Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare. Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për 2 mandate duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike. Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës. Ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta keqardhjeje…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga shkolla “Muhamet Hasmuja”, në Ktosh të Malësisë së Madhe. Rama shkruan se kjo shkollë sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë. MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë…
Departamenti amerikan i Shtetit tha në një njoftim se “kjo marrëveshje do t’i zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do ta forcojnë partneritetit strategjik SHBA-Serbi”. Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq. Fernandez tha se “aftësia jonë për të punuar në energjinë e pastër, si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjitë nga ajo fushë në Serbi, është diçka që ne e…
Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në në fshatin Nikoliq të Hasit. Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm. Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit…
Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.
Dashi Kjo e enjte do të sjellë një sërë të rejash për ju. Megjithatë yjet parashikojnë që me gjasë do të humbni mendjen, pas një dashurie të pamundur. Për gjithë ata që e kanë eksperiencë të dytë, këshillohet që të mos bëjnë për të dytën herë të njëjtin gabim. Demi Gjatë kësaj dite ka shumë mundësi që çdo dëshirë e juaja të manifestohet me sjellje provokuese. Tregohuni të kujdesshëm sidomos në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave, planetet parashikojnë marrjen e vendimeve të papritura. Binjakët Gjatë kësaj dite mund të përfshiheni në debate me familjen tuaj, lidhur me çështje…
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që të dënojë ashpër klubin e Laçit pas ngjarjeve në ndeshjen ndaj Partizanit. Laçi do të luajë 4 ndeshjet e ardhshme pa tifozë si dhe do të jetë pa Presidentin Pashk Laska. Vendimet e Komisionit të Disiplinës: KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa…
Alain Berset është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Berset për detyrën e re, ndërsa thekson se lidershipi i tij do të forcojë padyshim vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. ”Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë”, shkruan Hasani në rrjetin social X.
Policia e Durrësit ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me një aksident me vdekje që ka ndodhur në aksin Plepa-Golem. Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, L.Z, 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën. ”Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” për vitin 2025. Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike Era Film me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji” me regji të Robert Budinës. Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së paraqitur nga shtëpia kinematografike Era Film për filmin, për të qenë filmi “Pikë uji” përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë International Feature Film, në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR. Qendra Kombëtare e Kinematografisë i uroi suksese regjisorit Robert Budina…
45 ditë pritje dhe Vangjel Tavo është konfirmuar fitues i Bashkisë së Himarës. Këtë të mërkurë Komisioni Rregullator miratojë rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve të pjesshme duke mbyllur edhe ciklin e organeve zgjedhore që duhet të certifikonin rezultatin. Tani Tavos i lind e drejta që të betohet pranë Këshillit Bashkiak të Himarës dhe të vesh zyrtarisht kostumin e qytetarit të parë të bashkisë bregdetare.
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla, ndërsa ka emëruar disa zëvendësministra. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën, “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”. Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste ndërsa është kthyer në Shqipëri rreth një vit më parë si një nga prurjet e reja në PS. Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit…