Author: tirana

Gjykata e Posaçme nisi gjyqin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim themeli sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme që evidentoi fshehjen e një apartamenti prej tij në Vlorë. Tushe më herët është dënuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dënim që e ka shlyer. Më 4 nëntor pritet të përballet me nje tjetër kërkesë dënimi ndaj tij për çështjen e re.

Read More

Kiara Tito e cila është pjesë e videos së re të Top Channel u përball me një koment të pahijshëm, i cili praktikisht i sugjeronte që të vishte diçka në ngjyrë të zezë, pasi Kiara dukej jo në formë në video. “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes. Në dorë e kisha, por në fundit të fundit, pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i…

Read More

Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë në një market në “Rrugën e Barrikadave”, ku u raportua se një vajzë 2-vjeç u tentua të rrëmbëhej nga një grua. Pamjet bënë xhiron e rrjetit tregonin zonjën duke marrë në duar vajzën e mitur, të cilën e ktheu sërish në market pas pak kohe. Në lidhje me ngjarjen policia sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e 57-vjeçares që shfaqet në video, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025 në Tiranë. Ai e zbuloi këtë detaj gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, ku u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare. “Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e…

Read More

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet se rastet e vdekjeve si ajo e ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani quhen vdekje të papritura. “Vdekje të papritura janë të njohura në një patologji që përbën një problematikë të madhe në sistemin shëndetësor. Shkaqet kryesore të vdekjes së papritur që personi humbet jetën një orë nga manifestimi i shenjave të para të sëmundjes janë të shumta, përmendim këtu shkaqet që i themi koronare që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me enët e…

Read More

Projekti i Korridorit VIII dhe Korridori X kanë qenë në fokus të diskutimeve të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest. Balluku njoftoi se ka folur me homologun kosovar për hekurudhën e përbashkët kombëtare që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën dhe që do të bëhet më pas pjesë e Korridorit të X, duke i dhënë Shqipërisë dy aksese. “Kemi folur për një sërë projektesh të përbashkëta, siç është Korridori i VIII, apo Korridori i X, por nga ana tjetër edhe me kolegun Liburn Aliu, me Ministrin e Kosovës, kemi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën profesionale të qytetit të Elbasanit bashkë me ministrat Mazniku dhe Gonxhe. Aty studiojnë 1400 nxënës, me 8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar. Rama vlerësoi se këto shifra optimiste flasin për thyerjen e mentalitetit se arsimi profesional është i kategorisë së dytë. “Lajmi i mirë është se po thyhet mentaliteti se arsimi profesional është kategori e ulët. Arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë që të mos ngelet pa punë. Po ashtu kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit,…

Read More

Olta Gixhari, e ftuar në podkastin “Zë me Mirën” ka folur për shumëçka. Aktorja u shpreh se ajo është përballur shpesh me komente të tipit: “Nuk do bëhesh kurrë mama”, të cilat megjithëse i kalonte me buzëqeshje, sërish e lënduan. “E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten se si isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. “Ti do të bëhesh mami? Jo, kurrë”. Edhe unë qeshja, ok, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja: “Sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme”. Mëmësia është e…

Read More

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të shtyrë për në 26 shtator vendimin përfundimtar për të, tha se pret të shpallet i pafajshëm. Ai paralajmëroi se këtë çështje dhe atë të mosfillimit të hetimit pasuror për ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do ta dërgojë në SPAK. “Është e qartë që regjistrimi është i saktë, Prokuroria sot tha që unë i kam dëmtuar imazhin një trafikanti droge dhe kam detyruar vëllain e tij të jepte dorëheqjen. Po unë këtë qëllim kam përditë, të rrëzoj qeverinë. Këta janë kalbësira morale që për para shesin gjithçka,…

Read More

Me fillimin e vitit të ri shkollor, kopshti “Ylberi” në Njësinë 1 në Tiranë pret çdo ditë në mjediset e reja rreth 180 fëmijë. Në përurimin e ndërtesës së re, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky kopësht vijon traditën e kësaj administrate, e cila njihet për transformimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve. “Kemi kopshte me ashensorë, me super kuzhina, me ushqime të freskëta, që konsumohen brenda ditës. Këtë standard e kemi traditë në bashki sepse ne nuk ndërtojmë vetëm një ndërtesë, por një komunitet. Pra, nuk është një hapësirë ku sjellim 180 fëmijë gjatë ditës, por…

Read More

Deputetja Jorida Tabaku, e afruar në PD e drejtuar nga Berisha thotë në një intervistë për Report Tv se kandidatin për kryeministër duhet ta vendosin demokratët. E pyetur se përse iu bashkua grupit të Berishës pas 2 vitesh, Tabaku tha se ajo është aty ku është Partia Demokratike. Tabaku thotë se 12 drejtuesit politikë të PD janë një ekip i mirë ndërsa kundërshtarët socialistë i akuzon se pavarësisht platformës “Deputeti që Duam” përmes së cilës premtojnë figura të reja në zgjedhje, kanë alternativë vetëm korrupsionin. “Sado që PS të dalë më një fasadë të re dhe të bëjë procese ‘Deputeti…

Read More

Gjykata e Apelit do të jap vendimin përfundimtar për deputetin e PD, Ervin Salianji më 26 shtator, në orën 13:00. Salianji është dënuar në Shkallën e Parë me 1 vit burg, në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Ervin Salianji: Sikurse e keni ndjekur, sot u zhvillua një proces, datë tjetër e në procesi të stërgjatë. U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që…

Read More