Author: tirana

Avokati i Ervin Salianjit, Indrit Sefa kërkoi që deputeti të shpallet i pafajshëm. Kujtojmë se Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen. Avokati: Të prishet vendimi i shkallës së parë dhe të shpallet i pafajshëm Ervin Salianji. Prokurori Arben Qosja: E vlerësoj të drejtë vendimmarrjen e gjykatës, nuk ka shkelje proceduriale. Gjykimi është në respektim të ligjit. Në lidhje me ankimin e tre të pandehurve, për Fredi Alizotin kërkoj mos pranim të kërkesës së tij ( i cili ka hequr dorë nga ankimi). Në lidhje me të pa dehurit…

Read More

Kryeministri Edi Rama e sheh Presidentin rus, Vladimir Putin si një kukull. Kështu tha në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7. “Pse e mbani Putin në tryezë?”, e pyeti gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus. “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten”, u përgjigj Rama.

Read More

5 persona kanë rënë në pranga nga efektivët e policisë së komisariatit numër 2 në kryeqytet teksa 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Sipas informacioneve nga Policia, të arrestuarit dhe të proceduarit ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në rrugën Sami Frashëri. Teksa gjatë operacionit policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash.

Read More

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatjon Dautajt, i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. “Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim…

Read More

Dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar dyshohet se janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan. Sipas policisë, ka qenë përgjegjësi i qendrës sociale i cili ka kallëzuar largimin e të miturve. Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturve. Njoftimi i policisë: Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e…

Read More

Një fëmijë ka mbetur i dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron në Durrës. Ka qenë nëna e tij ajo që ka bërë kallëzim në polici, pasi pretendon se e gjitha ka ndodhur nga pakujdesia e edukatores. “U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Xh. K., se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron, nga pakujdesia e edukatores. Nga verifikimet e kryera dyshohet se fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, në ambientet e çerdhes”, njofton policia.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e rindërtuar “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, një investim ky i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Kukës. Rama shkruan në një postim në Facebook se “një tjetër portë e dijes hap dyert për nxënësit dhe mësuesit”. Nxënësit e kësaj shkolle, thekson kryeministri, do të mësojnë në kushte dinjitoze. Shkollës së re të Bicajt nuk i mungojnë as terrenet sportive bashkëkohore. Shkolla e rilindur “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, një tjetër portë e dijes që do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, falë investimit të…

Read More

Deputetët e opozitës janë mbledhur prej orës 10:00 për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore që do të mbahet në Apelin e Përgjithshëm ndaj deputetit Ervin Salianji. Në mbështetje të Salianjit janë ligjvënësit Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledjon Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani si dhe ish-deputeti Luçiano Boçi. Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar. Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin.…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mitrovicë. Meidat e Kosovës raportojnë se është plagosur një person, informacion i konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Nuk dihen ende detaje të tjera, teksa blutë e Kosovës po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Read More

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa. Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i…

Read More

Katër të huaj që kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare. Bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, por mjeti u ka pësuar defekt mes Velipojës dhe Shëngjinit, duke rrezikuar që të fundosej. Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë…

Read More

Shqipëria ka arritur një moment historik të ri në sektorin e turizmit me 8,5 milionë vizitorë deri në gusht, duke tejkaluar 7,5 milionë të vitit të kaluar – duke shënuar një vit rekord rritjeje, shkruan revista ‘Travel and Tour World’. Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat më të fundit të turizmit, duke zbuluar se Shqipëria ka pritur 8,5 milionë vizitorë deri në fund të gushtit të këtij viti. Kjo shënon një rritje të konsiderueshme nga 7,5 milionë turistë që vizituan gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke shfaqur një interes në rritje për atraksionet e vendit. Rama theksoi…

Read More