Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ndryshojnë sërish taksat për tre vitet e ardhshme

17:25 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa biznesi llogari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria do të ndryshojë një sërë taksash në tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e re fiskale 2024-2027, e kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e hartuar me ndihmën e këtij të fundit.

Drafti parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël, i cili ka qenë deri më tani i përjashtuar; ndryshimin e taksimit të pagave, duke rritur pragun e pataksueshëm dhe rishikuar normat e progresivitetit. Gjithashtu, do të rritet edhe paga minimale. Qeveria parashikon të ndryshojë taksat mbi pasuritë e patundshme, si dhe të heqë përjashtimet fiskale, që janë aktualisht në fuqi në shumë sektorë. Por çfarë synohet me këto ndryshime fiskale? Thënë ndryshe tek taksat dhe tatimet?

Qëllimi kryesor është rritja e nivelit të të ardhurave në buxhetin e shtetit; ulja e evazionit fiskal dhe informalitetit dhe si miradministrimi fiskal nga institucionet shtetërore, kryesisht tatimet dhe doganat. Por sa të ardhura grumbullohen aktualisht, që u bë e nevojshme një ndërhyrje e tillë në nivelin fiskal?

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ndonëse ka një nivel relativisht të lartë të taksave kundrejt vendeve të tjera të rajonit, mbledh shumë më pak të ardhura. Niveli të ardhurave buxhetore përllogaritet në 25.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën. Cilat janë arsyet e një situate të tillë?

Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe informalitetit, ku vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve dhe bizneseve paguajnë, ndërsa përfitojnë duke ushtruar aktivitet në të zezë. Administrimi i dobët fiskal, kryesisht i tatimeve që gjeneron edhe pjesën dërrmuese të të ardhurave, si dhe përjashtimet e shumta fiskale, që ka bërë qeveria në disa sektorë. /A2cnn/

taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.