Author: tirana

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova. Malaj bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus sektorë prioritarë, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, investimet e gjelbra, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit. “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një mbështetëse e rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh ai. BERZH llogarit mbi 2 miliardë euro investime kumulative në Shqipëri, me një total prej 152 projektesh.

Read More

Pas homazheve që u mbajtën gjatë paradites për të ndjerin Gerti Bogdanin, seanca plenare në Kuvend ka nisur me një 1 minutë heshtje për ish-deputetin që u nda nga jeta pas një arresti kardiak. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit. Pas këtij momenti, deputetët demokratë janë larguar nga seanca, për të respektuar vendimin e zisë që janë këto 48 orë. Ndërkohë seanca vijon vetëm me praninë e mazhorancës.

Read More

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim. Toska ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila. Komisioni e konfirmoi Lilan më 10 janar të këtij viti. Vendimmarrja e Komisionit për prokuroren Lila u ankimua nga Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila kërkoi shkarkimin.

Read More

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka folur për herë të parë që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në të gjithë Libanin. Ai akuzoi Izraelin se kaloi të gjitha vijat e kuqe dhe se sulmet në mjetet e komunikimit synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht, duke i cliësuar ato një akt terrorist” dhe një masakër. Sipas tij sulmet ishin një akt dhe një shpallje lufte kundër popullit të Libanit dhe sovranitetit të vendit. “Sulmet me pager kishin për qëllim të vrisnin 4000 njerëz në një moment. Ky ishte qëllimi i armikut dhe kjo është shkalla e kriminalitetit.…

Read More

Humbja e jetës së Gerti Bogdanit nga një arrest kardiak, ka shtuar diskutimet nëse mund të parandalohet dhe si një arrest kardiak. Doktoresha Aurora Dollenberg nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, ka komentuar fenomenin e arresteve kardiake. Dollenberg e cila jeton dhe punon në Gjermani, tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla, që mund të minimizojnë ato. Ajo tha se për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur arrestet kardiake, duhet që të ushqehemi mirë, të bëjmë vrap dhe të mos kemi stres të akumuluar. ”Nëse dikush mezi merr frymë,…

Read More

Pas homazheve dhe nderimeve që bëri për kolegun dhe mikun e tij, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në ”News 24”, ka vlerësuar figurën e Gerti Bogdanit, i cili u nda nga jeta dje pas një arresti kardiak. Boçi tha ndër të tjetra se i ndjeri kishte medalje ari, por ishte model. Nënkryetari i PD-së, nënvizoi edhe se modele të tilla si ajo që Gerti la pas, është që gjithçka është e arritur me meritë dhe që i duhen më shumë se kurrë politikës. ”Gerti ishte djalë i shkëlqyer, imponohej me thjeshtësinë e tij. Ishte politikan që i thërriste…

Read More

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas konfliktit me 3 kushërinjtë dhe fqinjin e tij, në fshatin Shkallë i Durrës. 50-vjeçari është konfliktuar mbrëmjen e djeshme me 3 kushërinjtë e tij në rrugën e këtij fshati dhe ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të tyre dhe fqinjit. Efektivët sekuestruan armën e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në…

Read More

Ministria e Brendshme ka bërë publike listën zyrtare të 15 kandidatëve që garojnë për postin si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministria e Brendshme ka bërë me dije kriteret dhe dokumetet të cilat kandidatët duhet ti plotësojnë. Lista me kandidatët  Adriatik TafçiuAltin MenaArdian ÇipaGentjan ShehajHajrulla XhiviniIbrahim DishaIdajet FaskajIlir ProdaLutfi MinxhoziNeritan NallbatiPëllumb SeferiRebani JaupiSami RashaShemsi PrençiSkënder Hita Thirrje për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cilësoi Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi, një skemë komplementare të Skemës Kombëtare me subvencione, që është lançuar në fillim të këtij viti, në mbështetje të fermerëve. Skema Kombëtare e Investimeve, tha Denja sot gjatë një interviste televizive, ka në fokus mbështetjen e investimeve në infrastrukturë në sektorë potencial të bujqësisë si në blegtori dhe akuakulturë. Skema ka një buxhet, i cili për këtë vit fillon me 5 milionë euro, tha ministrja “Shuma prej 5 milionë euro që ofrohet për të ndihmuar të angazhuarit në bujqësi, blegtori dhe peshkim për të…

Read More

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, Stefan Blättler, zhvilluan një takim konstruktiv në Bernë në datën 18 shtator 2024. Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit. Të dy drejtuesit e lartë, Dumani dhe Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është…

Read More

Në homazhet për Gerti Bogdanin që zgjatën tek Kuvendi për më shumë se 3 orë, ishte edhe familja e Sali Berishës, ndonëse ai e kishte të pamundur të merrte pjesë për shkak të arrestit shtëpiak. Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi i drejtohen Kuvendit për homazhe në nderim të Bogdanit. Mes personave që kthyen kokën ishte edhe djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha, i cili duket i habitur sesi nuk u përshendet nga dy zonjat.

Read More