Author: tirana

Luiza Gega ka dalë fituese në Maratonën “Prishtina 2024”. Atletja shqiptare zuri vendi e parë më garën prej 42 kilometrash, duke lënë pas atletet nga Kenia, që njihen për vrapime të gjata. Ajo mbylli garën për 2 orë e 35 minuta e 7 të qindta, duke arritur një rekord kombëtar. Kjo ishte hera e parë që atletja nga Shqipëria arrin të triumfojë në një maratonë. “Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për…

Read More

FIER- Një aksident fatal ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit ku një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në koka ka ndërruar jetë. I lënduari u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë, pasi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Bëhet me dije se viktima ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga makina. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Read More

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella. Më 18 gusht të këtij viti, ai shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Shëngjin, ku humbi jetën kunati i tij Nicola Loro. Mësohet se Di Tella ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore. Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj

Read More

SARANDA- Dy polakë u arrestuan në Sarandë pasi u kapën duke shitur drogë sintetike metamfetaminë. Mësohet së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku ata qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh. Të arrestuarit janë Grzegorz Ogorkiewicz dhe Sebastian Pekrol. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor…

Read More

Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”. I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia. “Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

LIBAN- Pak është vërtet e faktuar pas shpërthimeve të pagerëve dhe Walkie-Talkiet në Liban këtë javë. Ajo që është e qartë deri më tani është se të paktën 37 persona janë vrarë dhe mbi 3000 janë plagosur dhe se lufta mes Izraelit dhe milicive në Liban po përshkallëzohet sërish. Pagerët janë transmentues që përdorin luftëtarët e Hezbollahut islamik. Hezbollahu është i klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Organizata përdor telekomanda dhe pager sepse ndryshe nga telefonat celularë, ato nuk mund të gjurmohen. Në Tajvan, zyra e prokurorit publik lokal ka hapur një hetim kundër prodhuesit të pajisjeve të tilla. New York…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz është përballur me një krizë gjigante prej muajsh. Dhe Brandenburgu mund të jetë fatal për të. Sot në Gjermani mbahen zgjedhjet lokale në shtetin ku socialistët janë historikisht fitues dhe ku kancelari ka bastionin e tij. Megjithatë, peizazhi politik ka ndryshuar thellësisht dhe partia e ekstremit të djathtë AfD mund të fitojë sërish, pas sukseseve në Turingi dhe Saksoni në javët e fundit. Një tjetër humbje për socialdemokratët do të kishte një peshë tjetër këtë herë. Scholz ndihet si i zoti i shtëpisë në Brandeburg dhe një humbje në votime do ta ulte atë gjithashtu në…

Read More

FRANCE – PSG nuk ishte në gjendje të zgjaste serinë e saj të fitoreve në gjashtë radhazi (L1 + Champions League). Ajo u mbajt në kontroll (1-1) në fushë në Stade de Reims këtë të shtunë në mbrëmje për ditën e 5-të të kampionatit, në një ndeshje që edhe mund ta kishte fituar, pasi kishte situatat më të mira, veçanërisht nga Lee (21’, 25’), Doué (33’), Barcola (55’), Dembélé (82’), apo edhe Mayulu i ri në kohën e shtuar (90’+4). Por PSG gjithashtu mund ta kishte humbur atë ndeshje nga një goditje e Sangui. U desh hyrja në lojë në minutën…

Read More

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor të Iranit vrau të paktën 28 persona dhe la 17 të plagosur. Sipas televizionit shtetëror iranian, 30 persona ende të bllokuar në minierë, shkruan Reuters. Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në blloqet B dhe C të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thotë TV shtetëror. Numri i përgjithshëm i punëtorëve në blloqe në momentin e shpërthimit ishte 69. Media shtetërore iraniane tha se shpërthimi ndodhi të shtunën në orën 21:00.

Read More

Në Mynih filloi “Oktoberfest”. Këtë vit Festa e Tetorit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, edhe birra është më e shtrenjtë. Por kjo nuk i pengoi qindra vetë të qëndronin në radhë që në orët e para të mëngjesit. Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në botë ka hapur dyert të shtunën në Mynih. Që në orët e para të mëngjesit ishin krijuar radhë të gjata të vizitorëve të veshur me kostumet tradicionale për “Wiesn”. Ka një traditë të Festës së Tetorit, që menjëherë pas hapjes të rinjtë rendin për të zënë një vend të mirë në…

Read More

Dashi Ata që duan të flasin për dashurinë gjatë orëve të ardhshme do të jenë të favorizuar. Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim nga e hëna. Jupiteri mbështet në punë. Do të jeni gati për të përballuar gjithçka në mënyrë energjike. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, jeni duke përjetuar një situatë të përgjithshme që të fton dashurinë, ndjenjat në përgjithësi. Ajo që po përjetoni do jetë një fundjavë që do ju bëjë të reflektoni për gjërat. Ndryshimet në punë mund të jenë shqetësuese, por mund të jenë edhe të mahnitshme! Binjakët Po përjetoni një periudhë të favorshme,…

Read More

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që; orët e pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu; Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të…

Read More