Author: tirana

Lulzim Basha thotë se Sali Berisha e ka dashur Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër SPAK dhe kjo u pa në protestën e thirrur para disa javësh kur iu komunikua akuza. Sipas tij, Berisha jo vetëm që nuk përbën shpresë, por nuk arrin dot as të ngrihet në këmbë për të bërë minimumin e detyrës për të cilën u thirr një protestë për të mbrojtur të parin e saj. ”Është e qartë besoj që javën e kaluar për çdo demokrat, edhe për ata që në mënyrë më fanatike shkuan pas zotit Berisha, që ajo që kam paralajmëruar para…

Read More

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka reaguar pas idesë për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit të Bektashinjve në Shqipëri. Komuniteti Mysliman bën me dije se është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri, ndërsa shpreh shqetësimin lidhur me shtetin Islam brenda republikës së Shqipërisë. ”Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”,-thuhet në reagimin e KMSH-së. Reagimi i plotë i KMSH-së Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik,…

Read More

Tashmë edhe me një promo zyrtare, Marina Vjollca është rikthyer në Top Channel, ku do të prezantojë “Për shqiptarët” me Elvis Naçin. Emisioni do të nisë së shpejti dhe ka si qëllim që shqiptarët kudo në botë të ndihmojnë bashkëkombasit në vështirësi ekonomike. Emisioni do të prezantohet çdo të premte në orën 21:00, sipas videos së publikuar në rrjetet sociale të Top Channel. Sezoni i kaluar e gjeti Marinën në TV Klan, ku ajo moderoi “Kampionët”, një program në të cilin u komentuan ndeshjet e kampionatit europian. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Read More

Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me gjimnazistë, studentë dhe votues për herë të parë të FRPD-së. Përmes një lidhje virtuale me një nga sallat e selisë së PD-së ku kanë qëndruar të rinjtë, Berisha ka thënë se ky është një takim mjaft i rëndësishëm pasi ka shtuar se regjimi ka errësuar mundësitë dhe ëndrrat e studentëve. ”Këtë takim e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm situata, rrethanat në të cilat ju të dashur të reja dhe të rinj, gjimnaziste dhe gjimnazistë jeni mbledhur sot në atë sallë. Jeni mbledhur në atë sallë në një kohë kur një regjim, një…

Read More

Në diskutimet e fundit për krijimin e Shtetit Sovran të Bektashinjve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social X, librin “THE ALBANIAN BEKTASHI- HISTORY AND CULTURE OF A DERVISH ORDER IN THE BALKANS”, të autorit Robert Elsie duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi. Rama e cilësoi Urdhrin Bektashi si një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran,…

Read More

Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e mëtejshëm të axhendës gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim Belen Sanz Luque, drejtuesen e Zyrës Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore të UN Women. Ky takim vjen në pararendje të konferencës që do të organizohet nesër në Tiranë me temë “Vizioni për të ardhmen, 30 vjet pas Deklaratës së Pekinit”. Koçiu theksoi se, qeveria shqiptare po implementon politika të reja dhe mekanizma që rrisin përfshirjen e grave në vendimmarrje. “Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e mëtejshëm të axhendës gjinore, duke…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në vijim të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është pritur në një takim nga ryeministri Hristijan Mickoski. Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar. ”Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të BP. Shqipëria dhe Maqedonia e…

Read More

Bashkia e Maliqit si i gjithë vendi përballet me fenomenin e largimit të qytetarëve. Edhe pse sipas kryetarit të bashkisë Gëzim Topçiu punë ka. Në emisionin “Vendi Im” Topçiu tregon se fabrika “Fish City” u mbyll sepse nuk gjeti punëtorë. “Sot që flasim në Maliq kemi nevojë për 500 punëtorë. Një fabrikë, që është “Fish City” kërkon 300 gra i kërkon nesër të punojnë rregullitsht me një pagë dinjitoze. Kemi një kompani amerikane e cila kërkon të rinj dhe aty fillohet me një pagë minimale 60 mijë lekë dhe shkohet 100 mijë lekë. Kërkojnë fermerët çdo ditë njerëz për punë,…

Read More

Zgjedhjet parlamentare janë në 2025, por puna e madhe me detyrat po bëhet që tani në shtator. Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi pranon se me përllogaritjet e Censit që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në Korçë dhe rritjes së popullsisë në kryeqytet, qarku juglindor rrezikon humbasë një mandat në zgjedhjet parlamentare të 2025. Nga 11 mandate që qarku i Korçës ka pasur deri në zgjedhjet e 2021, numri i ligjvënësve që mund të zgjedhë do të jetë 10. Edhe në rast se ndodh kjo, Partia Socialiste sipas Peleshit do të kërkojë të fitojë 6…

Read More

Qeveria do të ndryshojë një sërë taksash në tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e re fiskale 2024-2027, e kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e hartuar me ndihmën e këtij të fundit. Drafti parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël, i cili ka qenë deri më tani i përjashtuar; ndryshimin e taksimit të pagave, duke rritur pragun e pataksueshëm dhe rishikuar normat e progresivitetit. Gjithashtu, do të rritet edhe paga minimale. Qeveria parashikon të ndryshojë taksat mbi pasuritë e patundshme, si dhe të heqë përjashtimet fiskale, që janë aktualisht në fuqi…

Read More

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. ”I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”,-informon Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Njoftimi i plotë Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet…

Read More

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku. Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë. ”Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë. Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë”, u shpreh…

Read More