Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton në rolin e pronarit. Rama shkruan se 4 projekte do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale, duke krijuar kësisoj një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030,…
Author: tirana
Ditën e sotme, vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të…
Dashi Ka shumë gjëra që duhet të rregulloni, ndaj ju duhet të gjeni rrugën e duhur. Merreni shtruar dhe me qetësi e si fillim hartoni një plan prioritetesh. Synimet janë ende larg për t’u përmbushur. Keni qenë nën ndikimin e një periudhe stresante që po sfumohet ngadalë. Pika e dobët është ngathtësia për të marrë vendime, çelësi i suksesit; hapat e sigurt. Demi Takimet e dyshimta sentimentale janë prova juaj e zjarrit. Lëvizjet nën hundën e partnerit ju ka bërë “element rreziku”. Shëndeti i zemrës nuk ka qenë i mirë ndaj thjeshtësojeni pak jetën. Tipi juaj luftarak është shndërruar në…
Zgjedhjet parlamentare në 2025 nuk duken larg dhe partitë në vend po lëvizin. Analisti Aleksandër Çipa thotë se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një makineri të suksesshme elektorale. Për të Sali Berisha nga ana tjetër po shkon drejt zgjedhjeve thjesht me mitin e tij si politikan. “Mbledhjet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë për të ndërtuar një strategji elektorale. Megjithëse PD ka në krye z.Berisha, duket se e ka të vështirë të bëjë rolin e kryeopozitarit, edhe për shkak të masave që janë marrë nga drejtësia e re ndaj tij. Ne kemi krijuar perceptimin sikur Rama iu jep vëmendje…
Partia Socialiste duket më e përqëndruar në punën për zgjedhjet parlamentare të 2025. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, thotë se elektorati gri që vitet e fundit ka ardhur në rritje, është synim i PS-së. Analizat e brendshme konfirmojnë tkurrjen e militantëve partiakë përgjatë të gjithë spektrit politik. “Shqetësimi kryesor është elektorati që gjykon mbi punën. Nuk është elektorati militant, i cili për hir të së vërtetës, dhe kjo është normale, gjithmonë e më shumë po bie. Pra, njerëzit që votojnë logon e PS apo partive të tjera janë gjithmonë e më pak, por ata që gjykojnë mbi punën janë më…
Prej muajsh nuk kanë konsumuar një vakt me mish, pulë apo peshk, nuk arrijnë të blejnë ilaçet apo të paguajnë qiranë por të pamundur dhe për të përballuar shpenzime të papritura. Kjo është shkalla e privimit material dhe përjashtimit social që e rendit Shqipërinë një ndër vendet me përqindjen më të lartë të këtij treguesi në Europë. “Zakonisht mishin se marrim, peshk s’bëhet llaf fare. Me 200 mijë lekë që marrë unë s’del asgjë, ushqimi qiraja etj. As për një kafe s’del”,–shprehen qytetarët. “Disa kanë këpucë sa s’dinë sa kanë këta janë pakica ndërsa shumica kanë veshjet e stinës jo…
Nuk ka paqe. Mijëra pajisje gjurmimi dhe komunikimi që përdornin anëtarë të grupit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Bejrut dhe Damask të Sirisë, duke shkaktuar 8 të vdekur dhe rreth 3000 të plagosur. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar grupi Hezbollah, i cili bën përgjegjës Izraelin, si dhe zotohet për hakmarrje. “Ky armik tradhtar dhe kriminel me siguri do të marrë dënimin e duhur për këtë sulm”, deklaroi grupi Hezbollah. Grupi i armatosur libanez përsërit gjithashtu “mbështetjen dhe mbështetjen e tij për rezistencën e guximshme palestineze”.
Biznesmeni i njohur Kristian Boçi u përfshi në një aksident pak ditë më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Ai po udhëtonte në mjetin tip “Benz” së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vetë Boçi tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, ai tregon se shpreson që t’i rikthehet shikimi në syrin e majtë. “Faleminderit për mesazhet, si shëndeti nuk ka, të gjitha gjërat shkojnë dhe vijnë, vetëm shëndeti jo”.
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj është në listën e hapur të socialistëve për zgjedhjet parlamentare të 2025. Ajo thotë se nuk ndjehet e rrezikuar, pasi sipas saj mandati nuk është i përjetshëm, edhe pse është një privilegj që pak vetëve u jepet në jetë. Lista dhe formula e re sipas Felajt, bëhet me qëllim maksimizimin e fitores së socialistëve, të cilët kërkojnë një mandat të katërt qeverisës, por edhe për harmonizimin e forcave sipas nevojave. Felaj thekson në A2 se duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve për riienergjizimin e partisë. “Një arsye kryesore është që PS kërkon mandatin e…
Një dekadë pas vizitës historike të Papa Françeskut në Tiranë, Ati i Shenjtë i është drejtuar rinisë shqiptare me një mesazh që promovon paqen dhe shpresën. Imzot Arjan Dodaj, ka prezantuar para të rinjve këtë vdeo mesazh të Atit të Shenjtë drejtuar të rinjve shqiptare, ku Papa Françesku thekson rëndësinë e bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke i bërë thirrje të rinjve shqiptarë të vazhdojnë të jenë një shembull i mirë për rajonin dhe botën. “Është për mua gëzim të di që ju jeni mbledhur në Tiranë, pikërisht 10 vjet pas vizitës sime në vendin tuaj të dashur, në vitin…
Ish ministrja e Arsimit, deputetja e PS-së Evis Kushi ka reaguar për hetimet mbi dosjen italiane për mashtrimet me diploma në Univesitetin “Wisdom” në Tiranë. Në dosje shkruhej se edhe ish-ministrja ka marrë dhurata, por vetë Kushi sqaron sesi qëndron e vërteta. “Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni. Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020-shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla”,-shkruan Kushi. Postimi i…
“Arrest me burg” për Denis Meçen, i cili është i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Ky është vendimi i marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, teksa Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës në një formë më të butë. Ndërkohë për për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun gjykata ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”. Ngjarja ndodhi më 10 gusht të këtij viti.