Author: tirana

Juristi Kreshnik Spahiu teksa komenton dosjen Partizani dhe marrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si të pandehur, thotë se koha që ish-kryeministri ka kaluar në masën arrest shtëpie do të përllogariten si vite burg nëse kreu i PD-së merr dënim nga gjykata “Duhet të kemi parasysh që jo rastësisht është lënë Arresti shtëpiak. Ka dy skenar nga gjykata, skenari i parë është pafajësia dhe në rastin tjetër është fajësia. Në rastin e dënimin pra të dënohet fajtor. Vitet e arrestit shtëpiak llogariten si vite burgu. Po mundohem që në optikën time të tregoj se çfarë do të ndodh pas 3 vjetësh…

Read More

Vrasja tragjike e Lirodona Ademit ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri. Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Story-t janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit. Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor. Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”. I pyetur nga Top Channel në lidhje me thirrjen në gjyq, Curri tha se në deklaratat e tij nuk ka pasur kurrë fyerje apo shpifje. “Do të paraqitem…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen para kohe nga jeta të ish deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. “Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!Ngushëllime nga zemra familjes!U prehsh në paqe!Të ndrittë shpirti

Read More

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime. “Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet. Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.…

Read More

Mediat britanike vijojnë të rekomandojnë Shqipërinë si një destinacion ku pushohet edhe më lirë përgjatë muajit shtator. “The Independent” përmes shkrimit të gazetarit Simon Calder sugjeron Shqipërinë sidomos në shtator kur edhe çmimet janë të përballueshme. “The Independent” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura – për të përfituar nga rënia e çmimeve të shtatorit. Ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur Shqipërinë, Greqinë, Spanjën, Turqinë dhe Portugalinë si destinacionet e duhura për të udhëtuar për pushime paketat e të cilave përfshijnë fluturimin, transportin dhe akomodimin. Media britanike e cilëson Shqipërinë një nga perlat e Evropës me plazhe të…

Read More

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, në moshën 44 vjeccare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një arrest kardiak. Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë. Karrierën politike e fillon…

Read More

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak më parë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje. Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar nismës “Java europiane e mobilitetit”, që ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të promovojnë alternative të tjera të lëvizjes përkundrejt përdorimit të makinave. Përmes një reagimi në rrjete sociale Veliaj fton qytetarët që të përdorin bicikletat si një alternativë e shëndetshme për ta dhe miqësore me mjedisin. “Java Europiane e Mobilitetit na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet! Kolegët e Policisë Bashkiake këshillojnë qytetarët të përdorin trotuaret me siguri dhe të sigurojnë që korsitë e biçikletave të jenë të lira për çiklistët””,…

Read More

Disa punonjës kanë protestuar në Aeroportin e Vlorës pas disa mosmarrëveshjesh me një prej nënkontraktorëve. Puna në kantier vijon normalisht, sipas reagimit zyrtar, ndërsa theksohet se projekti i Aeroportit të Vlorës do të vazhdojë të ecë përpara sipas planeve dhe afateve të përcaktuara. “Punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës po vijojnë plotësisht në normalitet dhe nuk ka pasur asnjë pezullim të tyre. Projekti vazhdon sipas planeve dhe afateve të përcaktuara, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës. Disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur janë të lidhura me një nënkontraktor specifik dhe një grup të vogël punonjësish…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1% Ministri Gonxhe: Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori. Në çfarë është puna për rishikimin e pensioneve Gonxhe: Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin Lulzim Rakaj. Avokati Bujar Hoti ka kërkuar masë me të lehtë për klientin e tij por është refuzuar nga gjyqtari Albert Keraj. 38-vjeçari akuzohet për plagosjen e dyfishtë të regjistruar me datën 15 shtator në, fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe ndaj Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt. Hasanaj mori një plumb në gjoks dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas operacionit në spital kaloi rrezikun për jetën. Ai deklaroi dy ditë më parë se shkoi t’i takonte personat në fjalë…

Read More