Policia në Durrës lajmëron se ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur. Denoncimi në polici është bërë nga një shtetase 21-vjeçare australiane. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia.
Author: tirana
Një 38-vjeçar me inicialet S.G., banues në fshatin Golem është proceduar penalisht. Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, 38-vjeçari ka fotografuar pa dijeninë e tij një 34-vjeçar dhe më pas fotot i ka shpërndarë në një aplikacion komunikimi. Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori teksa 38 vjeçari u procedua penalisht.
Një 53-vjeçar, administrator i një firme ka depozituar pranë komisariatit të Kavajës largimin nga puna të 7 punonjësve. Sipas komunikatës nga policia, kanë nisur verifikimet dhe hetimet për gjetjen e tyre. Ndonëse nuk dihen ende detaje dhe rrethana nga ngjarja, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi A. D., 53 vjeç, administrator i një firme, se janë larguar nga vendi i punës, shtetasit E. A., S. A., E. A., A. M., P. F., P. N. dhe I. N. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet procedurale i…
Një automjet është shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Diellas në bashkinë e Pustecit. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka qenë duke udhëtuar nga Pustecit në drejtim të Korçës atëherë kur mjeti i tip papritur ka shpërthyer në flakë. Pavarësisht përpjekjes se forcave zjarrfikese mjeti është shkrumbuar i gjithi, ndërkohë që policia ndodhet në vendi e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Për fatin e mirë nuk ka të lënduar.
Policia në Vlorë ka arrestuar disa persona në orët e fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu, në pranga kanë rënë shtetas të ndryshëm të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike, dhunë ndaj të afërmve apo drejtim të automjetit në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, një person është denoncuar si i larguar nga banesa. “Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta. Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal…
Dy burra të moshës 57 dhe 40 vjeç janë arrestuar në Kavajë, me akuzën e ngacmimit seksual. Dyshohet se ata kanë ngacmuar seksualisht një shtetase 18 vjeçe në një lokal. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”, tha policia.
Komisariati i Policisë në Lushnjë ka arrestuar një 43-vjeçar. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I ati i dhunuar u pajis me urdhër mbrojtjeje. “Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit: – L. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja A.B., 25 vjeçe, me profesion farmaciste, e cila ka kallzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur një shumë parash të mbledhura nga xhiroja ditore. Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që ishin dy shtetas të mitur (vëllezër). Për shkak të moshës së mitur dhe konsultimit më Prokurorin, personat e dyshuar nuk janë marrë nën përgjegjësi penale. Materialet iu referuan…
Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Trisha”, duke arrestuar një person dhe proceduar dy të tjerë. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se në pranga ka rënë shtetasi Hajredin Hasa. Të dyshuarit shpërndanin kanabisin kryesisht pranë rrugës “Petro Nini Luarasi”. “Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Trisha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për…
Janë vënë në pranga dy gra në Tiranë, Anna Tkachenko, 27 vjeçe nga Ukraina dhe rusja me Elena Maslova, 37 vjeçe nga Rusia. Ato shfrytëzonin vajza të huaja në kryeqytet për prostitucion duke i reklamuar në faqen “Escort Tirana” dhe më pas, shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje. Policia raporton se po procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni, teksa janë sekuestruar shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Dy shtetaset janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të…
Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në burg, shkruan Express. Ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Prishtinë 23.09.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë. Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit…