Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore! Në kuadër të një projekti të rëndësishëm të financuar nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), dhe me mbështetjen e World Health Organization (WHO) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin , Shqipëria ka filluar eliminimin e pajisjeve që përmbajnë mërkur, si termometrat dhe aparatet matëse të presionit të gjakut. Mërkuri është një nga kimikatet më të rrezikshme për shëndetin publik dhe mjedisin, dhe ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve tanë dhe reduktimit të rreziqeve mjedisore. Shqipëria…
Author: tirana
Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin të gjitha kufizimet në mënyrë që Ukraina të përdorë armët perëndimore kundër objektivave brenda territorit rus. Eurodeputetët përsërisin thirrjen e tyre për shtetet anëtare që të përmbushin angazhimin e tyre të marsit 2023 për të dorëzuar një milion fishekë në Ukrainë dhe për të përshpejtuar dërgimin e armëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve, duke përfshirë raketat TAURUS. Ata gjithashtu ritheksojnë qëndrimin e tyre se të gjitha vendet e BE-së dhe aleatët e NATO-s duhet kolektivisht…
Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, 3 ditë pas depozitimit të padisë në Gjykatën Kushtetuese ku së bashku me “Nismën Thurje” kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese i gjen si antikushtetuese ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, atëherë zgjedhjet e ardhshme do të jenë me lista 100% të hapura. Nga ana tjetër, ai shpjegoi edhe propozimin e tij dhe u shpreh besimplotë se do të fitojnë në Gjykatën Kushtetuese. “Finalja do të jetë Gjykata Kushtetuese, ku kam besim që do të dalim triumfatorë dhe do të realizojmë dy pikat; votën e diasporës që u arrit…
Njësia Policore Detare, në koordinim me Policinë Kufitare kanë shpëtuar katër shtetas të huaj. Atyre iu rrezikohej jeta, pasi mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt. Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian). “Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha të enjten se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor po i afrojnë ekonomitë dhe tregjet e tyre përmes planit të Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh për rajonin. Presidentja von der Leyen, e cila mblodhi në një drekë pune në Bruksel udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkroi në rrjetet sociale se këto vende i përkasin Evropës. Qeveria e Kosovës përmes një komunikate citoi kryeministrin Albin Kurti të ketë kërkuar të trajtohet kërkesa e Kosovës për anëtarsim në Bashkimin Evropian dhe të hiqen masat ndëshkuese të vendosura më shumë se një vit…
Në drekën e shtruar nga Ursula Von Der Leyen këtë të enjte në Bruksel, ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit, përshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Presdentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shfrytëzoi për të përsëritur thirrjen për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kurti e ka cilësuar zgjerimin si përgjigjien më të mirë për ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Europës, ndërsa ka kërkuar që të trajtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE. “Kurti theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më…
Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë të re për përmirësimin e infrastrukturës publike, duke vendosur stola të rinj dhe riparuar ato të dëmtuar në disa nga zonat e qytetit. Kjo iniciativë synon krijimin e më shumë hapësirave të rehatshme për pushim dhe relaks, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët. Ndër zonat që kanë përfituar nga ky projekt janë rrugët “Ibrahim Kodra” dhe “Ramazan Kasa,” ku tashmë janë vendosur stola të rinj. Përveç lagjeve të qytetit, stola janë vendosur edhe pranë shkollave, me qëllim t’u ofrojnë nxënësve dhe prindërve një vend të përshtatshëm për të pritur ose pushuar. Ky…
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, ka bërë me dije shpërndarjen e apartamenteve me kosto të ulët për 25 familje të pastreha në Mat. Programi është realizuar nga Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me Bashkinë Mat, duke u mundësuar familjeve përfitimin e banesave të reja. Nga këto, 15 familje kanë marrë apartamente 2+1, ndërsa 10 të tjera kanë përfituar apartamente 1+1. Malaj gjithashtu ka vlerësuar angazhimin e drejtorit të Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa, për përmbylljen e suksesshme të këtij projekti.
Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj prezantoi sot në Kuvend ndryshimet në projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”. Në fjalën e saj Gjonaj tha se ndryshimet e parashikuara në këtë projektligj vijnë si reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 25 janar 2024 për ligjin “Për trajtimin e studentëve të mjekësisë”. “Gjykata kushtetuese në vendimin e saj ka përcaktuar dy momente, të cilat i ka konsideruar se duhet…
Lady Gaga nuk ndjen se duhet të merret me thashethemet se ajo është një burrë, edhe pse ato kanë vite që gëlojnë. Ajo thotë se e ka shmangur gjithnjë këtë pyetje, gjatë viteve të karrierës së saj. “Arsyeja pse pse nuk iu përgjigja pyetjes ishte sepse nuk doja të ndihesha si viktima e kësaj gënjeshtre. Por kam menduar: “Po sikur një fëmijë të akuzohet për këtë ashtu si një figurë publike do të ndjente turp”. Ajo u shpreh se thashethemet nisën në vitin 2010, kur ajo publikoi një foto, e cila u modifikua dhe u bë virale. Të gjithë më…
Endri Shabani nga ”Nisma Thurje”, thotë se nga Gjykata Kushtetuese pret të bëjë atë që bëri edhe në 2021, kur anuloi herësin lidhur me Kodin Zgjedhor. Ai tha se listat e hapura i shërbejnë opozitës, pasi vetëm kështu do të mund të fitojë zgjedhjet. ”Opozita i fiton zgjedhjet vetëm me legjitimitet, vetëm duke përfshirë në lista njerëz që do të tërheqin qytetarët që të votojnë për ta. Ndaj listat e mbyllura dëmtojnë opozitën, pasi në listat e mbyllura, do të hyjnë emrat që vendos kryetari, atëherë përse duhet të punojnë ata kur e kanë vendin e sigurtë në listë”, tha…
Me 73 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme vetëm me votat e PS-së projektligjin për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin 60/2023, për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë.