Author: tirana

Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në burg, shkruan Express. Ndërkaq i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Prishtinë 23.09.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë një mashkull të mitur kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Read More

Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë. Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit…

Read More

Ndërsa paniku dhe frika pushtojnë Libanin, ku mijëra civilë janë në lëvizje, duke u përpjekur t’i shpëtojnë natës më të përgjakshme që brezat e tyre kanë parë, thirrjet për t’i dhënë fund armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut po rriten. Të vdekurit kanë kaluar 500 (përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra) dhe të plagosurit janë me mijëra pasi bombardimet e forta ajrore të Izraelit po intensifikohen, nga frika e përshkallëzimit të mëtejshëm. Paralajmërimet e Katarit dhe Egjiptit për rrezikun e një lufte të përgjithshme në Lindjen e Mesme duken të largëta, ndërsa Kina dënon dhe Franca thërret një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa bota…

Read More

Një automjet është duke u djegur në këto momente pranë qendrës së qytetit. Zjarrfikësja në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit. Qeveria i ka marrë “disa vendime” në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat “janë shumë të qarta për mua”, tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë. “Kjo…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale projektin për rikonstruktimin e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër. Rama ka theksuar edhe një herë rëndësinë që i jepet arsimit profesional për Shqipërinë 2030. ”MIRËMËNGJES dhe me projektin e rilindjes së shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër, pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore në mbështetje të ambicies sonë për Arsimin Profesional për #SHQIPËRINË2030 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe arrestuar një prej trafikantëve të anijes që transportoi emigrantët me një gomone ditën e djeshme në brigjet e Samos. Anija e mbytur pati një bilanc tragjik me katër emigrantë të vdekur pasi një vajzë e mitur dhe tre gra u nxorrën nga deti të mbytura. 26 të huaj janë identifikuar në brigjet e Samos, duke i shpëtuar mbytjes. Gjithsej 30 të huaj u shpëtuan dhe trafikanti i dyshuar u arrestua. Kërkimet vijojnë si zakonisht gjatë ditës së sotme nga mjetet lundruese detare dhe tokësore të Rojes Bregdetare dhe të Rojes Bregdetare Helene dhe nga anijet që lundrojnë për çdo person…

Read More

Ditën e sotme, 24 shtator 2024, në tregun valutor, euroja blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan sot blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 89.8 lekë. Paundi britanik, blihet sot me 118 lekë, ndërsa shitet me 119.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104 lekë dhe në shitje me 105.6 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë dhe në shitje me 66.6 lekë.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, me pasojë dy jetë të humbura. Policia bën me dije se rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë…

Read More

Për ditën e sotme dhe të nesërme pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar ne formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta…

Read More

Dashi Kjo ditë është e favorshme për të riorganizuar çështjet ekonomike dhe profesionale. Në dashuri, është momenti të tregoheni të sinqertë dhe të afërt me partnerin. Disa mund të kenë probleme të vjetra për të zgjidhur, por kjo nuk duhet t’i pengojë të lëvizin përpara me projekte të reja. Demi Ju ndjeni një lloj intolerance në dashuri për shkak të ndikimit të Venusit. Nëse keni pasur keqkuptime, është më mirë t’i diskutoni menjëherë. Në punë, mund të përballeni me disa sfida, por do të ketë mundësi për të treguar aftësitë tuaja dhe për të përparuar​. Binjakët Ndikimi i Hënës në…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në selinë e OKB, në Nju-Jork, pjesë e panelit me temë “Dialogun për të ardhmen digjitale”, tha se teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. “Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës”, tha Rama. Fjala e Kryeministrit Edi Rama Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim. Ne në Shqipëri…

Read More