”Për Gertin: njeri, demokrat, politikan dhe bashkëluftëtar”, e nis reagimin-homazh Partia Demokratike për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur nga një arrest kardiaku. “Dielli perëndoi sot përgjithmonë për njërin nga drejtuesit e shquar të Partisë Demokratike, njërin prej politikanëve që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokrateve dhe demokratëve”. Partia Demokratike vlerëson figurën e tij përgjatë gjithë karrierës politike që zuri fill në vitin 2007 kur fitoi si kryetar i Njësisë Bashkiake nr.10 për Partinë Demokratike dhe deri në vitin 2021 ku shërbeu si Sekretar për Marrëdhëniet me…
Author: tirana
Alma Çupi e ftuar në “Opinion”, ndau mendimin e saj për turizmin dhe specifikisht, foli për përvojën e saj në jug të vendit. “Në çdo vend të botës ka plazh privat, publik…ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje (larg)…si j*vgjit”, u shpreh ajo, duke përdorur kështu një fjalë fyese ndaj komunitetit rom dhe egjiptian. Pas bujës që deklarata e saj bëri, gazetarja kërkoi ndjesë duke u shprehur: “Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian”. Ajo shtoi: “Nuk…
Mjekët u përpoqën për rreth një orë të shpëtonin Gerti Bogdanin. Gazetarja Alma Demiraj raportoi për “Shqipëria Live” se 44-vjeçari kishte humbur jetën në një sallë konferencash në Tiranë, më pas është transportuar në spital në gjendje të rënduar, por nuk shpëtoi dot. Ai nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare. “Ish deputeti i PD-së Gert Bogdani, rreth orës 11:30 ka qenë një një konferencë në një hotel në Tiranë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, është transportuar në urgjencën e spitalit por me gjithë përpjekjet e emergjencës, nuk mbijetoi. Ka ardhur në gjendje shumë të rënduar,…
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i cili ishte në spital kur mësoi për lajmin e arrestit kardiak që pësoi Gerti Bogdani, dhe e cilëson një bombë ikjen nga kjo botë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka shpreh keqardhjen dhe dhimbjen për këtë lajm të kobshëm dhe vlerëson Bogdanin për kulturën e debatit dhe të qetësisë që solli në PD. ”Ra bombë ky lajm i ikjes tënde o Gerti. Djalë i ri, baba, bashkëshort, intelektual e me gjithë të mirat e Zotit. Solle në PD kulturë debati, qetësi e mirësjellje. Ndjej keqardhjen më të madhe për të shtrenjtët…
Të tronditur nga lajmi i kobshëm, Arbër Çepani ka bërë një reagim prekës pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. “Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre”, ka shkruar Arbër Çepani në një postim në InstaStory. Gerti Bogdani ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, aktivisten Edlira Çepani.
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Në mesazhin e kreut të shtetit, shkruhet se Bogdani promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE. Mesazhi i plotë “Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve. Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në…
Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani, sot në mënyrë të papritur. Basha e vlerëson si politikan të talentuar dhe me vlera, ku shton edhe se lutet që shpirti i tij të prehet në paqe. ”Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit”,-shkruan Basha. Postimi i plotë Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut…
Në nderim të Gerti Bogdanit, seanca plenare në Kuvend është shtyrë, pasi nesër paradite do të mbahen homazhe për ish-deputetin e PD-së, i cili mbylli sytë sot si pasojë e një arresti kardiak. Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen e ish deputetit Gerti Bogdani. “Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, njofton Kuvendi. Policia e Tiranës në një…
Politika shqiptare sot është në zi. Gert Bogdani iku nga kjo jetë në moshën 44-vjeçare nga një arrest kardiak. Të shumtë janë deputetët, përfshirë kryeministrin, kryeparlamentarja, kreu i PD-së etj, të cilët shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të politikanit. “Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në një postim në Facebook. “Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gert Bogdanit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit, ngushëllime bashkëshortes dhe familjes. U prehtë në paqe!”.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë në konferencë me gazetarët në momentin kur mësoi lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Ish-kryeministri e konsideroi si një lajm shokues që i erdhi si rrufe në qiell të hapur, teksa tha se Bogdani ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Berisha shtoi më tej se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për PD-në, por për shoqërinë shqiptare. Fjala e plotë Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në…
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit, ku thotë se u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë. ”Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot. Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u…