Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

VIDEO/ ”EA Festival” në Durrës, Ypi: Kultura shqiptare, pikëtakimi midis lindjes dhe perëndimit

17:02 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lea ypi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“EA Festival, liri dhe transformim” vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike. Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.

”Nuk ishte e vështirë pjesa logjistike për mua pasi janë personazhe që i kam takuar në Angli në takime letrare. Ajo që është pak më e vështirë, është pjesa emocionale sepse unë jam nga Durrësi. Dita e parë e festivalit është në Durrës. Është qyteti i lindjes, i shumë kujtimeve dhe të kthehesh pas kaq shumë vitesh me një aktivitet kulturor në një qytet ku edhe je rritur nga ana kulturore, kthimi ka qenë më i vështirë.

Janë dy ditë me debate me tema të ndryshme. Ideja ishte të sillnim disa personazhe të njohur të fushave letrare, filozofike , të shkencave politike, të të drejtave të njeriut që diskutojnë për librat e publikuara kohët e fundit dhe ja sjellin publikut durrsak me shpresën që do jetë fillimi i një dialogu interesant midis lexuesve dhe këtyre personazhe të jetës britanike.

Shqipëria ka marrë gjithnjë e më tepër vëmendjen e të huajve. E keni parë edhe nga shifrat e rritjes turistike. Për mua një vend njihet më mirë kur njihet kultura e një vendi. Kultura e trojeve shqiptare është një pikë takimi interesant midis lindjes dhe perëndimit, midis kulturës islame dhe kristjane. Them se edhe për ata që e vizitojnë Shqipërinë e njohin më mirë nëse e qasin përmes kulturës”,-tha Ypi.

EA Festival lea ypi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.