Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU). Aktualisht, vendi renditet në pozicionin e 57-të globalisht, një ngritje e konsiderueshme nga vendi i 80-të që mbante më parë. Në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të. Performanca e Shqipërisë është përmirësuar nga 64.32 në 86.51 pikë, një rritje prej 22.19 pikësh, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore,…
Author: tirana
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj të ri, i cili do të drejtojë institucionet më të rëndësishme europiane për 5 vitet e ardhshme. Çështjet kryesore që do të përqëndrohet Komisioni janë ndryshimet klimatike, lufta në Ukrainë dhe forcimi i Kinës. Ursula von der Leyen emëroi gra në postet më të larta të institucionit ekzekutiv të BE-së, pavarësisht ngurimit të vendeve anëtare të bllokut për të pranuar kërkesën e saj për barazi gjinore. 6 nga 8 prej pozicioneve më të larta të Komisionit Europian do të udhëhiqen nga gratë. “Kam punuar me vendet…
Deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka shpjeguar vendimin e grupit parlamentar socialist që injoroi Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Xhaçka”. Për të Gjykata kushtetuese tentoi që t’i japë të njëjtën fuqi edhe pakicës. Po ashtu shton se Gjykata Kushtetuese ka fuqi interpretimi, por jo të bëjë ligj dhe në këto kushte vendimi më i drejtë është që merret mendimi i Komisionit të Venecias. “Ka çaluar diçka që nuk jemi kuptuar drejt për çështjen Xhaçka. Dy qëndrimet e fundit të shprehur me votë në Kuvend i referohen një diskutimi që ne kemi mbajtur në këshillin e legjislacionit dhe diskutimi ka qenë tërësisht…
Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan. Presidenti Joe Biden i dënoi aktet e dhunës, pas atentatit të dytë kundër ish-Presidentit Donald Trump. “Në Amerikë, mosmarrëveshjet tona i zgjidhim në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit, jo me armë“, tha zoti Biden. Shërbimi Sekret amerikan është nën trysninë e Kongresit për dështimin e marrjes së masave të…
Shqiponja (Aquila) Telhaj, presidente e Këshillit të Akreditimit në Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, ka reaguar për hetimet në Itali për skandalin e shitjeve të diplomave false në Universitetin Wisdom. Teksa hedh poshtë lajmet, ajo thotë se nuk ka pranuar kurrë dhuratë nga asnjë përfaqësues universitetesh të huaja apo shqiptare. Telhaj pretendon se nuk ka lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, si dhe nuk i njeh përfaqësuesit e universitetit. “Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pirë kurrë as edhe një kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhuratë nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaj apo shqiptare.…
Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon gjithashtu ndërhyrje pjesore edhe për rikonstruksionin e fasadave përgjatë bulevardit. Afati për përfundimin e këtij projekti është 12 muaj, ndërsa synohet që vepra të jetë gati në nisjes të sezonit të ardhshëm turistik. Zv/kryeministrja, Belinda Balluku së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli dhe kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu ndoqën nga afër punimet e para në këtë kantier. “Është një ndërhyrje komplekse e cila trajton si pjesën e…
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj kardiokirurgut Edvin Prifti. Gjyqtarja paraprake Elsa Ulliri i dha 2 muaj kohë Strukturës së Posaçme të plotësojë hetimin dhe të paraqesë sërish kërkesën për gjykim. Edvin Prifti akuzohet për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një mbledhje “urgjente” me drejtuesit politikë, por në takim ishin edhe të pranishëm të gjithë kryebashkiakët e majtë. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, por nuk mungojnë as figurat si zv.kryeministrja Balluku, si edhe kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj. Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve në çdo qark dhe zgjedhjet e 2025 dhe se ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme.
Vajza dhe djem të besimeve të ndryshme fetare e nga shtete të ndryshme, u pritën sot në Kuvend në kuadrin e nismës MED 24 dhe porosisë së Papa Françeskut. Në takim përshëndeti kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryeipeshkvi i Metropolit Imzot Arjan Dodaj dhe Atë Alexis Leproux. Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si shembull i harmonisë, mirëkuptimit e tolerancës fetare dhe promotore e paqes. Ajo tha edhe se vëllazërimi është përgjigjja më e mirë ndaj konflikteve. “U lumturova sot në mëngjes kur ndoqa videomesazhin e Papa Franceskut drejtuar këtij takimi, i cili, siç nënvizoi Ati i Shenjtë, “Zhvillohet 10 vjet…
Në këtë sezon të ri televiziv do të kemi supriza dhe programe të reja. Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel. Sipas “Bordo”, moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Po të njëjta burime konfirmojnë se tashmë moderatorja ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti. Marina Vjollca ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nuk frikësohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se Vuçiçit mund t’i duket vetja se është i fuqishëm, por i di shumë mirë kufijtë. Osmani tha se nëse tenton sërish ndonjë akt si ai i Banjskës do të marrë sërish përgjigjen e njëjtë nga policia dhe institucionet e sigurisë. Ajo shtoi se kërkesat e presidentit serb për riintegrim të serbëve në institucionet e Kosovës nuk i dëshiron, por ka synim që para ndërkombëtarëve të duket si lider konstruktiv.
Ka përfunduar mbledhja që kryesocialisti Edi Rama mbajti në Pallatin e Kongreseve me drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit. Takimi nisi prej orës 14:00 dhe përfundoi rreth orës 15:20. Mësohet se Rama gjatë fjalës së tij u përqëndrua tek vota e diasporës. Ai kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje. Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme. “Fusha është…