Author: tirana

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. ”I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”,-informon Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Njoftimi i plotë Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet…

Read More

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku. Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë. ”Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë. Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë”, u shpreh…

Read More

Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu në emisionin “Vendi Im” nga Edlira Prendi, rrëfen se duhet më shumë mbështetje për fermerët. Ai shpjegon se ndoshta një skemë e re subvencionimi do t’iu vinte në ndihmë sidomos atyre që merren me blegtori. “Ka probleme në skemën e bujqësisë edhe pse kanë filluar të marrin subvencione të naftës apo të të gjithë inputeve të tjera bujqësore. Ka një vështirësi në dhënien e këtyre financimeve apo subvencioneve në momentin e duhur kur fermerëve iu nevojiten. Ajo që fermerët kanë ngritur shqetësim ka të bëjë me skemën e subvencioneve që duhet të ndryshojë.…

Read More

Dashi Përqendrohu Dash! Një bashkëveprim mes Mërkurit dhe Uranit të frymëzon të jesh një person më i fokusuar, të shohësh zgjidhje edhe atje ku mendon se do të jetë e vështirë. Mërkuri hyn në zonën tënde të marrëdhënieve, e qeverisur nga Peshorja, duke të të dhënë aftësi komunikimi, për të përmirësuar lidhjet e tua romantike. Hëna në Luan mbështet besimin tënd, entuziazmin dhe gatishmërinë për të dashuruar. Demi Është koha për të komunikuar, i dashur Dem! Mërkuri dhe Urani të frymëzon të flasësh për një temë të vështirë, në vend që ta shmangësh atë. Mërkuri hyn në zonën tënde të…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thotë se e ka gati emrin për zëvendësuesin e Muhamet Rrumbullakut, në krye të Policisë së Shtetit. Vetë ministri pranon se janë skualifikuar 4 nga 15 kandidatet në garë ndërsa Tv Klan mëson se të skualifikuarit janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini. “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë misioni europian qoftë ICITAP janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë”, tha Hoxha.

Read More

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi ka ngjallur interes në mediat e huaja. Në artikujt theksohet se nëse gjithçka shkon sipas planit, shteti bektashian i ngjashëm me Vatikanin do të jetë shteti më i vogël në botë. Lajmi për krijimin e këtij shteti është publikuar nga prestigjozja ‘The New York Times”, e më pas vetë kryeministri Edi Rama e konfirmoi zyrtarisht nga foltorja e OKB-së. Ky shtet do të jetë për të promovuar një version tolerant të Islamit dhe traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare. Po ashtu në gazetën e mirënjohur “Hyrjet” bëhet me dije se…

Read More

Gëzim Topçiu është i vetmi politikan në Shqipëri që ka fituar 7 beteja zgjedhore lokale me logon e PS. Topçiu është sot në mandatin e 7 si kryetar i bashkisë së Maliqit dhe për emisionin “Vendi Im” nga Edlira Prendi, tregon se çfarë e ka ndihmuar atë të fitojë çdo palë zgjedhje prej vitit 2000. “Unë kur kam filluar punë si kryetar bashkie në vitet 2000 kam ardhur me idenë që unë sa vite të rri do të punoj e kontribuoj që të le një emër. Dhe ky është çelësi, nuk është se unë jam ndryshe nga kryetarët e tjerë.…

Read More

Nismën e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë, për Ilir Metën është një shashkë për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga aferat korruptive, si dhe të pakonsultuar me askënd. Gjatë një konference për mediat, teksa akuzon Ramën si grabitës të pronave të Bektashinjve, Meta tha se kjo nismë bëhet për efekt elektoral. “Hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran, në mënyrë të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, kjo është një shashkë për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive”, tha Meta. Presidenti i Partisë së Lirisë, shtoi se…

Read More

Barcelona humbi portierin Marc Andre Ter Stegen për shkak dëmtimi. Drejtuesit katalanas kanë nisur të shikojnë për një zëvendësues dhe kanë hedhur sytë nga portierët që kanë pa kontratë. Në listën e publikuar nga media pranë klubit “Mundo Deportivo”, bën pjesë edhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha. 35-vjeçari mbylli aventurën tek Empoli dhe ka mbetur pa kontratë, ndërsa është në kërkim të një aventure të re. Berisha ka eksperiencë të madhe dhe do ishte zgjedhje e rëndësishme për një sezon. Bashku me të, janë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Keylor Navas, Loris Karius, Tomas Kubek dhe Edgar Badia.

Read More

Pastori Akil Pano i bën thirrje Presidentit Bajram Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të trajtuar çështjen e krijimit të shtetit sovran Bektashian në Tiranë. Ideja e Krijimit të shtetit Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi u publikua për herë të parë në gazetën ‘New York Times’ dhe pasqyron modelin e Vatikanit, duke i lejuar Urdhrit të veprojë në mënyrë të pavarur, në një territor rreth 27 hektarë brenda Tiranës. “Kushtetuta jonë e ka të përkufizuar që Shqipëria është territor i pandarë. Duhet të ndryshojë Kushtetuta, prandaj kjo histori nuk përfundon brenda muajit apo 6 muajve. Nuk ka të…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dha informacione lidhur me gjendjen e rendit në vend. Hoxha solli në vëmendje disa tregues që dëshmojnë se rendi dhe siguria në vend është në parametra optimalë dhe se tashmë krahasimi bëhet me vendet anëtare të Bashkimit Europian. “Shqipëria, edhe këtë vit, po vijon me trendin rritës të numrit të turistëve. Shifra e 10 milionë turistëve është tejkaluar nën sloganin “Safe Stay in Albania”, lançuar para fillimit të sezonit turistik. Falë angazhimit dhe kontributit…

Read More

Me debate është shoqëruar mbledhja e kësaj të hëne në Komisionin e Sigurisë, teksa ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u përgjigjet pyetjeve të bëra nga anëtarët, lidhur me rendin dhe sigurinë në vend. Tonet u ngritën dhe deputetët e opozitës i kërkuan të përgjigjet për disa çështje, anëtari socialist Paulin Sterkaj iu drejtua kolegëve demokratë duke i thënë që të mos i bëjnë presion ministrit por ta lenë të flasë. “E di që deri në 2034 nuk do vini në pushtet dhe e keni lodhje të gjatë dhe mundim të gjatë por, ministri sa ka ardh në detyrë, e kemi…

Read More