Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka organizuar takimin e saj të parë zyrtar të punës në më shumë se nëntë muaj, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në detyrat e saj publike. Takimi u mbajt në Kështjellën Windsor dhe kishte në fokus projektin e saj “Early Years”, i cili synon të mbështesë zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Të martën, Princesha u bashkua me anëtarë të ekipit të saj, përfshirë përfaqësues nga Qendra për Fëmijërinë e Hershme në Kensington Palace. Ky ishte një moment i veçantë, pasi shënon rikthimin e saj pas përfundimit të kimioterapisë parandaluese, të cilën e…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliut dhe familjarë të tij, që akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare. GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit. Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj u vunë nën akuzë nga SPAK. Në kuadër të këtij procedimi në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura…
Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Italisë, Salvatore (Toto) Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare. Skilaci fitoi zemrat e italianëve, por edhe të shumë tifozëve shqiptarë tifozë të azzurrëve gjatë botërorit 1990. Babai i tre vajzave vuante nga në sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk arriti ta fitojë dot ndeshjen më të rëndësishme në jetë.
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur një urdhër për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët. Gazetarja Bleona Sari ka siguruar për Balkanëeb urdhërin që mban datën 17 shtator dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë Drejtorisë së Policisë të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë. Referuar dokumentit, urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit…
Nis prishja e ndërtimeve pa leje nga IKMT për t’i hapur rrugë projektit të rikonstruksionin të hyrjes së Shkodrës. Fadromat e IKMT sapo kanë shembur objektin e parë ndërsa ditën e sotme do të jenë edhe dy objekte të tjera që do të prishen nga 11 që janë në total pa leje. 10 të tjera presin shpronësimin ndërsa edhe aty do të ndodh i njëjti proces. Në total janë 21 objekte në listë për t’u shembur.
Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës. Shkak duket se është bërë bllokimi i kantierit nga punonjësit, të cilët po protestojnë në lidhje me pagat. “Ta dinë të qartë se si është situata. Le ta dinë që punonjësit nuk vijnë në punë”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre. Protesta është zhvilluar herët në mëngjes, ndërsa punonjësit janë takuar me përgjegjësit e firmës. Mësohet se është premtuar që pagat do të kalojnë deri ditën e premte, dhe nëse kjo nuk ndodh, punonjësi kanë paralajmëruar për tjetër protestë dhe pezullim të punimeve.
Në një apartament në Seregno, policia italiane ka sekuestruar 93 kilogramë kokainë me vlerë 4 milionë euro dhe ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar. Operacioni nisi në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shitjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano. Operacioni i komisariatit të policisë së Milanos nisi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano, të koordinuar nga Prokuroria e Monzës. Policia italiane pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim për këtë sasi të madhe…
SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri…
Presidenti Bajram Begaj, duke folur në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut , tha se Porto Romano është afruar si një mundësi tjetër nga Qeveria shqiptare për NATO-n. Begaj tha se rritja e buxhetit për mbrojtjen në masën 2% nuk është më pika kulminante, por një bazë e qëndrueshme për modernizimin e forcave të mbrojtjes. Në vijim të fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se sfidat me të cilat përballemi janë të shumta. Ukraina përballet me një agresion të paprecedent, të paligjshëm dhe të paprovokuar nga Rusia, e cila është kthyer…
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze me një sasi marijuane. Arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga xhandarët e togave të autostradës. Pikërisht xhandarët e togave të autostradës A75 kapën automjetin me të cilin transportoheshin 54 kg marijuanë. I vendosur menjëherë në mbajtjen e policisë, shtetasi shqiptar është paraqitur këtë të martë, më 17 shtator para gjykatës penale në Rodez. Detaje të reja lidhur me operacionin pritet të ketë në orët në vijim.
Starton konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5). Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli. Fokusi i kësaj konference do të jenë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s…
Të paktën 274 të burgosur janë arratisur nga një burg në shtetin Borno të Nigerisë pas përmbytjeve të mëdha, tha Shërbimi Korrektues Nigerian. “Përmbytja rrëzoi muret, duke përfshirë qendrën e kujdestarisë së sigurisë së mesme Maiduguri (MSCC) si dhe disa lagje në qytet,” tha në një deklaratë zëdhënësi i shërbimit Abubakar Umar. Sipas Umarit, të paktën 281 të burgosur arritën të arratiseshin ndërsa po transferoheshin në “një strukturë të sigurt ” dhe shtatë prej tyre u kapën më vonë. Umar tha se shërbimi ishte në dijeni të identitetit të të arratisurve, përfshirë biometrinë e tyre, dhe e kishte bërë këtë…