgjatë gjithë muajit gusht. Ai u shpreh se gjatë procesit të rindërtimit godina do të ruajë disa elementë identifikues që arkitekti Maks Velo i kishte përdorur në ndërtesën e vjetër. “Jam vërtet entuziast për punën që ka bërë skuadra këtu. I vlerësoj jashtë mase, jo vetëm stafin shqiptar, por edhe stafin që vjen nga India. Ka aq shumë…

Read More

Georgina Rodriguez ka vazhduar të rrisë statusin e saj si një figurë e njohur në industrinë e argëtimit, veçanërisht pas publikimit të sezonit të tretë të dokumentarit të saj në Netflix, “I Am Georgina”. Partnerja e Cristiano Ronaldos po fiton rreth nëntë milion euro për sezon, një shifër që e pozicionon atë si një nga influencueset më të pasura në platformë. Dokumentari ka dëshmuar se si Georgina ka arritur të shfrytëzojë popullaritetin e saj për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Ajo ka përfituar nga ky sukses edhe përmes një klinike të transplantimit të flokëve, të cilën e menaxhon së bashku…

Read More