Author: tirana

Situata në Veriun e Kosovës nuk është e qetë. Partia Socialdemokrate në një aksion të zhvilluar pranë urës së Ibrit në Mitrovicë akuzuan kryeministrin Albin Kurti se me vendimet e tij e ka lënë Kosovën pra dy zgjedhjeve, ose izolimin ndërkombëtar ose autonomi për veriun. Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, deklaroi se vendimin për hapjen e urës së Ibrit mund ta marr vetëm KFOR dhe shtetet e QUINT-it. Ai shtoi se çdo vendim i Kurtit në veri, qoftë nëse konsiderohet i suksesshëm, “e kanë trashur nivelin e autonomisë që e kanë propozuar ndërkombëtarët”

Read More

Lavdrim Sahitaj është emëruar në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga muaji shtator. Ka kryer studimet e larta në Universitetin Bujqësor, Tiranë diplomuar në vitin 2003. Ka përfunduar studimet Master në vitin 2010, në degën “Administrim Publik”, pranë Fakultetit të Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA. Në vitin 2015 ka marrë titullin Doktor në “Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, pranë Universitetit Europian, Tiranë. Në vitin 2004 ka mbajtur postin e Koordinatorit të Programit MIS (Menaxhimi i Sistemit të Informatikës), në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit. Gjatë vitit 2006, ka drejtuar pranë Bashkisë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë pozuar bashkë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Bruksel, ku janë thirrur për një drekë pune. Rama u vendos krah Kurtit për realizimin e fotografisë. Takimi u thirr nga Von der Leyen për të diskutuar me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit.

Read More

Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. “Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun. Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se personat me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët…

Read More

Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij më të fundit që do të mbajë në Londër, të cilin e quan kyç për karrierën e tij. Për këtë moment të rëndësishëm ai ka zgjedhur të shoqërohet nga një orkestër shqiptare. Bashkëpunimi me orkestrën shqiptare ai e nisi në koncertin që mbajti në Pallatin e Kongreseve në Janar të vitit të shkuar, dhe do ta vazhdojë edhe në skenën më prestigjioze muzikore në botë, në “Royal Albert Hall”, ku do të jenë më të në…

Read More

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Jay Emmanuel-Thomas është akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike, pasi në aeroportin e Stansted iu sekuestrua kanabis me vlerë 600 mijë paund. 33-vjeçari u arrestua të mërkurën në mëngjes teksa zbriti në Britani nga Tajlanda, pasi në valixhet e tij u gjet kanabisi. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve, u sekuestruan rreth 60 kilogramë drogë në dy valixhe. Përveç lojtarit u arrestuan edhe dy gra, të moshave 28 dhe 32 vjeç, të cilat gjithashtu u akuzuan për trafikim lëndësh narkotike. Por ndërsa ato u liruan me garanci, për Emmanuel-Thomas gjykatësi refuzoi.

Read More

Gerti Bogdani mbylli sytë përjetë dhe sot përmes homazhe që u mbajtën për më shumë se 3 orë, trupi i pajetë u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit. Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013. Paralelisht me mandatin e ligjvënësit…

Read More

Fier/Vijon operacioni i koduar “Para drejtësisë”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 35-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin L. B., 35 vjeç. Ky shtetas ishte…

Read More

Miku i afërt i Gerti Bogdanit, Albert Gjoka, i ka shkruar një letër publike ish-deputetit ditën e djeshme, pasi mësoi lajmin se ish-deputeti ka humbur jetën, si pasojë e një arresti kardiak. I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Gjoka e përshkroi Gertin si një njeri që ka bërë shumë për politikën shqiptare, ndërsa tregoi mesazhin e fundit që ata kanë shkëmbyer bashkë. Ai e ka pyetur nëse e kishte të mundur të takoheshin për të biseduar rreth një libri, por Gerti i kishte thënë që nuk mund të vinte dot sepse ‘nuk ndihej mirë’. “Më ka bërë përshtypje profili i pazakontë…

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit do të zhvillohet këtë të shtunë, duke theksuar rëndësinë e këtij organizimi masiv. Iniciativa, e cila është nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, do të përfshijë bashkitë bregdetare, shkollat, qytetarët dhe grupe vullnetarë. Rama shpjegoi se ky aktivitet është jo vetëm një mundësi për pastrimin e plazheve, por edhe një kurorëzim i punës së vazhdueshme për të mbajtur mjedisin të pastër gjatë sezonit veror. Ai theksoi se ruajtja e ambientit është një detyrim për të gjithë dhe nënvizoi nevojën për angazhimin e çdo individi në mbrojtjen…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në këmbim të pagesave. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Savino Cianci në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal. Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në…

Read More

Një ngjarje e trishtë u regjistruar në orët e para të mëngjesit në Has. Zjarri përpiu një banesë, në të cilën ndodheshin tre anëtarë të një familjeje. Rexh Lushi, djali i shtëpisë, sapo pa zjarrin nxitoi të shpëtonte nënën dhe bashkëshorten. Kjo e fundit mundi të dilte në kohë nga banesa, por fati nuk ishte i njëjtë edhe për dy të tjerët. Në tentativë për të shpëtuar nënën, Rexh Lushi mbeti në banesë. Nënë e bir humbën jetën tragjikisht nga flakët që përfshinë shtëpinë e tyre. Deri në këto momente, zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po…

Read More