Makineritë e reja të kompanisë publike “Eco Tirana” janë vënë në punë për të pastruar çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër aksionin e pastrimit gjatë orëve të para të mëngjesit. Veliaj shprehet se punonjësit e kompanisë “Eco Tirana” nuk lodhen duke pastruar qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. “Ende pa gdhirë, doja të falenderoja kolegët e kompanisë publike “Eco Tirana” , që nuk lodhen së pastruari qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Na ndiq në këtë video të shkurtër për…
Author: tirana
Nga datat 23 deri më 28 Shtator, do të organizohet në vendin tonë Java Kulturore Kineze, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjatë kësaj jave, e cila thellon më tej miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kinës, që këtë vit celebron 75-vjetorin e Krijimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve, do të organizohen një sërë aktivitetesh. Pikërisht për të festuar këtë celebrim të rëndësishëm më datë 25 Shtator, ora 18:30, në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, do të organizohet një koncert muzikor nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Vallëzimit të…
Një plagosje me thikë është regjistruar disa momente në Tiranë. Policia njofton se i plagosur është një 42-vjeçar, i cili është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, në afërsi të spitaleve, një person i panjohur e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas është larguar. I plagosuri, siç mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë duke e plagosur në këmbë. Sipas tij nuk e ka identifikuar…
Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës ka bërë një tjetër përpjekje për lirim nga burgu. Dajti ka depozituar një kërkesë me anë të avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, vendim me të cilin ai u la në burg përjetë. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Dajti pretendon se vendimi i dhënë është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues. Gjithmonë sipas pretendimeve…
3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 të zhdukur është bilanci i tragjedisë më të fundit të ndodhur orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindror. Sipas rojes bregdetare greke, një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys vetëm pak metra larg bregut të ishullit grek. Banorë të zonës dhe disa peshkatarë aty pranë mundën të ndihmojnë 5 të shpëtuarit të dalin në breg, por ishte e pa mundur të bëhej diçka për 3 të mbyturit, mes tyre dy vajza të mitura. Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare,…
KQZ ka bërë gati draftin e votës së emigrantëve, duke sqaruar dhe listuar dokumentacionet që emigrantëve do t’u duhen për të shprehur vullnetin e tyre me votë në postë. Rregulla të përgjithshme 1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshirontë ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet nëlistën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim. 2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë venditrealizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ). II. Paraqitja e kërkesave për…
Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në afërsi të QSUT-së, nga një person ende i paidentifikuar. “Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës”, njofton policia. Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me homologun e saj në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi. Spiropali tha se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Ajo tha se korridori VIII është ëndërr e shqiptarëve, duke shtuar se mezi pret që rrugën Tiranë-Shkup ta bëjë nga ky aks rrugor. Elisa Spiropali: Në Shqipëri i është kushtuar një vëmendje e posaçme zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut. Procesi zgjedhor ishte i standardeve europiane, për të cilat ju përgëzojmë. Rotacioni politik nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jemi të gatshëm të…
Vangjel Tavo betohet si kreu i Bashkisë Himarë. Tavo fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht.
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Ndaj ish zëvendës kryeministrit, njëherësh ish ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli…
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas grek, pasi i janë gjetur në makinë dhe në banesë steka me cigare pa pullë fiskale, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanëeb se personi i arrestuar për kontrabandë është Vasileios Trasias. “Korçë/Si rezultat i zbatimit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Iu gjetën në automjet dhe në banesë, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari (shtetas grek). Sekuestrohen stekat me…
Katër kandidatë janë skualifikuar nga gara për Kreun e ri të Policisë. Katër kandidatët e skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini. Ky i fundit u skualifikua pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale që dëshmonin sjelljen e pahijshme ndaj institucioneve të drejtësisë në vend.