Author: tirana

Udhëheqës nga mbarë bota ndër ta edhe kryeministri Rama do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në Nju Jork. Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë. Krahas Asamblesë së Përgjithshme do të mbahet edhe një samit për të ardhmen që synon reformimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e sfidave të reja, përfshirë ndryshimet klimatike dhe inteligjencën artificiale. Ndërkohë që kryeministri shqiptar ka planifikuar krahas takimeve me homologë edhe pjesmarrjen në takimin me…

Read More

Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atëherë është shfaqur në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera. XEC u zbulua se kishte disa mutacione të reja që mund të ndihmonin përhapjen e llojit këtë vjeshtë, megjithëse ekspertët besojnë se vaksina duhet të ndihmojë në parandalimin e rasteve më të rënda. Profesor Francois Balouk, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London, tha se XEC mund të bëhet nënvarianti dominues gjatë dimrit, shkruan shkruan “BBC”. Katër simptomat më të zakonshme Simptomat që përjetojnë pacientët me variantin XEC janë të…

Read More

New York Times i ka kushtuar një artikull mundësisë së krijimit të një shteti të stilit të Vatikanit në Shqipëri. Sipas NYT kryeministri Edi Rama dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kleriku mysliman që përgatitet të udhëheqë atë që, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të bëhet shteti më i vogël në botë, ka plane të zbehta për vendin e ri të vogël.

Read More

Vlora/ Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij dhe vuri në rrezik edhe banorët e fshatit duke qëlluar me armën në ajër, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe automjeti me të cilin tentoi të largohej, së bashku me një sasi lënde narkotike cannabis dhe fishekë luftarakë, të cilat u gjetën të fshehura në stanin e 48-vjeçarit. Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër,…

Read More

Studiues, arkeologë, përfaqësues të turizmit dhe zhvillimit lokal kanë ndarë në të parin event rreth potencialit kulturor dhe arkeologjik të Luginës së Drinos ide dhe plane konkrete e gjetjet arkeologjike të deritanishme dhe të studimeve që hedhin dritë mbi historinë e popullimit të luginës që nga antikiteti e deri sot. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka qenë në çdo hap mbështetës për miratimin dhe mbikëqyren e gjithë punës që bëhet në terren dhe gjithashtu kujdesjen për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që gërmohen, hapi i radhës do të jetë miratimi i planit të menaxhimit për Antigonenë që do të përfshijë…

Read More

Pas administratës qendrore të Bashkisë së Tiranës, kompania e njohur gjermane e certifikimit të standardeve të shërbimit “DEKRA”, ka vlerësuar me certifikatën ISO-9001 edhe punën e Policisë Bashkiake të Tiranës, e cila bëhet kështu, trupa e parë e policisë në vendin tonë që merr këtë lloj vlerësimi. Pas marrjes së certifikimit nga drejtuesit e DEKRA-s, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Policinë Bashkiake dhe punën e saj në këto 10 vjet. “E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj disa mujor për të kontrolluar të gjitha procedurat e më në fund, për të…

Read More

Shqipëria po përjeton ditët më të mira të turizmit me fokus tek deti dhe rëra. Ky vit parashikohet të mbyllet me gati 14 milionë turistë që vizitojnë vendin tonë. Por një shprehje thotë: ‘Është e vështirë ta arrish një gjë, por akoma më e vështirë për ta mbajtur atë’. Çfarë duhet bërë që ky ‘boom’ turistik të ketë vazhdimësi. Me çdo kusht ne duhet të dimë të jemi të veçantë në ofertën tonë. Duhet të konkurrojmë me atë të cilën e kemi speciale, autentike. Ne nuk i konkurrojmë dot shtetet e tjera, konkurrentët tanë të fuqishëm si Greqia, Italia e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i dorëzoi stafetën e drejtimit politik të PS Shkodër Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti Benet Beci. “Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”-u shpreh Spiropali. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik u shpreh se qyteti tashmë është futur në një proces transformues. “Falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë, sepse puna është në fokusin tonë politik.” Spiropali, ia dorëzoi drejtimin politik…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Kjo Prokurori regjistroi procedim pasuror për shtetasin E.B, për shkak të dyshimit të krijuar se ky person i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve) apo persona të lidhur më të, kanë në pronësi apo posedim pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Në funksion të procedimit pasuror, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit E.B dhe/ose personave të lidhur me të,…

Read More

Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët kanë vendosur të zgjedhin shkollimin me fokusin në degë për të cilat Ministria e Mbrojtjes garanton mbështetje të vazhdueshme. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau një video ku dy të rinjtë studentë ndajnë emocionet dhe ambiciet e tyre në prag të nisjes së vitit të ri akademik duke parë nga e ardhmja. Avantazhet e këtij shkollimi janë tarifa pa pagesë, strehimi dhe siguria e karrierës pas studimeve . Studentja Adelajda Dybeli thekson se, “jam studente e vitit të parë…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: 1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e…

Read More

Janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës sociale në Elbasan, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar, ndërsa ende po kërkohet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër. Policia bën me dije se dy 13 vjeçarë dhe një 14 vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin u laguan nga qenda mos lënë asnjë informacion për vend ndodhjen e tyre. Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i qendrës sociale sipas të cilit të mitur u larguan në drejtim të paditur rreth mesditës së të enjtes. Dy prej të miturve janë nga qyteti i Librazhdit dhe njëri nga Lezha. Të miturit ishin strehuar…

Read More