Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti thotë se protesta është përgjigjia e duhur ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë/ditë për pensionistët. ”Këto qindarkat që po jep lëmosha qeveritare janë hic gjë para qindra milionë euro që cdo vit destinohen për luksin qeveritar, vjedhjeve deri në 100% të fondeve publike më tenderime të sajuara e të porositura, grabitjeve shekullore me PPP rrugësh “të arta” apo inceneratorë fantazëm”,-shkruan Teliti. Postimi i plotë DUKU PENSIONIST, PROTESTA ËSHTË PËRGJIGJA E DUHUR NDAJ LËMOSHËS TALLËSE 25 LEKË/DITË. E cfarë mund të bejë pensionisti me 25 lekë në ditë shtesë nga indeksimi? Në rastin më…
Author: tirana
Këtë të shtunë janë luajtur sfida të tjera për Kategorinë e Parë. Besa pësoi ndalesën e parë pas pesë javëve kampionat. Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Lushnjës, në një ndeshje shumë të luftuar. Pavarësisht barazimit, verdhezinjtë mbeten në vendin e parë me 13 pikë, 1 pikë më shumë se Vora e vendit të dytë. Këta të fundit morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Korabit në transfertë me rezultatin 1-0. Vendosi goli i shënuar nga Avdiu në minutën e 4-t. Me të njëjtin rezultat, fitoi edhe Pogradeci ndaj Erzenit në shtëpi. Liqenorët iu falën një…
Në zgjedhjet parlamentare të 2025, një forcë e rëndësishme dhe shumë e diskutuar janë edhe emigrantët. Demokratët e diasporës në Itali kanë ndezur motorët për tu përgatitur për fushatën zgjedhore të 2025, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli. Sot ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagnia, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës. Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Zj. Brunilda Dakoli, Z. Aleks Bega dhe Z. Gëzim Brunga. Gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Voltana Ademi…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilluan këtë të shtunë një takim me kryetarin e bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha. Mazniku thotë se bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë. ”Diskutuam për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjmë së bashku. Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, bashkia ka ulur borxhin, ka sistemuar infrastrukturën rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infrastrukturën arsimore”,-shkruan Mazniku. Postimi i plotë Bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë. Diskutuam bashkë me Bora Muzhaqin,…
Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, ku një mjet tip “Benz” ka goditur një këmbësore femër që ka tentuar të kalojë rrugën. E dëmtuara është nisur drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa raportohet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Bayern München pas triumfit 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve, fituan 5-0 në kampionat ndaj Werder Bremen. Skuadra ishte dominuese në takimin e javës së katërt në Bundesligë. Olise zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me miqtë që shënuan edhe tre herë të tjera me Kane, Olise dhe Gnabry. Bayern München mban kreun e renditjes me 12 pikë të grumbulluara. Në ndeshjet e tjera, u prodhuan gola të shumtë gjithashtu. Feriburg triumfoi 0-3 ndaj…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se sezoni veror turistik i këtij viti, është shumë i suksesshëm. Kumbaro u shpreh në ”Kjo Javë”, se referuar shifrave, kishim një rritje të numrit të turistëve dhe të ardhurave të përfituara prej saj. ”Deri në fund të gushtit mund ta konsiderojmë një sezon verior të suksesshëm. Nëse gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar, kemi rreth 20 përqind më shumë vizitorë të huaj. Pra e theksojmë vizitorë të huaj sepse është e vështirë për momentin të llogarisim…
Moti i keq vijon të krijojë probleme për disa shtete të Europës. Në Budapest alarmi i Danubit mbetet. Në Itali tashmë po llogariten dëmet material të përmbytjeve që gjunjëzuan rajonin e Emilja Romanja. Shteti ka ndarë 20 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga vërshimet e mëdha të ujit. Piku i përmbytjes duhet të arrijë sot në mbrëmje. Krahasuar me përmbytjen e vitit 2013, ekspertët thonë se vala mund të jetë më pak shkatërruese, por do të zgjasë më gjatë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e PL-së Monika Kryemadhi, dhe pse larg njëri-tjetrin, të dy kanë zgjedhur natyrën për të kaluar këtë të shtunë. ”Palestra më e mirë mbetet natyra”,-shkruan Meta. Edhe bashkëshortja e tij në proces divorci, deputetja Monika Kryemadhi zgjidhi të tregonte se ku po e kalonte këtë të shtunë. Kryemadhi ka pozuar në në parvazin e dritares së një godine. “Pa mendim…”, shkruan Kryemadhi. Ata nuk kursejnë ta tregojnë jetën e tyre në rrjetet sociale.
“EA Festival, liri dhe transformim” vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike. Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator. ”Nuk ishte e vështirë pjesa logjistike për mua pasi janë personazhe që i kam takuar në Angli në takime letrare. Ajo që është pak më e vështirë, është pjesa emocionale sepse unë jam nga Durrësi. Dita e parë e…
”Izraeli po e zhyt Lindjen e Mesme në luftë totale”,-thotë qeveria në Liban, pas valës së bombardimeve nga ushtria e Izraelit që pretendon se shënjestroi Hezbollahun. Bilanci i viktimave është përkeqësuar në Bejrut, ku raportohet për mbi 31 persona të vrarë, përfshirë tre fëmijë dhe shtatë gra. Organizata që mbështetet nga Irani, konfirmoi humbjen e 16 anëtarëve, prej të cilëve dy komandantë të lartë të Hezbollahut. Ushtria izraelite njoftoi se në shënjestër të sulmit ishte njësia elitare Radwan, një grupim i mbështetur nga Irani që vepron në Liban. Forcat izraelite bëjnë të ditur se sulmet në shtetin fqinj nuk do…
Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytetarëve të Belshit. Këta të fundit kërkojnë të drejtën, pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit. Deputeti demokrat, Ervin Salianji si drejtues politik i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet parlamentare në 2025, tha se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime Salianji paralajmëroi bllokimin e përkohshëm të rrugës nëse problemi nuk zgjidhet. Sipas Salianjit qeveria Rama ka vendosur që t’i largojë me dhunë qytetarët nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitesh.