Author: tirana

Rejan Alivoda pritet të jetë largimi i radhës nga Vllaznia. Klubi shkodran ka gjetur akordin me Ittiha Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe gjithçka është e kryer. 200 mijë euro pritet të shkojnë në arkat e Vllaznisë për të lënë të lirë 21-vjeçarin e kombëtares Shpresa, ndërsa shkodranët ia kanë dalë të mbajnë edhe 20 përqind të kartonit, në rast të një shitje të mundshme nga klubi i ardhshëm. I dalë nga Akademia e Vllaznisë, Alivoda u bashkua me ekipin e parë të klubit në verën e 2022. Djaloshi ra në sy për forcën në mesin e fushës dhe…

Read More

Komanda ushtarake ruse ishte prej disa muajsh në dijeni të ofensivës ushtarake ruse në Kursk dhe madje po po hartonte planin për ta parandaluar atë, sipas dokumenteve që, siç pretendon ushtria ukrainase, i kapi nga pozicionet e braktisura ruse në rajon. “Zbulimi e bën edhe më të turpshme çorganizimin në radhët e forcave ruse pas sulmit në Ukrainë në fillim të gushtit”, vëren Guardian, e cila ka akses ekskluzive në dokumentet në fjalë. Dokumentet zbulojnë gjithashtu shqetësimin e thellë për moralin e ushtarëve rusë në Kursk, i cili u intensifikua pas vetëvrasjes së një ushtari në front, cili u tha…

Read More

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë një interviste se Italia ka privilegjin ekskluziv të strehojë azilkërkuesit në tokën shqiptare. Qeveritë që kërkojnë të përsërisin marrëveshjen e arritur midis Italisë dhe Shqipërisë për të kontraktuar përpunimin e kërkesave për azil, nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner, tha kryeministri shqiptar Edi Rama për Euroneës. “Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama duke folur të enjten në Parlamentin Europian. Paralajmërimi i tij i përsëritur vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu…

Read More

Policia arrestoi një 30-vjeçar, i cili dyshohet se shantazhonte një shtetase me synim marrjen e një shume prej 5 mijë euro. Dyshohet se i arrestuari ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale. Arrestimi i shtetasit I.V, banues në Bulqizë, u bë në kuadër të operacionit “Phone Fied”. I arrestuari akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga nenet 121/a/2 dhe 109/b. Policia njoftoi se 30-vjeçari më përpara ka qenë 7…

Read More

Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin Dragoç, Postribë, njoftoi Policia e Shkodrës. Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49 vjeç. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Read More

The Squid Game është rikthyer dhe Netflix ka publikuar një trailer të ri për sezonin e tij të dytë të shumëpritur. Sezoni i dytë i serialit korean do të jetë i disponueshëm në Netflix nga 26 dhjetori , ndërsa sezoni i tretë dhe i fundit do të publikohet në vitin 2025. Seriali korean ka arritur të bëhet një nga hitet më të mëdha të Netflix duke tërhequr 11 milionë abonentë brenda 25 ditëve nga premiera e tij më 17 shtator 2021, në mbarë botën.

Read More

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me plagosjen e dyfishtë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se tre të rinjtë kanë qënë duke pirë në një lokal në zonën e Astirit, pasi ishin shokë me njëri tjetrin. Nën efektin e alkoolit ka nisur sherri mes tyre. Autori i identifikuar si Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë dhe ka plagosur Drizën dhe Ernest Malokun. Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë, e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë,…

Read More

Në Roterdam, një islamist i dyshuar sulmoi kalimtarët me thikë të enjten në mbrëmje. Një person ka humbur jetën nga plagët e rënda dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Gazeta holandeze “Telegraaf” dhe transmetuesi publik “NOS” cituan dëshmitarë sipas të cilëve sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) gjatë sulmit të tij. Burri thuhet se ka pasur qëllim të qartë të shkaktojë shumë viktima. Thuhet se ai ka qenë i armatosur me dy thika të mëdha dhe ka goditur persona në mënyrë të rastësishme. Siç raporton “NOS”, burri mësohet se ka sulmuar me thikë viktimën e tij të…

Read More

Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar. Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’. Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata. Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar “pa pushim” për të arritur një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës. Ky projekt është pjesë e Unazës së Madhe, ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve. Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme deri në orët e pasdites me intensitet të ulët e lokalisht mesatar me shtrëngata afatshkurtra të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore te vendit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim -juglindje me…

Read More

DASHI Me këtë Hënë të bukur do të mund të përjetoni shumë emocione në dashuri: lëre veten të shkosh te ndjenjat. Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim, por përpara se të veproni është e rëndësishme të bëni një plan të qartë. Vendosmëria juaj do të sjellë rezultatet e dëshiruara. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ka shumë lodhje që po derdhet edhe në dashuri, ndaj përpiquni të mos e stresoni shumë veten dhe t’i jepni vetes pak kohë për të rikuperuar energjitë. Në punë, ngadalësoni për pak kohë: nuk ka nevojë t’i detyroni gjërat. BINJAKËT…

Read More