Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Çeke, rezident në Shqipëri, Pavel Vacek dhe priti me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik. Presidenti i Republikës i uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri çek dhe vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet midis dy vendeve. Në takim, Presidenti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke drejt perspektivës së Shqipërisë në BE. Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi se intensifikimi i marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe do të çojnë në një nivel më të lartë bashkëpunimin midis…

Read More

Në Kuvendin e Shqiëprisë po mbahen homazhet në nderim të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Të pranishëm kanë qenë miq, familjarë dhe kolegë të Bogdanit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një takim me Ursula von der Leyen dhe liderët e rajonit. Megjithatë nuk ka munguar bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila ka shprehur ngushëllimet për të ndjerin. Më herët në homazhe ishte edhe Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në…

Read More

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja. Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove te pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt. Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

Read More

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi. Liri Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri. “Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë…

Read More

Sot, më 19 shtator 2024, në tregun e këmbimit valutor, dollari amerikan blihet me 89 lekë dhe shitet 90 lekë. Euro sot blihet me 99.2 lekë, ndërsa në shitje me 100 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.2 lekë, në shitje me 106.3 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë dhe në shitje me 66.5 lekë.

Read More

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar për dhunë në familje. Policia e Korçës njofton se masat ndaj këtyre personave janë marrë pas dhunimit të bashkëshorteve, bashkëjetueseve dhe në një rast, edhe të nënës. Njoftimi: Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; A.B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.B. S., 42 vjeç, banues në Korçë,…

Read More

Prej orës 10:00 kanë nisur në hyrjen e Kuvendit homazhet për Gerti Bogdanin, ish-deputetin e Partisë Demokratike, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare. Përfaqësues nga Partia Demokratike, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë mbërritur për të shprehur ngushëllimet e tyre për të afërmit e Bogdanit. Grupi Parlamentar i PD ka mbërritur fillimisht në ambientet e Kuvendit, ndërsa më pas përfaqësues socialistë si Elisa Spiropali dhe Taulant Balla janë paraqitur në homazhe. Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në…

Read More

Stuhia Boris ka goditur Evropën Qendrore dhe Lindore javën e kaluar, duke lënë pas të paktën 24 viktima dhe duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut. Shiu i fuqishëm goditi Emilia-Romagna vonë të mërkurën pasdite dhe situata u përkeqësua me shpejtësi pasi ra nata. Niveli i ujit u rrit në drejtim të rrymës, duke shkaktuar përmbytje në fshatin Marzeno në Brisighella. Ndërkohë, Luca Della Godenza, kryebashkiaku i Castel Bolognese, tha se situata ishte “përtej parashikimeve më të këqija”. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës që të ngjiten në katet më të larta të shtëpive të tyre. Lumi…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një deklaratë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke Rama: Vetë konsultimet do bëhen edhe më thelbësore, me këtë komitete të përbashkët do të kemi edhe një mekanizëm dialogu të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë, jemi vërtet të gatshëm të bëjë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar integrimin në BE. Brukseli ka zemër kjo është vërtet lajm i mirë. Dëshiroj ta mbyll fjalën time duke shprehur mirënjohje për Oliverin ekipin e tij dhe jo vetëm gjithçka që ata bëjnë përtej asaj që është e shkruar në…

Read More

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”. Shtetasit A. B. (59 vjeç) dhe Sh. S. (51 vjeç), ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Arrestimet u realizuan pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me autoritetet në Kosovë. Një gjykatë në Gjakovë kishte vendosur dënim prej 2 vjetësh burgim për ta. Sakaq, autoritetet po punojnë për të organizuar ekstradimin e tyre në Kosovë.

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për…

Read More