Author: tirana

Dashi Kjo e shtunë parashikon rritjen e një raporti sentimental, i cili deri më tani ju ka dyjëzuar. Do i keni idetë më të qarta lidhur me personin që keni në krah. Demi Ndikimi i Marsit dhe Neptunit, do ju ftojnë që të mos hiqni dorë nga një ëndërr romantike, vetëm sepse për momentin nuk është e realizueshme. Durimi dhe vendosmëria janë dhuntitë tuaja më të mira. Përdorini në momentet më strategjike. Binjakët Ju pret një ditë delikate, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Marsit, ku zhvillimet nuk do të jenë shumë pozitive. Gjatë kësaj dite duhet të mendoheni…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka publikuar në Facebook, një foto me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin e cila ka qenë drejtuese politike në qarkun e Shkodrës, dhe shihen teksa konsumojnë një kafe. Në zgjedhjet vendore së bashku me Becin siguruan një fitore të madhe të PS-së në Shkodër, një bastion i zjarrtë i PD-së. ”Me Elisën Shkodra gjithmonë në fokusin e takimeve tona, gjithmonë mendime për të ndarë e gjëra të reja për të mësuar”,-shkruan Beci.

Read More

Teksa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori. Në Portugali janë regjistruar 5 viktima dhe 182 të plagosur, ndërsa sipërfaqja e tokës së shkatërruar nga zjarret vlerësohet të jetë mbi 122,000 hektarë. Rreth 83% e tokës ndodhet në veri dhe në qendër të vendit dhe sipas Institutit Portugez të Ruajtjes së Natyrës dhe Pyjeve, 60% e tokës së djegur ishte pyll, 29% e saj shkurret dhe 11% tokë bujqësore. Qeveria portugeze dekretoi një ditë zie kombëtare të premten për të nderuar viktimat e zjarreve. Portugalia është ndër vendet…

Read More

Jamarbër Malltezi ka sqaruar se çdo pagesë që evidentohet në dosjen e SPAK-ut në lidhje me gjyqet e liderit të opozitës, të zhvilluara jashtë vendit, është përballuar nga e bija. Malltezi është shprehur se të gjitha pagesat janë bërë publike dhe janë raportuar në institucionet përgjegjëse. Deklarata e plotë Prokurorët politikë gënjejnë kur shkruajnë se Jamarbër Malltezi ka paguar faturat e avokatëve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka përballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është…

Read More

Kryeministri Edi Rama konsumoi një kafe pa pagesë në “barin” e praktikës së shkollës profesionale në Elbasan. Shefi i qeverisë përfitoi nga ky moment për t’u bërë thirrje punonjësve të cilëve nuk u deklarohen pagat e plota, që të denoncojnë punëdhënësit e tyre. “Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale, edhe për një punonjës të zakonshëm edhe për një shef, në mënyrën më të pacipë, është haptazi kriminale. Edhe ne do të ndërmarrim hapa shumë të forta për këtë, por në të gjitha rastet kjo duhet të jetë në koshiencën shoqërore”,-tha Rama.…

Read More

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform Rregullores ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale. Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi. “Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka zhvilluar një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat ku për këtë vit arsimor janë rreth 224 nxënës të cilët kanë zgjedhur të ndjekin degët që ofrohen. Shkolla e mesme profesionale “Kristo Isak” përgatit profesionistë të rinj edhe në profilin socio-shëndetësor që prej vitit 2017 me ambientet të përshtatshme dhe kabinetin përkatës të pajisur me materialet e nevojshme. Ndërsa nxënësit kanë mundësi të zhvillojnë praktika në spitale, qendra sociale dhe qendra shëndetësore, duke fituar aftësi të vlefshme për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë. Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë se dëshiron të vendosë rënd dhe ligj. Ai tha se Perëndimi, duke qenë “shumë i kujdesshëm” me Serbinë, po bën që edhe Kosova “të paguajë për këtë dhe kjo nuk është…

Read More

Komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil besohet të jetë në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor izraelit në Bejrut. Aqil u vra në sulmin e ndodhur në periferitë jugore të kryeqytetit, që në total shkaktoi 8 viktima dhe la 59 të tjerë të plagosur. Ai u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, “Radwan”, teksa po zhvillonin një takim. Për këdo që do të siguronte informacione të besueshme për vendndodhjen e Aqil, SHBA kishte ofruar më parë një shpërblim prej 7 milionë dollarësh.

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu teksa bëri një analizë të dy kampeve politike në prag të zgjedhjeve të 2025, bëri një krahasim ironik për opozitën, pasi sipas tij fitorja e Ramës do të jetë më e kollajshme se fitorja e ish-diktatorit Enver Hoxha në 1945. Dhe kjo sipas tij pasi PD dhe opozita është konsumuar në luftën ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtësisë. “Si qytetar jashtë PS dhe PD është qasje e gabuar, ata që e kanë këshilluar në përplasje kanë bërë zgjedhjen e duhur. SPAK nuk ka fituar asnjë betejë me opozitën. Juridikisht drejtësia shqiptare e ka bilancin 0 me opozitën. Nuk ka…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me mbështetës të partisë nga Roskoveci. Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë. “Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar, kurrë nuk janë tërhequr, gjithmonë të vendosur për t’u përballur dhe për të fituar! Roskoveci nuk është lënë vetëm jashtë vëmendjes së qeverisjes qëndrore, por është keqadministruar edhe nga qeverisja lokale, ku abuzimi me detyrën ka prevaluar mbi interesin…

Read More

Më 5 nëntor, qytetarët amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin. Në fund të muajit korrikut, presidenti aktual i SHBA Joe Biden hoqi dorë nga oferta e tij për 2024 pas javësh presioni pas një debati të dobët dhe pyetjeve në rritje mbi shëndetin e tij. Sipas sondazheve kombëtare dhe të dhënave historike të sondazheve për Biden dhe Trump të mbledhura, tendencat tregojnë një rritje të fundit të mbështetjes për Kamala Harris, me pak më shumë se dy muaj të mbetur që dy kandidatët të bëjnë fushatë dhe të rrisin mbështetjen e votuesve, veçanërisht në…

Read More